Shkolla ''Sotir Gurra''-Faqja Zyrtare

Shkolla ''Sotir Gurra''-Faqja Zyrtare Sotir Gurra is a primary school located in Korce.

16/09/2026

Udhëzues për prindërit: Si të aplikojnë për regjistrimin e fëmijëve në klubet e shkollës nëpërmjet SMIP

16/09/2026

📢 NJOFTIM PËR PRINDËRIT

Të dashur prindër,

Për të gjithë ju që dëshironi të regjistroni fëmijët tuaj në klubet Art dhe Zeje pranë shkollës sonë, regjistrimi bëhet online nëpërmjet SMIP, duke ndjekur këta hapa:

1️⃣ Prindi logohet në SMIP.
2️⃣ Zgjedh rubrikën “Klubet e fëmijës tim”.
3️⃣ Përzgjedh klubin/klubet ku dëshiron të regjistrojë fëmijën.
4️⃣ Pritet konfirmimi i regjistrimit.

🎨 Për nxënësit e klasave VI–IX mund të përzgjidhen:

- 🎨 Pikturë
- 🎶 Kor
- 🎭 Teatër
- 🧵 Zeje
- 💃 Kërcim

📚 Për nxënësit e klasave I–V, përveç klubeve të mësipërme, mund të përzgjidhet edhe:

- 📖 BDSH – klub ku nxënësit qëndrojnë pas përfundimit të mësimit dhe kryejnë detyrat e shtëpisë nën mbikëqyrje.

⏰ Orari i veprimtarive zhvillohet deri në orën 15:00.

📌 BDSH zhvillohet 5 herë në javë, nga 1 orë në ditë.

🎨 Klubet Art dhe Zeje zhvillohen 2 herë në javë, nga 1 orë.

⚠️ Hapja e çdo klubi do të bëhet në varësi të arritjes së numrit minimal të nxënësve të nevojshëm për formimin e grupit.

Ftojmë të gjithë nxënësit të përfitojnë nga këto mundësi për të zhvilluar talentet, aftësitë krijuese dhe interesat e tyre jashtë orarit mësimor.

15/09/2026

Bashkë me vitin shkollor, bëhemi gati të nisim edhe programin "Pas Shkolle" ku do të mësojmë, argëtohemi dhe krijojmë gjëra të bukura me duart tona 📖👨🏻‍🏫🧵🎨🪡

Të dashur prindër, nëse dëshironi që fëmija juaj të bëhet pjesë e këtij programi, regjistrimet përmes SMIP janë të hapura nga SOT deri më 25 shtator 📩

Ju mund ta regjistroni fëmijën tuaj deri në dy prej klubeve të mëposhtme:
🎵 Muzikë
💃 Kërcim
🎭 Teatër
🎨 Art pamor
🧵🪡 Zeje
të cilat bashkë me detyrat e shtëpisë do të kompletojnë përvojën e fëmijëve tuaj në shkollë dhe do t'i ndihmojnë të zbulojnë talente dhe aftësi të reja👩🏽‍🏫🎭👩🏼‍💻📚

14/09/2026
Të dashur nxënës, mirë se vini! 🏫📚Mësuesit e shkollës " Sotir Gurra" dhe stafi drejtues  ju urojnë një vit të mbarë shko...
13/09/2026

Të dashur nxënës, mirë se vini! 🏫📚
Mësuesit e shkollës " Sotir Gurra" dhe stafi drejtues ju urojnë një vit të mbarë shkollor, plot dije, arritje dhe suksese!
Le të jetë ky një vit i mbushur me punë, përkushtim dhe dije.
💫Një urim i veçantë shkon për të gjithë nxënësit e klasave të para që nisin një kapitull të ri në rrugëtimin e tyre! 📖💫
📌Dita e parë e vitit shkollor 2026–2027 do të jetë një ditë e veçantë për të gjithë.
Gjatë kësaj dite do t'i kushtohet rëndësi:
🔹 njohjes me mësuesit, klasën dhe shokët;
🔹 komunikimit dhe bashkëpunimit;
🔹 njohjes me rregullat dhe kodin e etikës së shkollës;
🔹 orientimit për organizimin e vitit të ri shkollor;
🔹 krijimit të një klime pozitive dhe motivuese për nxënësit.
Pra, dita e parë nuk do të jetë një ditë e zakonshme mësimore, por një ditë mirëseardhjeje, orientimi dhe përgatitjeje për një fillim sa më të mbarë.

