Muzeu Etnografik dhe Skenderbeu, Kruje

Muzeu Etnografik dhe Skenderbeu, Kruje

Share

Nje faqe ku do te gjeni informacion rreth muzeut etnografik dhe atij te skenderbeut ne qytetin e Krujes.

Informacione rreth muzeut Etnografik dhe atij Skenderbeu ne Kruje nga nje nxenese e vitit te pare ne Departamentin e Arkeologjise dhe Trashegimise Kulturore.

Auf Entdeckungsreise durch Albanien 13/02/2018


Auf Entdeckungsreise durch Albanien Eine grandiose Landschaft, kostbare Kulturgüter und ein köstlicher kulinarischer Mix aus italienischer, griechischer und türkischer Küche.

Viaggio in Albania, terra aspra ma ricca di tradizioni 13/02/2018

Viaggio in Albania, terra aspra ma ricca di tradizioni L'Albania è un paese per molti versi sconosciuto ma pieno di storia, arte e tradizioni che vengono da lontano. Una terra di imperatori e di eroi. Dall'antica capitale Krujia, attraverso Tirana, fino a giungere al parco archeologico di Apollonia, un viaggio tra monasteri ortodossi, resti romani e sl...

14/01/2017

Krujë: Muzeu etnografik, interesim i turistëve për banesën 250-vjecare

Turistët e huaj po shfaqin interesimin e tyre në rritje për muzeun etnografik të Krujës, i cili është vendosur në një banesë karakteristike të ndërtuar në vitin 1760.
Guida e këtij muzeu, Nurmir Ricaj, tha se dhjetra turistë vendas dhe të huaj vizitojnë çdo ditë banesën 250-vjeçare, në të cilën ndodhen 1200 objekte origjinale, dëshmi e mënyrës së jetesës së popullsisë së kësaj treve në shekullin 18-19. Kohët e fundit në banesë janë kryer punime restauruese, ndërsa në bashkëpunim me agjencinë turke TIKA janë instaluar dy monitorë “touch screen”, që funksionojnë me prekje dhe që mundësojnë informimin e vizitorëve vendas dhe të huaj me një sërë elementësh historikë dhe tradicionalë të objekteve që janë ekspozuar në muze. Gjatë vizitave turistët vendas dhe të huaj mund të ndjekin në tetë ekrane televizive, shfaqjen e fotove të hershme të punishteve dhe mjeshtrave të gdhëndjes, endjes së sixhadeve apo të zejeve të tjera të trevës së Krujës. 10 manekinë me kostume popullore, të përgatitura nga etnografja Afërdita Onuzi janë pjesë e ndryshimeve pozitive në muze-tha guida Ricaj.
Muzeu etnografik i Krujës është pjesë e kompleksit muzeal në oborrin e kalasë mesjetare, së bashku me muzeun historik kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Ricaj tha se grupe turistike nga Çekia, Polonia dhe vende të tjera të Evropës kanë vlerësuar veçanërisht veglat e punës në mjediset e katit të parë, punimet e artizanëve në tavanet e odave të miqve, instrumentet muzikkore të viteve 1700 si dhe armët tradicionale.
Drejtoria e muzeve të Krujës ka financuar kohët e fundit punimet për përforcimin e banesës 250-vjeçare, si dhe përmirsimin e eksponateve të saj. Investimi e ka bërë më të sigurtë shtëpinë karakteristike brenda kalasë, e cila është kthyer në një destinacion turistik të përhershëm në qytetin historik të Krujës.

14/01/2017

Kruje: Vizitorët e qytetit, në rritje çdo vit.

Turistët vendas dhe të huaj kanë shprehur kënaqësinë e tyre për situatën e re të mjedisit në afërsi të qytetit. Rritja e numrit të turistëve në qytetin historik të Krujës, vjen dhe si pasojë e mbylljes së furrave tw paligjshme të gëlqeres në këtë rreth.



Muzeu historik kombëtar “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, në qytetin e Krujës po vizitohet kohët e fundit nga turistë të shumtë vendas dhe të huaj.
Një nga arësyet që mendohet se ka sjellë dhe rritjen e numrit të turistëve në qytetin historik të Krujës, është dhe si pasojë e mbylljes së furrave te paligjshme të gëlqeres në këtë rreth. Vetëm gjatë 10 ditëve të para të këtij muaji në zoonën kodrinore mes qyteteve të Fushë Krujës dhe Krujës janë mbyllur 124 gropa gëlqereje, shumica e të cilave përdornin si lëndë djegëse edhe mbeturina të disa ndërmarrjeve apo goma të automjeteve.
Drejtori i muzeve në kalanë mesjetare, Medi Hafizi, është shprehur se turistët vendas dhe të huaj kanë shprehur kënaqësinë e tyre për situatën e re të mjedisit në afërsi të qytetit. Në rrugën prej 16 km nga Fushë Kruja deri në qytetin e Skënderbeut nuk shihet më tymi që shkaktonin furrat e gëlqeres, ndërsa pamja nga ballkoni i kalasë shtrihet deri në bregdet.
Sot muzeun “Gjergj Kastrioti” po e vizitojnë një grup me turistë amerikanë, si dhe mjaft nxënës të shkollave të mesme nga Kosova.
Gjatë muajit tetor muzeu historik kombëtar “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” dhe muzeu etnografik janë vizituar nga 8.900 turistë vendas dhe të huaj, një shifër më e lartë se sa ajo e tetorit të vitit 2012. Sipas të njejtit burim, numri i vizitorëve pritet të rritet edhe gjatë muajve në vazhdim, jo vetëm në muzetë kombëtarë, por edhe në qytetin mesjetar, me lartësi 608 metra mbi nivelein e detit.
Gjatë vitit të kaluar muzetë e kalasë së Krujës regjistruan 95 mijë vizitorë vendas dhe të huaj.

