05/08/2024
Meleku i vdekjes,
Azrafil i alejhi selam Emri Azrail29 nuk përmendet
në Kuran, por përmendet
vetëm Melekul-meut – Meleku
i vdekjes, ashtu siç e
pershkruan Kurani në ajetin
vijues:
“Thuaju: “Shpirtin do t’jua
marrë engjëlli i vdekjes, i cili
është caktuar per ju, e pastaj
do të ktheheni te Zoti jnaj“.
(Es-Sexhde, 11)
Mirëpo, janë shumë melekë, të
cilët i marrin shpirtrat siç na e
përmend Kurani ne këtë ajet: “Ai është Sunduesi mbi robërit
e Vet. Ai ju dërgon rojtarë
(engjëj) të cilët, kur ndonjërit
nga ju i vjen vdekja, ia marrin
shpirtin, duke mos bërë
kurrfarë lëshimi.” (El-En’am, 61)
Këta melekë janë të obliguar
për marrjen e shpirtrave, i
marrin shpirtrat e
mosbesimtarëve dhe të
mëkatarëve në mënyrë shumë
të rëndë dhe pa kurrfarë mëshire, të cilën gjë e
kuptojmë nga ajeti në vijim: “Eh, sikur të shihje se si engjëjt
ua marrin shpirtrat mohuesve!
I godasin ata në fytyrë dhe
shpinë (duke u thënë): “Shijoni
dënimin e zjarrit” ( El-Enfal, 50)
“Ah sikur t’i shihje keqbërësit
gjatë agonisë së vdekjes, kur
engjëjt i zgjasin duart (duke
thënë): “Dorëzoni shpirtrat
tuaj! Sot ju do të ndëshkoheni
me dënim poshtërues…” (El- En’am, 93) “E çfarë do të bëjnë ata, kur
engjëjt do t’ua ma shpirtin,
duke i rrahur në fytyrat dhe
shpinat e tyre?!” (Muhamed,
27)
Ndërsa kur shkojnë te
besimtarët që t’ua marrin
shpirtrat dhe që t’i bëjnë të
vdekur, ata u sjellin lajme të
mira, ashtu siç thotë Allahu
xheleshenuhu në Kuran: “Me të vërtetë, atyre që thonë:
“Zoti ynë është Allahu”, e
pastaj vazhdojnë të vendosur
në rrugën e drejtë, do t’u
zbresin engjëjt (para vdekjes)
e do t`u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni!
Dhe gëzojuni Xhenetit që ju
është premtuar. Ne jemi
mbrojtësit tuaj në jetën e
kësaj bote dhe në botën tjetër.
Atje do të keni cfarët`ju dëshirojë zemra dhe cfarë të
kërkoni.” (Fusilet, 30-31) 29
Emri Azrail nuk përmendet
në Kuran dhe në hadith, por në
disa thënie.