Këshillim Karriere - Gerta
� Këshillim karriere për nxënësit dhe orientim për të ardhmen akademike e profesionale.
08/05/2026
06/05/2026
🎓 Informim i rëndësishëm për maturantët e Gjimnazi “5 Tetori” Kuçovë!
U zhvillua një takim informues mbi:
📘 Maturën Shtetërore
🎯 Këshillimin e karrierës
📝 KMSH, rregulloren, të drejtat dhe detyrat
📅 Datat dhe hapat e aplikimeve
Të informuar dhe të përgatitur drejt së ardhmes! 💙💛
Zyra Vendore Arsimore Kuçovë
🎯 Karriera fillon nga mbështetja
🤝 Prindër + Shkollë = Sukses
Zyra Vendore Arsimore Kuçovë
22/04/2026
Per ish nxenesit te cilet kane akoma provime per te dhene kjo eshte thirrja e fundit.
22/04/2026
🌍🌱 Dita e Tokës në shkollën “Gaqi Karakashi” 🌱🌍
Në kuadër të Këshillimit të Karrierës, zhvilluam një aktivitet të veçantë kushtuar Ditës së Tokës, me temë:
Profesionet që e ruajnë dhe e mbrojnë natyrën 🌿♻️
Nxënësit mësuan mbi profesionet që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit, si biologë, inxhinierë mjedisi, pylltarë, fermerë ekologjikë dhe shumë të tjerë. Përmes lojërave edukative, ata kuptuan më mirë veprimet e mira dhe të dëmshme ndaj natyrës.
🔹 Klasa u nda në grupe dhe me shumë entuziazëm garuan për të mbledhur sa më shumë pikë.
🔹 U zhvilluan aktivitete me pyetje-përgjigje.
🔹 Nxënësit shfaqën kreativitet në lojën me pantomima, duke paraqitur veprime dhe profesione që lidhen me mbrojtjen e Tokës.
Fitues ishte grupi që tregoi më shumë njohuri, bashkëpunim dhe shpejtësi. 🏆
Një ditë plot argëtim, mësim dhe ndërgjegjësim për të ardhmen e planetit tonë! 💚🌍
22/04/2026
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Website
Address
Kuçovë