15/09/2026
NJË FILLIM I RI, ME BASHKËPUNIM DHE PËRKUSHTIM! 🏫📚
Në Shkollën e Bashkuar “Myrteza Kepi”, fillimi i këtij viti të ri shkollor erdhi i shoqëruar me përgatitje, përkushtim dhe bashkëpunim të ngushtë për t’u krijuar nxënësve tanë një mjedis sa më të mirë për të mësuar dhe për t’u zhvilluar. 🌱
📌 Në prag të nisjes së vitit shkollor, patëm kënaqësinë të mirëprisnim në shkollën tonë Drejtoreshën e DRAP Korçë, znj. Vinjola Rota, e cila u njoh nga afër me gatishmërinë e mjediseve shkollore dhe përgatitjet tona për një fillim sa më të mbarë. 🏫✨
👩🏫 Gjatë vizitës u zhvillua edhe një takim i përzemërt dhe konstruktiv me stafin e mësuesve, ku u diskutuan problematikat dhe sfidat e vitit të ri shkollor, objektivat tona të përbashkëta, si dhe ndryshimet dhe risitë që sjell kurrikula e re. 📖💬🤝
🎒 Dhe sot, në ditën e parë të shkollës, dyert e “Myrteza Kepi” u hapën plot emocion për të pritur nxënësit tanë. Një ditë e veçantë që u nderua edhe nga prania e Kryetarit të Bashkisë, Z.Kreshnik Hajdsri i cili përcolli urimet dhe mbështetjen e tij për nxënësit, mësuesit dhe komunitetin tonë shkollor. 🌹🤝
❤️ Dy momente të rëndësishme, një qëllim i përbashkët: një shkollë më e mirë, një arsim më cilësor dhe më shumë mundësi për fëmijët tanë.
Me energjinë e fillimit të ri, me përkushtimin e mësuesve dhe me mbështetjen e institucioneve, nisim së bashku një vit ë ri shkollor plot dije 📚, sfida 💪, bashkëpunim 🤝 dhe suksese 🏆!
🌟 Mirë se erdhët në “Myrteza Kepi”, të dashur nxënës!
💚 Qoftë një vit i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë!
🏫
📚
🎒
🤝
🌱
📖
🌟
💚