29/10/2024
Na u shtu edhe nji datë e dhimshme, oj Sanie Dida
Aty ku janë të regjistrueme
Xhemilja, Hyra e Drita
Ishalla, n’derë t’Xhenetit
T’presin ato të tria
A thu a po gzohen
Si na erdh Sania
Ju nuk ju mlon dheu
e as terri i zi
Se tanë nji jetë
keni punu me fmi
E kush u shërben fmijve,
n’ket dynja
Derën e Xhenetit, thonë,
t’hapme e ka
E Ti mos ki marak,
moj Sanie Dida
Se atje t’presin shumë;
të pret edhe çika
Hallall ta kem ba
nji jetë si kaluem bashkë
Ishalla na e ban edhe Ti
E Zoti, Ty të dashtë!
Ti, shembull i shkelqyer
në këtë jetë je kanë;
Si shoqe, si grue,
si msuese e si nanë
Ti le mas nji shoqni,
që kurrë s’ka për të t’harruar
Nji familje shumë të madhe,
Që nji jetë, e ke nderuar
Ti le mas, mrekullinë ma të madhe
Fmijtë e tu, e plot nipa e mesa
Zoti t’i rujtë e t’i gzoftë për jetë!
E Ty ta shpërbleftë mundin,
ME BREZA
Mësuese
Shkurte Mula