Shkolla jonë është pjesë e " PROGRAMI PAS SHKOLLE".
Në të nxënësit mund të jenë pjesë e :
📚 Klubi BDSH – Bëjmë detyrat e shtëpisë
Cikli fillor
Dhe:
🗣️Art-Zeje
Për ciklin AMU.
🌟 Programi synon që koha pas mësimit të shndërrohet në një hapësirë ku nxënësit mësojnë, krijojnë, bashkëpunojnë, argëtohen dhe zhvillojnë talentet e tyre.
Qoftë ky një vit i mbarë e me rezultate sa më të mira për të gjithë!💥

07/09/2026

Në kuadër të programit “Pas shkolle”, do të angazhohen trajnues për fushat e përcaktuara në vendimin nr. 627, datë 30.7.2026 të Këshillit të Ministrave dhe në Urdhrin nr. 400, datë 31.7.2026.
Në kuadër të programit, veprimtaritë do të zhvillohen në fushat e mëposhtme:
✓ Bëjmë detyrat e shtëpisë – mbështetje e nxënësve në realizimin e detyrave të shtëpisë, përforcimin e njohurive të fituara gjatë procesit mësimor dhe zhvillimin e shprehive të të nxënit dhe punës së pavarur;
✓ Muzikë – zhvillimi i aftësive dhe interesit muzikor të nxënësve përmes veprimtarive praktike dhe krijuese 🎙👩‍🎤👨‍🎤;
✓ Teatër – zhvillimi i aftësive të komunikimit, të shprehjes dhe interpretimit, kreativitetit dhe bashkëpunimit përmes veprimtarive teatrore🎭;
✓ Kërcim – zhvillimi i shprehjes artistike përmes lëvizjes, ritmit dhe veprimtarive të ndryshme të kërcimit💃🕺;
✓ Zeje – zhvillimi i aftësive praktike dhe krijuese përmes punës me teknika dhe materiale të ndryshme👨‍🔧;
✓ Arte pamore – zhvillimi i krijimtarisë dhe shprehjes artistike përmes vizatimit, pikturës dhe teknikave të tjera të artit pamor🎨👩‍🎨🖌.

Për realizimin e këtyre veprimtarive, në kuadër të thirrjes publike do të përzgjidhen trajnues sipas fushave përkatëse, në përputhje me kualifikimet, përvojën dhe kriteret e përcaktuara për secilën fushë.

Aplikantët mund të aplikojnë për një ose më shumë fusha, në varësi të kualifikimeve dhe përvojës së tyre.
Informacioni i plotë në lidhje me detyrat dhe përgjegjësitë e trajnuesve si dhe mënyrën e aplikimit gjendet tek link-u i mëposhtëm:

https://arsimiparauniversitar.gov.al/hapen-aplikimet-per-kandidatet-per-trajnues-per-angazhim-ne-programin-pas-shkolle-per-vitin-shkollor-2026-2027/

07/09/2026

📚🏫🌟 Në vitin e ri shkollor, Programi “Pas Shkolle” do të shtrihet në 408 shkolla në të gjithë vendin, ku fëmijët, pas orarit mësimor, do të mësojnë, argëtohen dhe do të zhvillojnë talentet e tyre👧👩‍🏫🧑‍💻🎨

