Platon College

Platon College Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Platon College, School, Ruga Nacionale Korce-Erseke km-1, Korçë.

Ditën e mërkurë, datë 09.09.2026 u zhvillua ceremonia e fillimit të vitit të ri shkollor në Gjimnazin "Platon".Në një at...
10/09/2026

Ditën e mërkurë, datë 09.09.2026 u zhvillua ceremonia e fillimit të vitit të ri shkollor në Gjimnazin "Platon".
Në një atmosferë të ngrohtë e të përkushtuar, përshëndetëm nxënësit tanë të rinj dhe të rikthyer, duke i ftuar në një rrugëtim të ri drejt dijes, formimit dhe pjekurisë personale.
Ceremonia u hap me Najazmën nën drejtimin e Hirësisë së Tij, Mitropolitit z.Anastas,i cili në fjalën e tij jo vetëm i përshëndeti, por përmes fjalëve të Ungjillit i këshilloi nxënësit të bëhen njerëz më të mirë– një moment reflektimi dhe qetësie të brendshme, si një simbolikë e bukur për të nisur vitin me mendje të hapur dhe zemër të pastër.
Gjithashtu të pranishëm përfaqësues të Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Korçë, përfaqësues të zyrës së Koordinatorit të Ministrisë së Arsimit të Greqisë në Korçë, prindër, nxënës dhe mësues.
Urojmë një vit të mbarë, të suksesshëm dhe frytdhënës për të gjithë komunitetin tonë shkollor.
📖 Mirë se erdhët në vitin shkollor 2026–2027

Την Τετάρτη 9 Σεπτεμβρίου 2026 πραγματοποιήθηκε στο Λύκειο «Πλάτων» η τελετή έναρξης της νέας σχολικής χρονιάς.
Μέσα σε μια ζεστή και όμορφη ατμόσφαιρα, υποδεχθήκαμε τους νέους αλλά και τους μαθητές που επέστρεψαν στο σχολείο μας, ξεκινώντας μαζί ένα ακόμη ταξίδι γνώσης, μάθησης, προσωπικής ανάπτυξης και ωριμότητας.
Η τελετή ξεκίνησε με τον Αγιασμό, τον οποίο τέλεσε ο Σεβασμιότατος Μητροπολίτης κ. Αναστάσιος. Στον χαιρετισμό του καλωσόρισε τους μαθητές και, μέσα από τα λόγια του Ευαγγελίου, τους έδωσε ένα ιδιαίτερα όμορφο μήνυμα: να προσπαθούν να γίνονται κάθε μέρα καλύτεροι άνθρωποι. Ήταν μια ξεχωριστή στιγμή περισυλλογής και εσωτερικής ηρεμίας, ένα όμορφο ξεκίνημα για τη νέα σχολική χρονιά, με ανοιχτό μυαλό και καθαρή καρδιά.
Την εκδήλωση τίμησαν με την παρουσία τους εκπρόσωποι του Γενικού Προξενείου της Ελλάδας στην Κορυτσά, εκπρόσωποι του Γραφείου του Συντονιστή του Υπουργείου Παιδείας της Ελλάδας στην Κορυτσά, καθώς και γονείς, μαθητές και εκπαιδευτικοί. Ευχόμαστε σε όλους μια καλή, δημιουργική και επιτυχημένη σχολική χρονιά, γεμάτη γνώση, όμορφες στιγμές και νέες εμπειρίες!
Καλή σχολική χρονιά σε όλους!

02/08/2026
Ceremonia e mbylljes së studimeve në Kolegjin “Platon” në KorçëMaturantët u përcollën me urime, këshilla dhe mesazhe për...
06/07/2026

