17/10/2022
I mbajtur më 17.10.2022 në ambientet e rektoratit në orën 11:00, u zhvillua mbledhja e rradhës e Këshillit Studentor. Të pranishëm ishin anëtarët e Këshillit Studentor dhe senator të fakulteteve përkatëse.
Mbledhja u kryesua nga kryetari i këtij këshilli, Kodhel Zere, i cili uroi të gjithë studentët në fillimin e vitit të ri shkollor dhe parashtroi çështjet e mëposhtme :
1. Krijimin e kalendarit të aktiviteteve për vitin shkollor 2022-2023
2. Fushatë informimi për studentët e vitit të parë
3. Kërkesë për zyrën dhe vulën e Këshillit Studentor
4. Krijimin e një faqeje për Këshillin Studentor në rrjetet sociale
Secili anëtar u bë pjesë e bashkëbisedimit duke shprehur opinionet e tyre dhe u ndanë detyrat për çdo anëtar. Mbledhja u mbyll duke mbajtur shënim mungesat dhe vëretjet.