“Pas Shkolle” do të jetë këtë vit një program social dhe zhvillimi, ku nxënësit jo vetëm marrin njohuri, zbulojnë talentet dhe zhvillojnë potencialin e tyre, por kalojnë orë cilësore, larg ekraneve dhe teknologjisë🧑‍🎤👩‍🎨🤾🤹‍♀️

Shkollat e ZVAP Korçë-Pustec të përfshira në këtë program janë si vijon:

02/09/2026

📚 NJOFTIM PËR SHPËRNDARJEN E LIBRAVE SHKOLLORË

Të nderuar prindër dhe nxënës,

Ju njoftojmë se shpërndarja e librave shkollorë për vitin e ri shkollor do të organizohet sipas këtij grafiku:

📅 Datat 3–4 Shtator
Për nxënësit e klasave: II, III, VI dhe VII

📅 Datat 8–9 Shtator
Për nxënësit e klasave: IV, V, VIII dhe IX

⏰ Orari i shpërndarjes: 09:30 – 11:30

Lutemi që nxënësit dhe prindërit të respektojnë datat dhe orarin e përcaktuar, me qëllim që procesi i shpërndarjes së librave të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe të organizuar.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

🏫 Drejtoria e Shkollës

NJOFTIM PËR PRINDËRITTë dashur prindër,Ju njoftojmë se janë rihapur aplikimet për regjistrimin e nxënësve në klasat e pa...
22/08/2026

NJOFTIM PËR PRINDËRIT

Të dashur prindër,

Ju njoftojmë se janë rihapur aplikimet për regjistrimin e nxënësve në klasat e para.

Aplikimi bëhet online nëpërmjet platformës e-Albania, te shërbimi “Regjistrimi në klasë të parë”.

Për të gjithë prindërit që kanë nevojë për ndihmë gjatë procesit të aplikimit, ju lutemi të paraqiteni pranë ambienteve të shkollës, ku do t’ju ofrohet asistenca e nevojshme.

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR PRINDËRIT DHE NXËNËSIT‼️

Për të gjithë nxënësit që ende nuk kanë përfunduar regjistrimin, rihapen aplikimet në e-Albania në 24 gusht – 7 shtator 2026.

💻Aplikimet do të jenë të hapura për:
📚👧regjistrimet në klasën e parë;
👩‍🏫👦regjistrimet në klasën e dhjetë;
👨‍🎨🧑‍🎤regjistrimet në shkollat artistike dhe sportive.

⚠️Prindër dhe nxënës, mos e humbisni këtë afat dhe përfundoni regjistrimin brenda periudhës së përcaktuar në mënyrë që të mos rrezikojmë regjistrimin në shkollë‼️

📢 NJOFTIM PËR FILLIMIN E REGJISTRIMEVE NË KLASËN E PARËTë nderuar prindër,Ju njoftojmë se kanë filluar regjistrimet e nx...
06/07/2026

📢 NJOFTIM PËR FILLIMIN E REGJISTRIMEVE NË KLASËN E PARË

Të nderuar prindër,

Ju njoftojmë se kanë filluar regjistrimet e nxënësve në klasën e parë për vitin shkollor 2026–2027.

🗓 Afati i aplikimit:
06 Korrik – 31 Korrik 2026

💻 Si bëhet aplikimi?
Regjistrimi kryhet online, nëpërmjet portalit e-Albania, duke ndjekur hapat për shërbimin "Regjistrimi në klasë të parë."

Ju ftojmë të kryeni aplikimin brenda afatit të përcaktuar, për të siguruar përfundimin në kohë të procesit të regjistrimit.

Për çdo paqartësi ose nevojë për ndihmë, jemi në dispozicionin tuaj pranë institucionit tonë.

Address

Bulevardi Gjergj Kastrioti
Korçë
7001

Opening Hours

Monday 07:30 - 14:00
Tuesday 07:30 - 14:00
Wednesday 07:30 - 14:00
Thursday 07:30 - 14:00
Friday 07:30 - 14:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla ''Sotir Gurra''-Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share