Ceremonia e mbylljes së studimeve në Kolegjin “Platon” në Korçë

Maturantët u përcollën me urime, këshilla dhe mesazhe për të ardhmen, në një ceremoni të thjeshtë dhe plot kuptim
Ditën e djeshme, në Kolegjin “Platon” në qytetin e Korçës, u zhvillua ceremonia e mbylljes së studimeve për nxënësit e vitit të tretë të gjimnazit. Në një atmosferë festive dhe emocionuese, maturantët u përshëndetën nga drejtues kishtarë, përfaqësues të arsimit, prindër, mësues dhe bashkënxënës.
Në ceremoni morën pjesë Hirësia e Tij, Mitropoliti i Korçës, Imzot Anastasi, Hirësia e Tij, Mitropoliti i Dhimitriadhës dhe Almiros, Imzot Ignati, Drejtori i Fondacionit “Frymë Dashurie”, z. Andi Rrëmbeci, fondacion që administron shkollën dhe i përket Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, zëvendëskoordinatorja e Arsimit Grek në Shqipëri, znj. Kreuza Andreu, prindër, nxënës dhe stafi mësimor i Kolegjit, i udhëhequr nga drejtoresha znj. Elena Tushi.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Mitropoliti i Korçës, Imzot Anastasi, përgëzoi maturantët për përfundimin e kësaj etape të rëndësishme të jetës së tyre shkollore dhe u përcolli urimet më të mira për rrugën që hapet përpara tyre. Ndër të tjera, ai i këshilloi të mos e harrojnë vendin e tyre dhe të ruajnë dëshirën për t’u kthyer një ditë e për të kontribuar në të. Ai theksoi se të rinjtë duhet të kenë në zemër ëndrrën që Korça jonë të bëhet një vend ku ata vetë do të dëshironin të jetonin, të punonin dhe të ndërtonin familjet e tyre.
Më pas, përshëndeti të pranishmit Mitropoliti i Dhimitriadhës dhe Almiros, Imzot Ignati, i cili falënderoi Mitropolitin e Korçës, Imzot Anastasin, për ftesën dhe mikpritjen. Në fjalën e tij ai kujtoi mësuesin e përbashkët, Kryepiskopin e ndjerë Anastas, i cili, siç theksoi, i këshillonte gjithmonë të kërkonin të vërtetën. Këtë të vërtetë ai e kishte gjetur te Krishti, dhe pikërisht kjo e shndërroi në një shembull të gjallë të dashurisë së vërtetë.
Duke iu drejtuar nxënësve, Imzot Ignati u uroi që të ndjekin këtë shembull, duke kërkuar në jetë të vërtetën, dashurinë dhe shërbimin ndaj njeriut.
Në vijim, Drejtori i Fondacionit “Frymë Dashurie”, z. Andi Rrëmbeci, përgëzoi nxënësit për arritjet e tyre dhe u uroi suksese të mëtejshme në studime dhe në jetën e tyre. Ai vlerësoi përkushtimin e tyre gjatë viteve të shkollimit dhe shprehu urimin që formimi i marrë në Kolegjin “Platon” t’i ndihmojë në rrugën e tyre të ardhshme.
Edhe zëvendëskoordinatorja e Arsimit Grek në Shqipëri, znj. Kreuza Andreu, uroi maturantët për sukseset e arritura. Ajo theksoi se fjalët e parafolësve e përfaqësonin plotësisht edhe atë, ndërsa përgëzoi në mënyrë të veçantë mësuesit për kontributin e tyre të çmuar. Znj. Andreu vuri në dukje se mësuesit shpesh e tejkalojnë veten dhe sakrifikojnë përtej detyrës së tyre të përditshme, në shërbim të nxënësve dhe të shkollës.
Ceremonia u mbyll me përshëndetjen e drejtoreshës së Kolegjit “Platon”, znj. Elena Tushi, e cila falënderoi të pranishmit, prindërit, stafin pedagogjik dhe vetë nxënësit. Ajo u uroi maturantëve suksese të mëtejshme, duke shprehur besimin se ata do të dinë ta përfaqësojnë denjësisht shkollën në çdo hap të jetës së tyre.
Në fund, fotografia e përbashkët dhe çasti simbolik i hedhjes së kapelave në ajër nga maturantët i dhanë ceremonisë ngjyrën e gëzimit dhe të emocionit. Kështu u mbyll një ceremoni e thjeshtë, por plot kuptim, ashtu siç i ka hije një momenti të rëndësishëm në jetën e çdo nxënësi.

