10/09/2026
📢 NJOFTIM PËR HAPJEN E APLIKIMEVE PËR PRANIMET NË PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË “MASTER PROFESIONAL” DHE “MASTER I SHKENCAVE” PËR VITIN AKADEMIK 2026-2027 ⬇️⬇️
🟡 𝐏𝐑𝐎𝐆𝐑𝐀𝐌𝐄𝐓 𝐌𝐀𝐒𝐓𝐄𝐑 𝐏𝐑𝐎𝐅𝐄𝐒𝐈𝐎𝐍𝐀𝐋 𝐐𝐄̈ 𝐎𝐅𝐑𝐎𝐍 𝐔𝐍𝐈𝐕𝐄𝐑𝐒𝐈𝐓𝐄𝐓𝐈 “𝐅𝐀𝐍 𝐒. 𝐍𝐎𝐋𝐈” ⏬
👉 www.unkorce.edu.al/archive/unkorce_programet/index_shqip.php?tipi=mp 👈
🟠 𝐏𝐑𝐎𝐆𝐑𝐀𝐌𝐄𝐓 𝐌𝐀𝐒𝐓𝐄𝐑 𝐈 𝐒𝐇𝐊𝐄𝐍𝐂𝐀𝐕𝐄 𝐐𝐄̈ 𝐎𝐅𝐑𝐎𝐍 𝐔𝐍𝐈𝐕𝐄𝐑𝐒𝐈𝐓𝐄𝐓𝐈 “𝐅𝐀𝐍 𝐒. 𝐍𝐎𝐋𝐈” ⏬
👉 https://unkorce.edu.al/archive/unkorce_programet/index_shqip.php?tipi=msh 👈
✅ Kanë të drejtë të aplikojnë për programet e ciklit të dytë, kandidatët që kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të parë, i cili rezulton i licencuar në momentin e regjistrimit të studentit, dhe akredituar në momentin e diplomimit të studentit, ose, janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë, të akredituar. Në rast pranimi kandidati është i detyruar të kryejë njësimin e diplomës pranë QSHA-së.
🗂 Kandidati paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm: ⏬
1️⃣ 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐞̈ 𝐞 𝐜𝐢𝐤𝐥𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞, ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin, përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Diplomë e ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës;
👉 𝐾𝑎𝑛𝑑𝑖𝑑𝑎𝑡𝑖, 𝑞𝑒̈ 𝑎𝑝𝑙𝑖𝑘𝑜𝑛 𝑝𝑒̈𝑟 𝑝𝑟𝑜𝑔𝑟𝑎𝑚 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑦𝑡𝑒̈ 𝑠𝑡𝑢𝑑𝑖𝑚𝑖 𝑛𝑒̈ 𝑐𝑖𝑘𝑙𝑖𝑛 𝑒 𝑑𝑦𝑡𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑠𝑡𝑢𝑑𝑖𝑚𝑒𝑣𝑒 𝑑𝑜𝑟𝑒̈𝑧𝑜𝑛 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑑𝑖𝑝𝑙𝑜𝑚𝑒̈𝑛 𝑑ℎ𝑒 𝑙𝑖𝑠𝑡𝑒̈𝑛 𝑒 𝑛𝑜𝑡𝑎𝑣𝑒/𝑠𝑢𝑝𝑙𝑒𝑚𝑒𝑛𝑡𝑖𝑛 𝑒 𝑑𝑖𝑝𝑙𝑜𝑚𝑒̈𝑠, 𝑜𝑠𝑒 𝑘𝑜𝑝𝑗𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒ℎ𝑠𝑢𝑎𝑟 𝑚𝑒 𝑜𝑟𝑖𝑔𝑗𝑖𝑛𝑎𝑙𝑖𝑛, 𝑡𝑒̈ 𝑐𝑖𝑘𝑙𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑦𝑡𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑠𝑡𝑢𝑑𝑖𝑚𝑒𝑣𝑒. 𝐷𝑖𝑝𝑙𝑜𝑚𝑎 𝑒 𝑐𝑖𝑘𝑙𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑦𝑡𝑒̈ 𝑒 𝑓𝑖𝑡𝑢𝑎𝑟 𝑗𝑎𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑖𝑡 𝑠ℎ𝑜𝑞𝑒̈𝑟𝑜ℎ𝑒𝑡 𝑚𝑒 𝑎𝑘𝑡𝑖𝑛 𝑒 𝑛𝑗𝑜ℎ𝑗𝑒𝑠 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑗𝑒ℎ𝑠𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑙𝑒̈𝑠ℎ𝑢𝑎𝑟 𝑛𝑔𝑎 𝑄𝑆𝐻𝐴-𝑗𝑎 𝑜𝑠𝑒 𝑘𝑜𝑝𝑗𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑖𝑗 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒ℎ𝑠𝑢𝑎𝑟 𝑚𝑒 𝑜𝑟𝑖𝑔𝑗𝑖𝑛𝑎𝑙𝑖𝑛, 𝑏𝑟𝑒𝑛𝑑𝑎 𝑎𝑓𝑎𝑡𝑒𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑐𝑎𝑘𝑡𝑢𝑎𝑟𝑎 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑡𝑒̈ 𝑢𝑑ℎ𝑒̈𝑧𝑖𝑚;
2️⃣ 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐞̈𝐧 𝐞 𝐌𝐚𝐭𝐮𝐫𝐞̈𝐬 𝐒𝐡𝐭𝐞𝐭𝐞̈𝐫𝐨𝐫𝐞 ose Dëftesën e Pjekurisë së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin, e konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP);
3️⃣ 𝐅𝐨𝐫𝐦𝐮𝐥𝐚𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭, e plotëson pranë sekretarisë;
4️⃣ 𝐅𝐨𝐭𝐨𝐤𝐨𝐩𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
5️⃣ 𝐃𝐲 𝐟𝐨𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞;
6️⃣ 𝐌𝐚𝐧𝐝𝐚𝐭𝐩𝐚𝐠𝐞𝐬𝐞̈𝐧 𝐞 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭.
📌 Aplikimet kryhen pranë 𝐬𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐞𝐤𝐫𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐦𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞 (Kati I, Fakulteti i Ekonomisë)
⏳ AFATI I FUNDIT I APLIKIMIT ËSHTË DATA 𝟓 𝐓𝐄𝐓𝐎𝐑 𝟐𝟎𝟐𝟔.
✨ 𝐒𝐔𝐊𝐒𝐄𝐒𝐄! ✨