07/03/2022
Sot po ju drejtohemi ju të dashur edukues, mësues, këshillues, prindër të dytë. I drejtohemi pikërisht këtij institucioni ,ketu ku gjithcka fillon në 8 të mëngjesit dhe përfundon gati në mesditë. Histori e cila shkruhet ndryshe cdo ditë të vitit shkollor. Pervojë e cila zhvillohet në tre vite dhe jeton përgjithmonë në hapat tanë .Sot po marr hua fjalet që mësuesit e mi dikur mi patën mësuar. Kur ne vijmë në "Themistokli", kemi arritur një stad të caktuar zhvillimi .
Ne jemi një fare e mbjellë e cila ka ende shumë nevojë për përkujdesje dhe kushte të përshtatshme.
Ne jemi nëntoka e pasur e cila ka ende shumë minerale që presin të zbulohen.
Ne jemi substanca kimike dhe bashkëveprojmë cdo ditë së bashku.
Ne ishim tabula rasa dhe secili prej jush la një shenjë të pakthyeshme tek ne.
Ne ishim elementë të një qarku që kishte nevojë për rrymë elektrike. Mirënjohës që me energjinë tuaj na ndihmuat të ecim përpara.
Ne ishim një rrjetë sportive e përfunduar. Faleminderit që na thurrni me kaq dashuri e perkujdesje.
Ne mbartnim brenda vetes ndryshore të panjohura. Faleminderit që i dhatë vlera x-ve dhe y-ve tona.
Njihnim pafund vepra e autorë por ju na mësuat esencën e vertetë të qënit autor i vepres tonë. Shumë strategë korrën fitore, mbreter që bënë histori por ju na mësuat të fitojmë së bashku me arritjet tona.
Dikur ne ishim te ndryshem nga sot ...
E nese do të më duhej sot të shpreh atë që vërtet një mësues meriton, 36 shkronjat e alfabetit nuk do të më mjaftonin. Nuk janë vetëm derrasa të shkruara, nuk janë thjesht shkumësa të harxhuar, është mund, djersë, sakrificë, impenjim, adhurim, lodhje, dashuri. Pafund mirënjohës, pafund falenderues, pafund të përulur për gjeneratat që pergatisni për jetën. Faleminderit për ngrohtesinë që perconi, për buzëqeshjen që rrezatoni, për urat që krijoni, për gjithcka që ju jeni!
Gëzuar mësues e mësuesë, elementë kryesorë të mbijetesës së një kombi, arsyeja pse ky popull ka dritë!
Gezuar 7 marsin!
Bora Tollkuçi
•
•
•
•
•
Ideja dhe teksti: Erjona Pambuku
Ideja e videos: Sardi Çizi
Realizoi: Anesti Plasari, Dori Pupa (Dori Studio)
Mbështetën: Nxënesit e gjimnazit “Themistokli Gërmenji”