Kalimi i ekonomisë shqiptare në një ekonomi tregu e bënë të domosdoshëm krijimin e një Fakulteti të tillë i cili të ofronte njohuritë teorike dhe shprehitë aplikative të nevojshme për të kuptuar dhe implementuar funksionimin e ekonomisë. Në secilin program studimi jepen njohuri fondamentale dhe bashkëkohore lidhur me funksionimin e ekonomisë së tregut. Disa prej disiplinave që zhvillohen në këto programe studimi janë:
Ekonomiks, Makro dhe Mikroekonomi, Bazat e biznesit, Marketingut, Menaxhimit dhe Turizmit, Matematikë, Informatikë, Bazat e financës, Kontabilitet financiar, Drejtimi financiar, Kompjuterizimi financiar, Teoritë e drejtimit dhe organizimit, Ekonomiks ndërkombëtar, Marketing ndërkombëtar, Financë ndërkombëtar, Prodhim dhe shpërndarja e produktit turistik, Hotelet dhe drejtimi i tyre,etj. Disa nga disiplinat e përmendura janë të përbashkëta për të gjitha programet e studimit të Fakultetit Ekonomik. Fakulteti i Ekonomise mban lidhje me Fakultete, Universitete të tjera, si dhe me institucione studimore, kërkimore e shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë. Brenda vendit përmendim marrëdhëniet e komunikimit dhe bashkëpunimit me Institucionet e përmendura më sipër në Tiranë, Vlorë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Gjirokastër etj. Vlen të përmendet partneriteti i Fakultetit të Ekonomisë në projekte ndërkombëtare me universitete dhe fakultetet homologe jashtë Shqipërisë si në USA, Francë, Germani, Itali, Maqedoni, Greqi (TEI Selanik, Kozan, Follorinë), Bullgari (Universiteti i Sofies, Bllagoegradit) etj. Përmendim projektet TEMPUS, BASILEUS, NEDMED, CROSS BORDER STUDIES etj. Organizimi i Konferencave Shkencore nga Fakulteti i Ekonomisë ka shërbyer si një auditor i prezantimit dhe debatit të mendimit shkencor të studiuesve dhe ekspertëve të ekonomisë nga vendi dhe bota për çështje me interes universal.