Τελετή αποφοίτησης στο Κολλέγιο «Πλάτων» στην Κορυτσά

Οι απόφοιτοι της Γ΄ Λυκείου αποχαιρετήθηκαν με ευχές, συμβουλές και μηνύματα ευθύνης για το μέλλον
Χθες, στο Κολλέγιο «Πλάτων» στην πόλη της Κορυτσάς, πραγματοποιήθηκε η τελετή ολοκλήρωσης των σπουδών των μαθητών της Γ΄ τάξης του Λυκείου. Σε μια εορταστική και συγκινητική ατμόσφαιρα, οι απόφοιτοι δέχθηκαν ευχές και μηνύματα από εκκλησιαστικούς, εκπαιδευτικούς και θεσμικούς εκπροσώπους, καθώς και από τους γονείς, τους καθηγητές και τους συμμαθητές τους.
Στην τελετή παρέστησαν ο Σεβασμιώτατος Μητροπολίτης Κορυτσάς κ. Αναστάσιος, ο Σεβασμιώτατος Μητροπολίτης Δημητριάδος και Αλμυρού κ. Ιγνάτιος, ο Διευθυντής του Ιδρύματος «Πνεύμα Αγάπης», κ. Άντι Ρρέμπετσι, ιδρύματος το οποίο διαχειρίζεται το σχολείο και ανήκει στην Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας, η Αναπληρώτρια Συντονίστρια Ελληνικής Εκπαίδευσης στην Αλβανία, κ. Κρέουζα Ανδρέου, γονείς, μαθητές, καθώς και το διδακτικό προσωπικό του Κολλεγίου, υπό τη διεύθυνση της κ. Έλενα Τούσι.
Στον χαιρετισμό του, ο Μητροπολίτης Κορυτσάς κ. Αναστάσιος συνεχάρη τους αποφοίτους για την ολοκλήρωση αυτής της σημαντικής περιόδου της σχολικής τους ζωής και τους απηύθυνε θερμές ευχές για την πορεία που ανοίγεται μπροστά τους. Μεταξύ άλλων, τους συμβούλευσε να μην ξεχάσουν ποτέ τον τόπο τους και να διατηρήσουν μέσα τους την επιθυμία να επιστρέψουν κάποτε και να προσφέρουν σε αυτόν.
Τόνισε ακόμη ότι οι νέοι πρέπει να έχουν στην καρδιά τους το όραμα να γίνει η Κορυτσά μας ένας τόπος στον οποίο οι ίδιοι θα ήθελαν να ζήσουν, να εργαστούν και να δημιουργήσουν τις οικογένειές τους.
Στη συνέχεια, τους παρευρισκομένους χαιρέτισε ο Μητροπολίτης Δημητριάδος και Αλμυρού κ. Ιγνάτιος, ο οποίος ευχαρίστησε τον Μητροπολίτη Κορυτσάς κ. Αναστάσιο για την πρόσκληση και τη φιλοξενία. Στον λόγο του αναφέρθηκε στον κοινό τους δάσκαλο, τον μακαριστό Αρχιεπίσκοπο Αναστάσιο, ο οποίος, όπως σημείωσε, τους συμβούλευε πάντοτε να αναζητούν την αλήθεια.
Αυτή την αλήθεια, υπογράμμισε, ο μακαριστός Αρχιεπίσκοπος την είχε βρει στον Χριστό, και ακριβώς αυτό τον κατέστησε ζωντανό παράδειγμα έκφρασης της αληθινής αγάπης. Απευθυνόμενος στους μαθητές και τις μαθήτριες, ο κ. Ιγνάτιος τους ευχήθηκε να ακολουθήσουν το παράδειγμά του, αναζητώντας στη ζωή τους την αλήθεια, την αγάπη και τη διακονία προς τον άνθρωπο.
Ακολούθως, ο Διευθυντής του Ιδρύματος «Πνοή Αγάπης», κ. Άντι Ρρέμπετσι, συνεχάρη τους μαθητές για τις επιτυχίες τους και τους ευχήθηκε καλή πρόοδο και κάθε επιτυχία στις σπουδές και στη ζωή τους. Εξέφρασε την ευχή η παιδεία και η διαμόρφωση που έλαβαν στο Κολλέγιο «Πλάτων» να αποτελέσουν πολύτιμο εφόδιο για τη μελλοντική τους πορεία.
Η Αναπληρώτρια Συντονίστρια Ελληνικής Εκπαίδευσης στην Αλβανία, κ. Κρέουζα Ανδρέου, ευχήθηκε επίσης στους αποφοίτους καλή επιτυχία, σημειώνοντας ότι τα λόγια των προηγούμενων ομιλητών την εκφράζουν πλήρως. Παράλληλα, συνεχάρη ιδιαίτερα τους εκπαιδευτικούς για την πολύτιμη προσφορά τους, τονίζοντας ότι συχνά υπερβαίνουν τον εαυτό τους και θυσιάζονται πέρα από τα στενά όρια του καθήκοντος, προς όφελος των μαθητών και του σχολείου.
Η τελετή ολοκληρώθηκε με τον χαιρετισμό της Διευθύντριας του Κολλεγίου «Πλάτων», κ. Έλενα Τούσι, η οποία ευχαρίστησε τους παρευρισκομένους, τους γονείς, το διδακτικό προσωπικό και τους ίδιους τους μαθητές. Ευχήθηκε στους αποφοίτους καλή συνέχεια και περαιτέρω επιτυχίες, εκφράζοντας την πεποίθηση ότι θα εκπροσωπήσουν επάξια το σχολείο σε κάθε βήμα της ζωής τους.
Στο τέλος, η κοινή φωτογραφία και η συμβολική στιγμή κατά την οποία οι απόφοιτοι πέταξαν τα καπέλα τους στον αέρα έδωσαν στην τελετή τον τόνο της χαράς και της συγκίνησης. Έτσι ολοκληρώθηκε μια απλή, αλλά γεμάτη νόημα τελετή, όπως αρμόζει σε μια τόσο σημαντική στιγμή στη ζωή κάθε μαθητή.