Photos 14/01/2017

Kruja, Panteoni shqiptar.

Qyteti ofron një pjesëz historie në çdo qoshe, madje edhe secili nga krojet prej të cilëve merr emrin Krujë, ka historinë e vetë. Kulinaria ruan traditën e kuzhinës vendase, ndërsa artizanati sjell artin e grave krutane në Pazarin e vjetër të Krujës.

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi detajon disa prej arsyeve se përse duhet vizituar Kruja.

Pozicioni i favorshëm gjeografik, afërsia me kryeqytetin (32 km), afërsia me aeroportin (21 km), me Durrësin (41 km), me Malin e Zi (100 km), e bëjnë Krujën një destinacion tërheqës dhe të arritshëm në çdo kohë.

5 arsye përse një turist i huaj duhet të vizitojë Muzetë e Krujës?

1. Për tu njohur nga afër me historinë e njërës prej figurave kryesore të historiografisë botërore të shekullit XV-të, siç është Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

2. Në rast se në botë në shumicën e rasteve ka përshtatje të banesave si muze, Muzeu Gjergj Kastrioti Skënderbeu është ngritur nga themelet me mendimin për t’u bërë muze, kështu që nga ana funksionale është në perfeksion (forma e Muzeut është shqiponjë në gur ).

3. Për të parë Muzeun Etnografik më të mirë në Ballkan, ku mënyra e jetesës është shumë mirë e organizuar në një banesë të vitit 1764.
4. Meqenëse Muzeu Gjergj Kastrioti Skënderbeu është i konceptuar në trajtë memoriali ku rolin kryesor e luan fjala, kemi bërë kujdesin e duhur për të përmirësuar përmbajtjen e tij me fakte të reja historike.

5. Do të gjejnë gatishmërinë maksimale për t’u pritur me kulturë dhe profesionalizëm nga një personel i kualifikuar në ambjente të mirëmbajtura, si brenda ashtu edhe jashtë.

Photos 14/01/2017

Kruja, Panteoni shqiptar.

Nëse ju intereson turizmi historik dhe ai i traditës, apo nëse jeni një turist i huaj dhe doni të njiheni me një prej figurave kryesore të historiografisë botërore të shekullit XV-të, siç është Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vizitoni Krujën. Muzeu Etnografik i Krujës është unik dhe mund të cilësohet si më i miri në Ballkan.

I vetëshpallur si kryeqyteti historik dhe turistik i vendit, qyteti muze i Krujës të ofron ndjesinë e dykohësisë, mes periudhës së lavdishme të Skënderbeut dhe realitetit të sotëm. Kur viziton Krujën mund të përjetosh një eksplorim të magjishëm të së shkuarës përmes rrugicave të shtruara me kalldrëm, të rrethuara nga ndërtime karakteristike të drunjta dhe të gurta që sjellin elementë të Mesjetës.

Por jo vetëm kaq… Kombinimi i disa llojeve të turizmit si ai historik, kulturor dhe i traditës, por edhe turizmi natyror me Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës vetëm 25 km larg qytetit dhe turizmi religjoz me pelegrinazhin në majën e Sarisalltikut, bëjnë që Kruja të ofrojë një paketë të plotë turistike, ndër më interesantet në Shqipëri.

14/01/2017

Cfare eshte pazari i Krujes?

Pazari karakteristik i Krujës shtrihet në të dy anët e rrugës së shtruar me kalldrëm që të çon drejt kalasë së Krujës. Nga vendasit njihet ndryshe me emrin Pazari i Derexhikut. Ky pazar ka funksionuar që prej kohës së Skënderbeut në shek e XV, kur dyqanet e tij arrinin deri pranë hyrjes së kalasë. Dyqanet i kanë muret, tavanet dhe qepenat prej druri.

Këtu turistët kanë rast për të blerë artikuj të ndryshëm të artizanatit si punime në argjend, bakër, alabastër, qëndistari, bizhuteri, filigrame, qylyma etj. Pazari i ka rezistuar sundimit 500 – vjeçar turk dhe është restauruar në kuadër të 500 vjetorit të lindjes së Skënderbeut.

