Shkolla e Mesme e Bashkuar " Qazim Shehu" Shtiqën

Shkolla e Mesme e Bashkuar " Qazim Shehu" Shtiqën Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla e Mesme e Bashkuar " Qazim Shehu" Shtiqën, School, Shtiqën, Kukës.

🇦🇱 28–29 Nëntori në shkollën bashkuar”Qazim Shehu” 🇦🇱Sot, me krenari dhe emocion, zhvilluam aktivitetin kushtuar Ditës s...
27/11/2025

🇦🇱 28–29 Nëntori në shkollën bashkuar”Qazim Shehu” 🇦🇱
Sot, me krenari dhe emocion, zhvilluam aktivitetin kushtuar Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë e Çlirimit të Atdheut. Nxënësit tanë, së bashku me mësuesit plot përkushtim, sollën një program të bukur artistik, plot histori, këngë e recitime që na kujtojnë rrugën e gjatë të sakrificave për liri.

Falënderim të veçantë për të gjithë mësuesit dhe nxënësit që u angazhuan me zemër në këtë aktivitet, duke e bërë shkollën bashkuar”Qazim Shehu” një vatër të vërtetë të kulturës dhe atdhedashurisë.

🇦🇱 Gëzuar Festat e Nëntorit! 🇦🇱

📚🇦🇱 Dita e Alfabetit Sot zhvilluam me shumë emocion aktivitetin tonë kushtuar Ditës së Alfabetit, një ditë që shënon bas...
21/11/2025

📚🇦🇱 Dita e Alfabetit

Sot zhvilluam me shumë emocion aktivitetin tonë kushtuar Ditës së Alfabetit, një ditë që shënon bashkimin, kulturën dhe rrugëtimin tonë drejt arsimimit kombëtar. Nxënësit dhe mësuesit u bënë një me historinë, duke sjellë në skenë recitime, këngë, materiale historike dhe mesazhe të fuqishme për vlerën e gjuhës shqipe.

Falenderim të veçantë për të gjithë nxënësit për punën e tyre të mrekullueshme, mësuesit për përkushtimin dhe komunitetin për mbështetjen e vazhdueshme.

21/11/2025
19/11/2025
📌 Trainimi ne SHB”Qazim Shehu”nga kordinatori i cilesise Vesel HallaciTema: Metodologjia dhe instrumentet për vlerësimin...
06/11/2025

📌 Trainimi ne SHB”Qazim Shehu”nga kordinatori i cilesise Vesel Hallaci

Tema: Metodologjia dhe instrumentet për vlerësimin e nivelit të kompetencave digjitale të mësuesve në arsimin parauniversitar

Zhvillimi i arsimit parauniversitar sot lidhet ngushtë me përdorimin e metodologjive të avancuara dhe instrumenteve të qarta për matjen e aftësive digjitale të mësuesve. Digitalizimi i mësimdhënies nuk është më opsion, por domosdoshmëri.

📖 Muaji i Letërsisë në shkollën “Qazim Shehu” 🌟Në kuadër të Muajit të Letërsisë, nxënësit e shkollës sonë u përfshinë në...
30/10/2025

📖 Muaji i Letërsisë në shkollën “Qazim Shehu” 🌟

Në kuadër të Muajit të Letërsisë, nxënësit e shkollës sonë u përfshinë në aktivitete të larmishme letrare që nxitën dashurinë për librin dhe krijimtarinë. Me recitime, ese, poezi dhe lexime të veprave të autorëve të njohur, ata dëshmuan se fjala e shkruar mbetet forca që pasuron shpirtin dhe mendjen.

📣 Dita e sotme në Shkollën e Bashkuar “Qazim Shehu” Shtiqën 🏫Sot në shkollën tonë u zhvilluan aktivitetet sportive dhe r...
23/10/2025

📣 Dita e sotme në Shkollën e Bashkuar “Qazim Shehu” Shtiqën 🏫

Sot në shkollën tonë u zhvilluan aktivitetet sportive dhe rekreative te organizuar nga mesuesit e Edukimit Fizik B.Halilaj,F.Elezaj,A.Beqiraj dhe me pjesëmarrjen e nxënësve nga të gjitha ciklet. Atmosfera ishte plot energji, garë dhe argëtim! 🏃‍♂️⚽🏐

Në kuadër të ditës së aktiviteteve, u organizuan:
🏃‍♀️ Krosi i shkollës, ku nxënësit treguan përkushtim dhe frymë sportive.
⚽ Lojëra sportive, që nxitën bashkëpunimin dhe garën e ndershme.

Falënderime të veçanta mësuesve për angazhimin dhe nxënësve për pjesëmarrjen e gjallë.
👏 Shkolla “Qazim Shehu” vazhdon të promovojë shëndetin, sportin dhe bashkëpunimin si vlera të rëndësishme të edukimit.

📚 Një rikthim plot emocion dhe kujtime! Pas 43 vitesh, mësuesja e nderuar Lumturi Braho u rikthye sot në shkollën e Bash...
21/10/2025

📚 Një rikthim plot emocion dhe kujtime!
Pas 43 vitesh, mësuesja e nderuar Lumturi Braho u rikthye sot në shkollën e Bashkuar “Qazim Shehu” Shtiqen, aty ku dikur hodhi hapat e parë në rrugën e edukimit dhe dashurisë për dijen.
Takimi me kolegët, nxënësit dhe ambientet e shkollës solli shumë emocione, kujtime të bukura dhe frymëzim për brezat e rinj të mësuesve.

Address

Shtiqën
Kukës
8513

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla e Mesme e Bashkuar " Qazim Shehu" Shtiqën posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla e Mesme e Bashkuar " Qazim Shehu" Shtiqën:

Shortcuts

Share

Category