23/12/2024
Të dashur miq dhe dhurues bujarë,
Në këtë sezon festash, zemrat tona janë të mbushura me mirënjohje për ju, që me dashamirësinë dhe mbështetjen tuaj na keni ndihmuar të sjellim gëzim dhe ngrohtësi në jetën e fëmijëve tanë. Kontributi juaj nuk është thjesht një dhuratë materiale, por një shpresë dhe dashuri e ndjerë që prek çdo zemër të vogël në këtë shtëpi.
Faleminderit që na qëndroni pranë dhe bëheni pjesë e buzëqeshjeve që ndriçojnë fytyrat e fëmijëve tanë gjatë këtyre festave. Mirësia juaj është një kujtim i rëndësishëm se kur punojmë së bashku, mund të ndërtojmë një botë më të mirë dhe më të ngrohtë për brezat e ardhshëm.
Faleminderit Maria,Klea,Matias,Zoi, Sofi!
Faleminderit Genti Mitre e Jorida Rëmaçka për organizimin!
Ju urojmë një Vit të Ri plot bekime, suksese dhe lumturi!
Me mirënjohje të thellë,
Shtëpia e Foshnjës “Lulet e Vogla”