13/09/2026
Urim për fillimin e vitit të ri shkollor 2026–2027
Të dashur nxënës, prindër, mësues dhe drejtues të institucioneve arsimore,
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026–2027, ju përcjell urimet më të përzemërta për një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje.
Uroj që çdo ditë e re shkollore të sjellë dije, përkushtim, bashkëpunim dhe mundësi të reja, duke vendosur në qendër të punës sonë nxënësin dhe zhvillimin e tij të gjithanshëm.
Një falënderim i veçantë shkon për mësuesit dhe drejtuesit për përkushtimin dhe përgjegjësinë e tyre, ndërsa nxënësve u uroj kuriozitet, këmbëngulje dhe sa më shumë suksese në rrugën e dijes.
Le ta nisim së bashku këtë vit shkollor me besim, energji dhe dëshirën për të bërë më të mirën!
📚 Suksese dhe një vit të mbarë shkollor 2026–2027!
Vinjola Rota
Drejtoreshë e DRAP Korçë