KALENDARI I APLIKIMIT UNIVERSITAR 2026
05/07/2026

KALENDARI I APLIKIMIT UNIVERSITAR 2026

17/06/2026

Një ditë në jetën e një gjimnazisti.

Çdo ditë në shkollën tonë është një udhëtim i mbushur me të nxënë, miqësi, kreativitet dhe zhvillim personal. Përmes orëve mësimore, aktiviteteve dhe momenteve të paharrueshme, nxënësit tanë ndërtojnë njohuritë dhe aftësitë që i përgatisin për të ardhmen. Ja si duket një ditë në shkollën tonë përmes syve të një grupi nxënësish, të cilët përjetojnë çdo ditë momente të mbushura me mësim, bashkëpunim dhe kujtime të bukura.

A day in the life of a high school student.

Every day at our school is a journey of learning, friendship, creativity, and personal growth. Through lessons, activities, and unforgettable moments, our students build the knowledge and skills that prepare them for the future. Here is what a day at our school looks like through the eyes of a group of students who experience moments of learning, collaboration, and memorable experiences every day.

Μια μέρα στη ζωή ενός μαθητή Λυκείου.

Κάθε μέρα στο σχολείο μας είναι ένα ταξίδι γεμάτο μάθηση, φιλία, δημιουργικότητα και προσωπική ανάπτυξη. Μέσα από τα μαθήματα, τις δραστηριότητες και τις αξέχαστες στιγμές, οι μαθητές μας αποκτούν γνώσεις και δεξιότητες που τους προετοιμάζουν για το μέλλον. Δείτε πώς φαίνεται μια μέρα στο σχολείο μας μέσα από τα μάτια μιας ομάδας μαθητών, οι οποίοι βιώνουν καθημερινά στιγμές γεμάτες μάθηση, συνεργασία και όμορφες αναμνήσεις.

08/06/2026

Njoftim!

Provimi i pranimit për nxënësit e klasave të X-ta për vitin shkollor 2026-2027 do të zhvillohet ditën e hënë, në dt. 29 Qershor 2026, ora 09:00-12:00 pranë ambienteve të gjimnazit “Platon”.

Për çdo pyetje apo informacione të mëtjeshme na kontaktoni në nr. e telefonit +355 68 801 5973.
Ju mirëpresim!

