Shkolla "Naum Veqilharxhi" Korçë - Zyrtare

Shkolla "Naum Veqilharxhi" Korçë - Zyrtare Arsim i Mesëm i Ulët ( Klasa, 6-9 )

Sot në dt.18.09.2026  programi “Siguria e të rinjve”  zhvilloi dy takime sensibilizuese me temën: “Siguria në shkollë, t...
18/09/2026

Sot në dt.18.09.2026 programi “Siguria e të rinjve” zhvilloi dy takime sensibilizuese me temën: “Siguria në shkollë, trafikimi, bullizmi dhe bullizmi kibernetik”, me nxënësit e klasës së VI-të. Ky takim pati nje interes të madh nga nxënësit të cilët drejtuan shumë pyetje për temën(sidomos për bullizmin kibernetik i cili është nje sfidë e përbashkët )

17/09/2026

Udhëzues për prindërit:
Si të aplikojnë për regjistrimin e fëmijëve në klubet e shkollës nëpërmjet SMIP

NJOFTIM PËR PRINDËRIT! Tashmë është hapur Sistemi SMIP për aplikimin dhe regjistrimin e nxënësve në programin “Pas Shkol...
16/09/2026

NJOFTIM PËR PRINDËRIT!

Tashmë është hapur Sistemi SMIP për aplikimin dhe regjistrimin e nxënësve në programin “Pas Shkolle”.
👨‍👩‍👧‍👦 Të gjithë prindërit e interesuar kanë mundësinë të aplikojnë për regjistrimin e fëmijëve të tyre në një nga klubet që ofron shkolla:

🎵 Muzikë
⚽ Kërcim
🎭 Teatër
🎨 Art Pamor
🧶 Zeje

⏰ Kujdes! Programi zhvillohet pas përfundimit të orarit mësimor dhe zgjat deri në orën 15:00.
📲 Si të aplikoni?
1️⃣ Hyni në SMIP.
2️⃣ Përzgjidhni opsionin “Klubet e fëmijës tim”.
3️⃣ Zgjidhni klubin ku dëshironi të regjistroni fëmijën.
Ju ftojmë të përfitoni nga kjo mundësi për të zhvilluar talentet, aftësitë dhe interesat e fëmijëve tanë në një mjedis të këndshëm dhe edukues.
Mirë se vini në programin “Pas Shkolle”!

Në emër të stafit pedagogjik të shkollës “Naum Veqilharxhi”, Korçë, e përcjell këtë urim tek të gjithë nxënësit për ditë...
14/09/2026

Në emër të stafit pedagogjik të shkollës “Naum Veqilharxhi”, Korçë, e përcjell këtë urim tek të gjithë nxënësit për ditën e parë të shkollës, duke i dëshiruar një fillim të mbarë, të suksesshëm dhe sa më të frytshëm.

Urimi më i veçantë është padyshim për ata që sot do të ulen në bankat e shkollës, të cilët më këtë rast fillojnë një etapë të re të jetës së tyre, për çka ju urojmë suksese.

Urojmë edhe prindërit për një vit sa më të suksesshëm për fëmijët e tyre, duke i kujtuar që sakrifica e bërë për t’i mundësuar fëmijëve arsimim sa më cilësor, një ditë do të shpërblehet.

I urojmë edhe mësimdhënësve fillimin e vitit të ri shkollor, me dëshirën që dituria e tyre dhe e librit, të gjejnë strehim në mendjen e nxënësve dhe puna e tyre e shenjtë të realizohet si duhet.

Ka shumë gjëra që presin për t’u mësuar, por shumë pak kohë për t’i mësuar.
Pra, shfrytëzojeni secilin moment për të ndriçuar mendjen tuaj me dituri dhe mbi të gjitha, mos harroni se ditët më të bukura janë ato në bankat shkollore.

🙏🎓Suksese për vitin shkollor 2026-2027!! 🙏🎓

12/09/2026
11/09/2026

SHTYHET AFATI I APLIKIMIT 📣📚👩‍🏫

Për t’iu përgjigjur interesit të lartë dhe kërkesave të kandidatëve për të aplikuar në Programin “Pas Shkolle”, për vitin shkollor 2026–2027, afati i aplikimit për të gjitha kategoritë e trajnuesve shtyhet deri më 18 shtator 2026.

Ftojmë të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë brenda afatit të ri.

🎨 ProgramiProgrami “Pas Shkolle” në Shkollën “Naum Veqilharxhi” ofron klube të Muzikës, Artit Pamor, Teatrit, Kërcimit d...
06/09/2026

🎨 Programi

Programi “Pas Shkolle” në Shkollën “Naum Veqilharxhi” ofron klube të Muzikës, Artit Pamor, Teatrit, Kërcimit dhe Zejes, ku nxënësit mund të zhvillojnë talentet, kreativitetin dhe aftësitë e tyre.

👩‍🏫 Ftesë për mësuesit

Ftojmë mësuesit të kontribuojnë në drejtimin dhe zhvillimin e klubeve pas shkolle, duke ndarë me nxënësit njohuritë, talentin dhe pasionin e tyre.

👧👦 Ftesë për nxënësit

Të dashur nxënës! Zgjidhni klubin që ju pëlqen më shumë – Muzikë, Art, Teatër, Kërcim ose Zeje – dhe bëhuni pjesë e një hapësire ku mësoni, krijoni dhe argëtoheni pas mësimit! 🌟

05/09/2026
05/09/2026

“S'ka shumë rëndësi se ç'bëjmë dhe sa punojmë,
por sa dashurojmë dhe sa dashuri kemi vënë në ato që bëjmë e na janë besuar.

Atë që bën ti,
ndoshta unë s'mund ta arrij.

Atë që unë arrij, ndoshta s'e bën dot ti.

Së bashku
bëjmë më të bukurën në jetë.”

❤️Nënë Tereza, nga lavdi i saj për dashurinë, në Ditën e Shenjtërimit 🙏🏻

📚Nis shpërndarja e librave falas për vitin shkollor 2026-2027📚Suksese për të gjithë, nxënës, mësues, prindër, për këtë v...
04/09/2026

📚Nis shpërndarja e librave falas për vitin shkollor 2026-2027📚
Suksese për të gjithë, nxënës, mësues, prindër, për këtë vit shkollor!👫
Qoftë një rrugëtim drejt dijes dhe diturisë i suksesshëm dhe i bukur!
📚Librat janë ndoshta e vetmja magji e vërtetë dhe dita sot ishte e tillë, si për të na treguar se, një fillim i mbarë është gjysma e punës!📚

Address

Rruga "Partizani"
Korçë
7001

Opening Hours

Monday 08:00 - 15:00
Tuesday 08:00 - 15:00
Wednesday 08:00 - 15:00
Thursday 08:00 - 15:00
Friday 08:00 - 15:00

Telephone

082243073

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla "Naum Veqilharxhi" Korçë - Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category