05/07/2025
Korce moj, moj te rafte pika C'me duhej mua Amerika? Dhe e di pse nga ty ika? S'me pelqente Bulevard "Republika" Korce moj, moj te rafte zia C'me duhej mua Greqia? Une ne Korce gjithe diten rija... haja fara stolave tek Parku Rinia.....
Korce moj, moj renc nga fiku
C'me duhej mua Selaniku?
Ty vertet gjithe rinia te iku...
por vetem 2 ore ne dite ti priste dritat elektriku
Korce moj, moj te rente Tsunami
C'me duhej mua Amsterdami?
Po e hengra ate koqe sallami...
Sa me mungon shtepia me tulla "Ragami"
Korce moj, moj te rente dambllaja
C'me duhej mua Kanadaja?
Pse nuk ndenja aty ku me polli mamaja?
Ku gjithe dimrin kercet pastermaja
Korce moj, moj qytet arsimi
C'me duhej mua emigrimi?
Vertet une mungonje ne ndonje ore mesimi...
po isha duhe pire kafen tek Shpetimi...
Korce moj, moj te shtypte vetura
C'me duheshin mua keto aventura?
Mua dhe rruges kur me zinte shurra
e beja mbrapa shkolles "Sotir Gurra"
Korce moj, moj Korca ime
C'fare po ben tani e dashura ime?
Korce moj, moj klub pianeci
tek ty gjen dhe qumesh Bulgareci
Pse te shajne lagjen radeneci....!!!!