YJET

YJET Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from YJET, Elementary School, SHKOLLA "DEMOKRACIA", Korçë.

Ditë e hapur në klasën tonë  "Kur shkolla dhe familja bëhen bashkë, fëmija shkon drejt suksesit"  Nëpërmjet bashkëbisedi...
15/09/2026

Ditë e hapur në klasën tonë
"Kur shkolla dhe familja bëhen bashkë, fëmija shkon drejt suksesit"
Nëpërmjet bashkëbisedimit, prezantimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta, nxënësit dhe prindërit u njohën me organizimin e vitit shkollor, lëndët dhe pritshmëritë mësimore, rregullat e shkollës dhe klasës, objektivat e klasës e këtij viti, rëndësinë e shkrimit dhe etikës, uniformën, sigurinë e fëmijëve në mjediset fizike dhe digjitale, projektet eTwinning , si dhe mënyrat e bashkëpunimit familje–shkollë.

🌸 FTESË PËR DITËN E HAPUR Të dashur prindër, ju ftoj të hënën, më 14 shtator, ora 08:00 e vazhdim,  të bëheni pjesë e Di...
12/09/2026

🌸 FTESË PËR DITËN E HAPUR
Të dashur prindër,
ju ftoj të hënën, më 14 shtator, ora 08:00 e vazhdim, të bëheni pjesë e Ditës së Hapur të klasës sonë.
Gjatë kësaj dite do të njihemi me lëndët, organizimin e punës, projektet dhe veprimtaritë e këtij viti, si dhe me detyrat dhe përgjegjësitë e prindërve dhe rëndësinë e bashkëpunimit prind–mësues.
Bashkë, për një vit të bukur, të suksesshëm dhe plot arritje për fëmijët tanë!
Ju mirëpres!

Një tjetër udhëtim i bukur po nis… Dhe hapi ynë i parë drejt këtij viti të ri shkollor është takimi me librat tanë! 📖📌 N...
01/09/2026

Një tjetër udhëtim i bukur po nis…
Dhe hapi ynë i parë drejt këtij viti të ri shkollor është takimi me librat tanë! 📖
📌 Nesër, 2 shtator
🕤 Ora 09:30
🏫 Kati i dytë,
do të bëhet shpërndarja e librave shkollorë .
Le ta nisim këtë vit me entuziazëm, buzëqeshje, kureshtje dhe dëshirën për të mësuar gjëra të reja!
Çdo libër që hapim është një derë drejt një bote të re…
Na pret një vit i bukur së bashku!
Suksese!
Me shumë dashuri,
mësuesja juaj, Ornela Bazelli!

Pushime të mbara, nxënës të dashur! 🌞 Pas një viti të mbushur me përpjekje, mësime, suksese dhe kujtime të bukura, ju ur...
15/06/2026

Pushime të mbara, nxënës të dashur! 🌞
Pas një viti të mbushur me përpjekje, mësime, suksese dhe kujtime të bukura, ju uroj pushime të gëzuara, të qeta dhe plot aventura të këndshme.
Shijoni lojërat, udhëtimet, kohën me familjen dhe miqtë, por mos harroni se krahas argëtimit, një vend të rëndësishëm duhet të zërë edhe përsëritja e njohurive të fituara gjatë vitit shkollor. Lexoni, shkruani, ushtroni matematikën dhe zhvilloni aftësitë tuaja çdo ditë pak nga pak. Kështu do të riktheheni në shtator më të sigurt, më të përgatitur dhe gati për sfidat e reja të klasës së katërt.
Ju uroj një verë të bukur, plot buzëqeshje, shëndet dhe momente të paharrueshme! 🌞
Me dashuri dhe përzemërsi, mësuesja juaj !
Çdo ditë verore është një mundësi për të mësuar diçka të re!
🌞📚 PLAN VEROR PËR NXËNËSIT
“Mëso, lexo, krijo dhe rritu gjatë verës!”

