18/06/2026
📍Më shumë se thjesht riparim... është pasion për lëvizjen dhe teknologjinë! 🔧🚀
🎯Nxënësit tanë të Shërbimeve të Mjeteve të Transportit gjatë orëve të praktikës. Këtu teoria merr jetë! ⚙️🏁
📌E ardhmja jote është në duart e tua. Zgjidh arsimin profesional! 💼
15/06/2026
📚✨ Në Shkollën Profesionale Teknike Korçë
📍U zhvillua projekti me klasat e 10-ta në lëndën Letërsi, me temë:"Elementet kryesore të folklorit në zonën tonë”. 🌿
🎯Përmes këtij projekti, nxënësit hulumtuan këngët, vallet, veshjet popullore, zakonet dhe traditat që karakterizojnë krahinën tonë. 🎶💃
📌Këto elemente pasqyrojnë identitetin dhe mënyrën e jetesës së komunitetit tonë ndër vite. 🇦🇱
♦️Ruajtja dhe përcjellja e folklorit te brezat e rinj është një mision i rëndësishëm për të gjithë ne. ❤️
12/06/2026
📍Në Shkollën Profesionale Teknike Korçë u zhvillua provimi i Praktikës Profesionale – Niveli II për nxënësit e kualifikimeve TIK, Shërbime Mjetesh Transporti dhe Termohidraulikë, si dhe Niveli III për drejtimet Elektroteknikë, Mekanike, Ndërtim dhe Shërbime Mjetesh Transporti.
🎯Gjatë provimit, nxënësit demonstruan aftësitë dhe kompetencat e fituara gjatë formimit profesional, duke vënë në praktikë njohuritë teorike dhe teknike të përvetësuara gjatë procesit mësimor.
📌Suksese të gjithë nxënësve në rrugëtimin e tyre drejt profesionit! 👏📚
Elektrike
Mekanike
SherbimeMjeteshTransporti
AftesiPerJeten
11/06/2026
📍 Sot u zhvillua finalja e “Konkursit të Shkollave 9-vjeçare”, në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Korçë. 🤝
📌 Nxënësit e 14 shkollave 9-vjeçare u bënë pjesë e këtij konkursi, ndërsa 7 prej tyre arritën të kualifikohen në finale, ku përmes kreativitetit dhe aftësive të tyre realizuan produkte sipas 6 drejtimeve profesionale që ofron shkolla.
🤝 Një falënderim i veçantë shkon për jurinë, të përbërë nga përfaqësues të botës së biznesit dhe profesionistë të fushave përkatëse, të cilët ndoqën me vëmendje punimet dhe prezantimet e nxënësve.
🤝 Falënderim edhe për DRAP Korçe dhe ZVA Maliq për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
👏 Urime të gjithë nxënësve për idetë, përkushtimin dhe punën e shkëlqyer!
Këshilli Qarkut Korçë
09/06/2026
🔧🚗💻 Në Shkollën Profesionale Teknike Korçë u zhvillua provimi i Praktikës Profesionale – Niveli II për nxënësit e kualifikimeve Shërbime Mjetesh Transporti, Mekanikë, Ndërtim dhe Teknologji Informacioni dhe Komunikimi.
📍Gjatë provimit, nxënësit demonstruan aftësitë dhe kompetencat e fituara gjatë formimit profesional, duke vënë në praktikë njohuritë teorike dhe teknike të përvetësuara gjatë procesit mësimor.
📌Suksese të gjithë nxënësve në rrugëtimin e tyre drejt profesionit! 👏📚
TIK AftesiPerJetën
05/06/2026
🌐 “Siguria Kibernetike” përmbylli me sukses ciklin e trajnimeve me nxënësit e shkollave 9-vjeçare të qarkut Korçë! 🔐
📍Në ambientet e Shkollës Profesionale Teknike Korçë mirëpritëm nxënësit e shkollave “Stavri Themeli” dhe “Naum Veqilharxhi” në një takim të fundit plot diskutime, bashkëpunim dhe njohuri mbi sigurinë online dhe mbrojtjen në botën digjitale. 📱💻
✨ Së bashku për një brez më të informuar, më të sigurt dhe më të ndërgjegjshëm në përdorimin e teknologjisë.
Shkolla 9 Vjeçare "Stavri Themeli" Korçë Faqja Zyrtare
Shkolla "Naum Veqilharxhi" Korçë - Zyrtare
04/06/2026
🎮💻 Të mësosh duke luajtur!
📍Nxënësit e shkollës “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” u bënë pjesë e një loje edukative të krijuar nga nxënësit dhe mësuesit e drejtimit TIK në Shkollën Profesionale Teknike Korçë.
📌Përmes sfidave, pyetjeve dhe aktiviteteve interaktive, ata patën mundësinë të zhvillojnë njohuri teorike dhe aftësi praktike në një mënyrë argëtuese dhe bashkëpunuese. Kjo eksperiencë tregoi se teknologjia dhe kreativiteti mund ta bëjnë procesin e të nxënit më tërheqës dhe më efektiv për të gjithë. ✨📚
Shkolla Publike "Mesonjetorja e Pare Shqipe" Faqja zyrtare
03/06/2026
📚✨ Shkolla Profesionale Teknike Korçë mori pjesë në aktivitetin përmbyllës të projektit të realizuar nga Junior Achievement of Albania, gjatë të cilit u prezantua Udhëzuesi për Riintegrimin Arsimor, Social dhe Psiko-Emocional të të Rinjve të Kthyer nga Emigracioni.
🤝 Aktiviteti përmbylli një sërë veprimtarish të zhvilluara përgjatë muajve të fundit, me fokus mbështetjen, përfshirjen dhe fuqizimin e të rinjve. Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet shkollës, familjes dhe institucioneve për të garantuar integrimin dhe zhvillimin e suksesshëm të çdo nxënësi.
🌟 Së bashku për një shkollë më gjithëpërfshirëse, mbështetëse dhe të orientuar drejt suksesit të çdo të riu.
Edukimi InnoVET2_0 ShkollaProfesionaleTeknikeKorce