Gjimnazi "Faik Konica", Korçë - faqja zyrtare

Gjimnazi "Faik Konica",  Korçë - faqja zyrtare Gjimnaz me orientim gjuhësor, ku mësohen 4 gjuhë të huaja, anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht. Kurrikul e njëjtë me gjimnazet e përgjithshme.

16/09/2026

Video për prindërit se si duhet të bëjnë regjistrimin në SMIP dhe përzgjedhjen e Klubeve “Art dhe Zeje”.

16/09/2026

Bashkë me vitin shkollor, bëhemi gati të nisim edhe programin "Pas Shkolle" ku do të mësojmë, argëtohemi dhe krijojmë gjëra të bukura me duart tona 📖👨🏻‍🏫🧵🎨🪡

Të dashur prindër, nëse dëshironi që fëmija juaj të bëhet pjesë e këtij programi, regjistrimet përmes SMIP janë të hapura nga SOT deri më 25 shtator 📩

Ju mund ta regjistroni fëmijën tuaj deri në dy prej klubeve të mëposhtme:
🎵 Muzikë
💃 Kërcim
🎭 Teatër
🎨 Art pamor
🧵🪡 Zeje
të cilat bashkë me detyrat e shtëpisë do të kompletojnë përvojën e fëmijëve tuaj në shkollë dhe do t'i ndihmojnë të zbulojnë talente dhe aftësi të reja👩🏽‍🏫🎭👩🏼‍💻📚

13/09/2026
📖Mësuesit e gjimnazit "Faik Konica" dhe stafi drejtues i shkollës urojnë të gjithë nxënësit dhe prindërit për një vit të...
13/09/2026

📖Mësuesit e gjimnazit "Faik Konica" dhe stafi drejtues i shkollës urojnë të gjithë nxënësit dhe prindërit për një vit të mbarë shkollor, plot dije, arritje dhe suksese.
📖Le të jetë ky vit i mbushur me punë, përkushtim dhe frymë bashkëpunimi midis nxënësve, mësuesve dhe familjes. Suksese të gjithë nxënësve që sot nisin një kapitull të ri në rrugëtimin e tyre! 📖⭐️
📖Qoftë një vit i mbarë me rezultate sa më të mira për të gjithë! 🥰

04/09/2026

📚🏫🌟 Në vitin e ri shkollor, Programi “Pas Shkolle” do të shtrihet në 408 shkolla në të gjithë vendin, ku fëmijët, pas orarit mësimor, do të mësojnë, argëtohen dhe do të zhvillojnë talentet e tyre👧👩‍🏫🧑‍💻🎨

“Pas Shkolle” do të jetë këtë vit një program social dhe zhvillimi, ku nxënësit jo vetëm marrin njohuri, zbulojnë talentet dhe zhvillojnë potencialin e tyre, por kalojnë orë cilësore, larg ekraneve dhe teknologjisë🧑‍🎤👩‍🎨🤾🤹‍♀️

Shkollat e ZVAP Korçë-Pustec të përfshira në këtë program janë si vijon:

22/08/2026

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2026–2027, Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Korçë ka në vëmendjen dhe në kujdesin e saj të vazhdueshëm një sërë prioritetesh që synojnë të prekin çdo shkollë, çdo mësues dhe mbi të gjitha, çdo nxënës.

Me 17 Zyra Vendore të Arsimit Parauniversitar në varësi, DRAP Korçë vijon të koordinojë dhe të mbështesë institucionet arsimore në një territor të gjerë, duke synuar që çdo vit shkollor të sjellë më shumë cilësi, siguri, gjithëpërfshirje dhe mundësi për zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve.

🎨 Prandaj ky vit na gjen me programe të reja të "Programit pas Shkolle", artet, kultura dhe krijimtaria;por jo vetëm këto.
Viti i ri shkollor vijon të ketë prioritet edhe
🔬 laboratorët, teknologjia dhe inovacioni;
⚽ sporti dhe aktiviteti fizik;
📚 leximi dhe bibliotekat;
💚 shëndeti fizik dhe mendor;
🧠 mbështetja psikologjike;
🎯 orientimi dhe këshillimi për karrierën;
👩‍🏫 mësimi cilësor dhe zhvillimi profesional i mësuesve;
🤝 dhe, mbi të gjitha, gjithëpërfshirja dhe mundësitë e barabarta për çdo nxënës.

Në këtë rrugëtim, një vend të rëndësishëm zë edhe mësuesi ndihmës, mbështetje për fëmijët dhe nxënësit me aftësi ndryshe, duke e bërë shkollën një hapësirë ku çdo fëmijë ka mundësinë të mësojë, të zhvillohet dhe të ndihet pjesë e saj.

Në çdo shkollë të DRAP Korçë, ky fillim do të na gjejë më të bashkuar, më të përgatitur dhe më pranë njëri-tjetrit.

DRAP Korçë ,së bashku për një arsim më të mirë!

21/08/2026

Address

St. . . Viktor Eftimiu
Korçë
7001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi "Faik Konica", Korçë - faqja zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Gjimnazi "Faik Konica", Korçë - faqja zyrtare:

Shortcuts

Share

Category