Faqja zyrtare Shkolla 9-vjeçare “3 Dëshmorët” Vloçisht

Faqja zyrtare Shkolla 9-vjeçare “3 Dëshmorët” Vloçisht Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Faqja zyrtare Shkolla 9-vjeçare “3 Dëshmorët” Vloçisht, School, Vlocisht, Korça.

14/09/2026

📚✨ Le të nisë aventura e dijes! ✨📚

Dita e parë e shkollës erdhi plot emocione, buzëqeshje, pak emocion në sy dhe shumë dëshirë për të mësuar e për të përjetuar momente të bukura së bashku. ❤️

Çdo fillim mbart me vete ëndrra, shpresa dhe mundësi të reja. Uroj që ky vit shkollor të jetë i mbushur me suksese, miqësi të bukura, dije dhe sa më shumë arsye për të buzëqeshur! 🌟

13/09/2026
📚 Takim me Këshillin e Mësuesve – Analiza vjetore e punës dhe përgatitjet për vitin e ri shkollorZhvilluam një takim me ...
12/09/2026

📚 Takim me Këshillin e Mësuesve – Analiza vjetore e punës dhe përgatitjet për vitin e ri shkollor

Zhvilluam një takim me Këshillin e Mësuesve, ku në fokus ishte analiza e punës së zhvilluar gjatë vitit shkollor, arritjet e evidentuara, sfidat e hasura dhe aspektet ku duhet të punojmë më shumë në vijim.

Gjatë takimit u diskutua mbi rezultatet e nxënësve, cilësinë e procesit mësimor-edukativ, bashkëpunimin mes stafit pedagogjik dhe prindërve, si dhe rëndësinë e krijimit të një klime sa më pozitive dhe motivuese në shkollë. Analiza e përvojës së vitit të kaluar na shërben si pikënisje për të përcaktuar objektiva të qarta dhe për të rritur më tej cilësinë e punës sonë.

🎓 Porosi për fillimin e vitit shkollor

Në prag të fillimit të një viti të ri shkollor, u përcollën porositë për një organizim sa më të mirë të procesit mësimor, përkushtim maksimal ndaj nxënësve, respektimin e rregullave dhe standardeve të shkollës, si dhe forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit brenda komunitetit shkollor.

Çdo ditë e re shkollore është një mundësi për të dhënë më të mirën dhe për t'u ofruar nxënësve një mjedis të sigurt, gjithëpërfshirës dhe frymëzues. 🌱

🏫 Porosi për Programin Pas Shkollës

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe Programit Pas Shkollës, me synim organizimin e tij në mënyrë sa më funksionale dhe në përputhje me nevojat e nxënësve dhe familjeve.

U theksua rëndësia e një programi të mirëstrukturuar, që krahas mbështetjes në përvetësimin e njohurive, të krijojë mundësi për aktivitete edukative, kulturore, sportive dhe zhvillimin e aftësive sociale e krijuese të fëmijëve.

🤝 Me bashkëpunim, përgjegjësi dhe përkushtim, synojmë që viti i ri shkollor të jetë një vit me më shumë cilësi, më shumë mundësi dhe rezultate edhe më të mira për çdo nxënës.

📖 Suksese dhe një vit të mbarë shkollor për të gjithë!

Njoftim!
09/09/2026

Njoftim!

21/08/2026

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR PRINDËRIT DHE NXËNËSIT‼️

Për të gjithë nxënësit që ende nuk kanë përfunduar regjistrimin, rihapen aplikimet në e-Albania në 24 gusht – 7 shtator 2026.

💻Aplikimet do të jenë të hapura për:
📚👧regjistrimet në klasën e parë;
👩‍🏫👦regjistrimet në klasën e dhjetë;
👨‍🎨🧑‍🎤regjistrimet në shkollat artistike dhe sportive.

⚠️Prindër dhe nxënës, mos e humbisni këtë afat dhe përfundoni regjistrimin brenda periudhës së përcaktuar në mënyrë që të mos rrezikojmë regjistrimin në shkollë‼️

20/08/2026
Përshëndetje të dashur nxënës.Ka nisur konkursi digjital Shkolla Për Shëndetin.Merrni pjese për t'u argëtuar,mësuar më t...
10/07/2026

Përshëndetje të dashur nxënës.
Ka nisur konkursi digjital Shkolla Për Shëndetin.
Merrni pjese për t'u argëtuar,mësuar më tepër dhe për të fituar dhurata simbolike.
Plotësoni link-un sipas grupmoshave.
Kujdes: Duhet te mbani shenim kodin unik pasi vetem nëpërmjet tij do mund të kontrolloni pikët e fituara në përfundim të konkursit
Mësuesit do dergojnë linkun në grupet e whatsapp-it.

Të nderuar prindër, të dashur vogëlushë!Nisën regjistrimet për klasën e 1.Mund te aplikoni 6 korrik -31 korrik.
09/07/2026

Të nderuar prindër, të dashur vogëlushë!
Nisën regjistrimet për klasën e 1.
Mund te aplikoni 6 korrik -31 korrik.

Address

Vlocisht
Korça

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Faqja zyrtare Shkolla 9-vjeçare “3 Dëshmorët” Vloçisht posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Faqja zyrtare Shkolla 9-vjeçare “3 Dëshmorët” Vloçisht:

Shortcuts

Share

Category