Photos from Muzeu Etnografik dhe Skenderbeu, Kruje's post 03/01/2017

Objekte te Muzeut Skenderbeu.

Gallery 19/12/2016
19/12/2016

Qyteti i Krujes.

Është një prej qyteteve më historike të Shqipërisë. Ajo ndodhet në një distancë të afërt nga kryeqyteti, vetëm 32 km larg. Emri dhe rëndesia e Krujës lidhet me veprën dhe aktivitetin 25 vjeçar të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti ( Skëndërbeu) i cili, gjatë periudhës së mesjetës në shek e XVI e shndërroi Krujën dhe kështjellën e saj në një pikë të papërkulur rezistencë ndaj rrezikut Osman dhe duke e bërë atë të njohur dhe të famshme në të gjitha kancelaritë diplomatike të Europës.

Emri i Krujës rrjedh nga fjala shqipe “ krua” . Në periudhën bizantine ajo përmendet si një qëndër peshkopale . Rreth vitit 1190 aty u krijua i pari shtet feudal shqiptar. Më vonë ajo kaloi nën sundimin e familjes feudale shqiptare të Topiajve.Pushtimi i parë ottoman ndodhi në 1396 por ata u terhoqën për 20 vjet . Në 1430 ajo u kthye në qëndër të kryegritjes Shqiptare të udhëhequr nga Gjon Kastrioti , i ati i Skënderbut. Periudha më e lavdishme fillon në 28 Nëntorin e vitit 1443 kur kalaja e Krujës u morr në kontrollin e Gjergj Kastriotit , i cili organizoi rezistencën e gjatë anti – ottomane. Që nga kjo periudhë Kruja nën udhëheqjen e Skënderbeut theu tre rrethime të saj nga ottomanet në 1450, 1457 dhe 1466. Vetem 10 vjet mbas vdekjes së Skënderbeut në 1478 otomanët pushtuan kalanë dhe shkatërruan qytetin .Ata e quajtën Krujën Akcahisar (fortesë e bardhë). Pjesa e popullsisë që mbeti u kthye në myslimane. Sot qyteti ngrihet në shpatin e malit të Krujës në një lartësi prej afro 600 metrash mbi nivelin e detit , duke poseduar një pamje panoramike . Nga qyteti i Krujës shikohet qartë deti Adriatik.

19/12/2016

Muzeu Etnografik.

Muzeu Etnografik ndodhet brënda kalasë së Krujës. Ky muzeum është ngritur në shtëpinë e familjes së Toptanasve, e cila është një ndërtesë e tipit “çardak” e vitit 1764. Banesa është monument kulture e kategorisë së I-rë. Në mjediset e brendshme, si edhe objektet e paraqitura në mjediset e jashtme, jepet një pamje e plotë i zejeve të ushtruara në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë, si edhe i mënyrës së jetesës duke filluar që 300 vjet përpara. Plot 90 për qind e objekteve të këtij muzeu janë origjinale dhe 100% janë funksionale. Në të gjejmë objekte prej qeramike, druri, guri, hekuri, pambuku, mëndafshi, leshi, qendisma të ndryshme të ekspozuara me finese. Mosha e këtyre objekteve varion nga 60-70 deri ne 500-vjeçare. Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës u përurua më 20 Nëntor 1989.

19/12/2016

Muzeu Etnografik

Shtepia eshte ndertuar nga Toptanasit qe ne ate kohe ishin sundimtare te Krujes dhe eshte e stilit persian, pasi Kapllan Pashe Toptani, sapo ishte kthyer nga fushata e Teheranit, ku turqit dolen ngaghenjyes. Keshtupra, inxhinieret ishin p***e, ndersa ustallaret qe e ndertuan dibrane. Madje dhe piktori qe e ka hijeshuar ka qene Bajram Muca, nga Ostreni i madh.(Eshte i njeti stil me Xhamine e Et`hem beut ne Tirane, dmth stil rokoko). Me pas, nga fillimi i viteve `800, kur Topatanasit u shperngulen ne Tirane dhe u bene zoteri e Shqipërise se mesme, shktepia kaloi ne pronesi te nje famijeje te degjuar nga Kruja me mbiemer Kalaja (Zejnel Efendi Kalaja), pronesi e cila u ruajt deri ne vitet e fundit, kur shteti shqiptar beri shpronesimin e saj. Muzeu, i cili ne origjine ka qene haremlleku (banesa private) e Kapllan pashes, eshte shpalluer si i tille per here te pare ne vitin 1959 dhe eshte restauruar me themel nga Prof.Emin Riza. Objektet e ekspozuara aty, kane vlere pakrahasimisht te vogel historike dhe etnografike ne krahasim me vete Muzeun, i cili eshte unik ne trevat Ballkanike.

Want your school to be the top-listed School/college in Krujë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Rruga Albanopolis
Krujë