06/11/2022
Dy vëllëzërit i drejtohen gjykatsit: unë dua përkujdesem për Nënën, unë dua përkujdesem për Nënën!
Nga gjykimet më të çuditshme në gjykatat e Saudis:
Në qytetin e Kasimit 500 klm afër Mekës dhe Medinës, para 10 viteve, vëllau i vogël Galib Elharbi 60 vjeçar, shkon te gjykatësi Ibrahim Elhilali dhe i thotë se e kam një çështje por më vjen rëndë me ta paraqitë po nuk kam rrugëdalje, kam mospajtim me vëllaun e madhë Hizan Elharbi 65 vjeçar i cili jeton në një qytet tjetër, ai refuzon kërkesën time që Nëna jonë të vjen tek unë për tu përkujdesur une për të, ngase ajo qe 30 vite është në përkujdesjen e Hizanit, dhe jemi mundu me mirëkuptim me arritë këtë kërkesë timen me familjarë, por ai refuzon dhe ka thënë se vetëm ligji islam mundet mua me ma marrë Nënen zemrën e trupit tim. Gjykatësi kur dëgjoi këtë ju bëri thirrje që të paraqitën në gjykatë me gjithë Nënën për ti gjykuar.Në ditën e caktuar në gjykatë hyri Nëna të cilën e banin dy djemtë që do të gjykohen.
Tha djali i vogël para gjykatësit: Nëna ime qe 30 vite është në përkujdesjen e vëllaut tim i cili është përkujdesur si është më së miri dhe ai me këtë ka marrë shpërblim të madhë, tash është moshuar dhe ju ka rritë familja, dëshiroj që nëna të kalon në përkujdesjen time që edhe unë të arrijë shpërblimin dhe ta kem xhenetin në shtëpi time, ashtu si e pati xhenetin vëllau im për 30 vite.
Vëllau i madhë tha: gjykatës unë Nënën nuk mundë ta lë të kalojë në përkujdesje vëllaut, ajo është xheneti dhe zemra e trupit tim, nëse ma merrni ma merrni edhe jetën. Gjykatësit ju mbushen sytë me lotë, si ta gjykoj këtë rastë, dhe e pyeti Nënën ndoshta ajo gjen zgjidhje: Nënë me cilin djalë donë të jetosh? Hoxhë tha të dy djemtë i kam si dy sytë e ballit, nuk mundem të përzgjedhi, mirëpo për derisa çështja është ardhë gjykatë do të pajtohemi me vendimin tënd.
Gjykatësi gjykoi që Nëna të kalon te djali i vogël që edhe ai të merrë pjesë në shpërblimin e rrespektit Nënes, dhe se vëllau i madhë 65 vjeçar veç se kish nevojë dikush nga familjarët të përkujdeset për të. Kur e degjoi këtë gjykim vëllau i madhë ja plasi të çajturitë duke thënë: a po ma merrni xhenetin tim, zemrën e trupit tim, dhe kështu çanë të gjithë të pranishmitë në sallë.
Allahu ynë na bënë të rrespektueshum ndaj prindërve.
Përshtati: Mumin Murati.