Dyert tona janë të hapura për ëndrrat e së nesërmes! Nxënësit e klasave të 9-ta të qytetit të Korçës, vizituan gjimnazin...
05/06/2026

Dyert tona janë të hapura për ëndrrat e së nesërmes!
Nxënësit e klasave të 9-ta të qytetit të Korçës, vizituan gjimnazin tonë dhe u njohën me ambientet e shkollës, laboratorët, aktivitetet edukative dhe kulturore, frymën që na karakterizon, si dhe me disa nga sukseset që nxënësit tanë kanë arritur ndër vite. Ishte kënaqësi t’i kishim mes nesh dhe t’u prezantonim mundësitë që i presin në këtë etapë të re të rrugëtimit të tyre arsimor.

Shprehim mirënjohjen tonë të veçantë për Drejtoreshën e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Korçë-Pustec, Znj. Marjana Bacellari, për praninë dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj institucioneve arsimore dhe zhvillimit të cilësisë në arsim.

📚👨‍🎓Provimet e Maturës Shtetërore 2026 ‼️Çfarë NUK lejohet‼️ ❌Është rreptësisht e ndaluar që gjatë kohës së provimit të ...
31/05/2026

📚👨‍🎓Provimet e Maturës Shtetërore 2026 ‼️Çfarë NUK lejohet‼️

❌Është rreptësisht e ndaluar që gjatë kohës së provimit të keni me vete telefona, orë smart e çdo pajisje tjetër të lidhur inteligjencën artificiale 📵

❌Ndalohen gjithashtu kopjet, bisedat me nxënës të tjerë dhe përdorimi i materialeve të tjera të palejuara🗣️👨‍💻❌

Për t’ia dalë mbanë me sukses✅, mbështetuni tek përgatitja, përsëritja dhe besimi tek vetja juaj💬📖☺️

ℹ️Më shumë informacion👇
https://arsimi.gov.al/newsroom/udhezim-nr-27-date-30-12-2025/

Ditën e martë dt. 26.05.2026, shkolla jonë mirëpriti një vizitë të shkollës “Frymë Dashurie” Gjirokastër, të cilët u pri...
30/05/2026

Ditën e martë dt. 26.05.2026, shkolla jonë mirëpriti një vizitë të shkollës “Frymë Dashurie” Gjirokastër, të cilët u pritën nga drejtoria dhe stafi pedagogjik i shkollës.
Nxënësit patën mundësinë të njiheshin me bashkëmoshatarët e tyre dhe të vizitonin klasat, laboratorët dhe bibliotekën e shkollës.

Kjo eksperiencë ishte shumë e vlefshme sepse u krijuan miqësi të reja.
Vizita njëkohësisht forcoi bashkëpunimin dhe komunikimin mes shkollave.

Την Τρίτη, 26.05.2026, το σχολείο μας δέχτηκε επίσκεψη από το σχολείο «Πνοή Αγάπης» του Αργυροκάστρου το οποίο υποδέχτηκε η διεύθυνση και το διδακτικό προσωπικό του σχολείου. Οι μαθητές είχαν την ευκαιρία να συναντήσουν τους συμμαθητές τους και να επισκεφθούν τις τάξεις, τα εργαστήρια και τη σχολική βιβλιοθήκη.

Αυτή η εμπειρία ήταν πολύτιμη, καθώς δημιουργήθηκαν νέες φιλίες. Η επίσκεψη ενίσχυσε τη συνεργασία και την επικοινωνία μεταξύ των σχολείων.

Në kuadër të aktiviteteve të “Javës Olimpike” gjimnazi “Platon” mori pjesë në garat sportive, konkretisht në basketboll,...
26/05/2026

Në kuadër të aktiviteteve të “Javës Olimpike” gjimnazi “Platon” mori pjesë në garat sportive, konkretisht në basketboll, volejboll dhe tërheqje litari.
🏀⚽️Në këtë aktivitet nxënësit e shkollës sonë spikatën me performancën e tyre.
Aktiviteti solli jo vetëm një atmosferë festive por gjithashtu promovoi vlerat e sportit dhe bashkëpunimit mes të rinjve.

Address

Ruga Nacionale Korce-Erseke Km-1
Korçë
7001

Telephone

+355688015973

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Platon College posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Platon College:

Shortcuts

Share

Category