📖 GJUHË SHQIPE
🌟 Lexo 4–5 libra të përshtatshëm për moshën time.
🌟 Mbaj një ditar leximi (çfarë lexova dhe çfarë më pëlqeu).
🌟 Shkruaj 1 tregim të shkurtër për pushimet e mia.
🌟 Përshkruaj: “Pushimet e mia verore”

🔢 MATEMATIKË
🌟 Ushtro mbledhje, zbritje dhe shumëzim.
🌟 Zgjidh ushtrime 2–3 herë në javë.
🌟 Përdor matematikën në jetën e përditshme (blerje, m***e, lojëra).

🌿 DITURI NATYRE
🌟 Vëzhgo natyrën dhe ndryshimet e motit.
🌟 Shënoj gjëra interesante që sheh.
🌟 Përgatit një mini-projekt veror.

🎨 KREATIVITET DHE ART
🌟 Vizatime verore 1–2 herë në javë
🌟 Punime me materiale të riciklueshme.
🌟 Krijo albumin tënd të verës.

🏃‍♀️ AKTIVITET FIZIK
🌟 Lojë dhe lëvizje çdo ditë.
🌟 Ecje, biçikletë ose sporte në natyrë
🌟 Kalo kohë aktive me familjen dhe shokët.

💡 AFTËSI JETESE
🌟 Ndihmo në punët e shtëpisë
🌟 Kujdesu për veten dhe rregullin tënd.
🌟 Bëhu më i/e pavarur çdo ditë

MOS HARRO!
📌 NË SHTATOR SJELL NË KLASË:
📖 Ditarin e leximit
🎨 Punimet e mia kreative
🌞 Kujtimet e verës

Sot ishte dita e fundit e këtij viti shkollor. ❤️"Një mëngjes ndryshe; një kujtim i paharruar;  fundi i një viti të buku...
12/06/2026

Sot ishte dita e fundit e këtij viti shkollor. ❤️
"Një mëngjes ndryshe; një kujtim i paharruar; fundi i një viti të bukur, por fillimi i ëndrrave të reja"
E nisëm me një mëngjes të ngrohtë, si një familje e madhe, duke ndarë jo vetëm ushqimin, por edhe buzëqeshjet, kujtimet dhe emocionet e një viti të tërë së bashku.
Nuk munguan bisedat dhe planet për vitin e ardhshëm shkollor, për ëndrrat, projektet dhe veprimtaritë që dëshirojmë të realizojmë.
Reflektuam mbi rrugëtimin tonë, analizuam çfarë arritëm këtë vit, sfidat që kapërcyem dhe sukseset që na bënë krenarë.
Ishte një moment i bukur vlerësimi, mirënjohjeje dhe shprese për rrugëtimin e ri që na pret. 🌟📚❤️🎓🏅

11/06/2026

Një nga momentet më të veçanta dhe më emocionuese të kësaj dite ishte ceremonia e diplomimit dhe ndarja e certifikatave, si dëshmi e mbylljes me sukses të një viti të mbushur me punë, përkushtim dhe arritje.
Çdo nxënës u vlerësua për përpjekjet, progresin dhe kontributin e tij gjatë vitit shkollor, duke marrë me krenari certifikatën që simbolizon rrugëtimin e tij drejt dijes dhe zhvillimit personal.
Emocione të veçanta sollën edhe fjalët e ngrohta dhe vlerësimet e prindërve, të cilët shprehën mirënjohjen dhe mbështetjen e tyre për punën e përbashkët gjatë këtij rrugëtimi.
Po aq prekës ishte edhe momenti i dhënies së vlerësimit nga dy studentet, Elena Bego dhe Grejsi Ustalli, kandidate për mësuese, të cilat zhvilluan praktikën profesionale në klasën tonë. Me përkushtimin, energjinë dhe dashurinë e tyre për fëmijët, ato u bënë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë dhe lanë kujtime të bukura tek nxënësit.
Kjo ceremoni nuk ishte vetëm një ndarje certifikatash, por një festë e suksesit, bashkëpunimit dhe kujtimeve të bukura që do të mbeten gjatë në zemrat tona.

11/06/2026

Prezantimi i Projektit Vjetor Ndërlëndor
Gjatë aktivitetit përmbyllës u prezantua puna e një viti të tërë, e mbushur me përpjekje, përkushtim, bashkëpunim dhe dëshirë për dijen, krijimtarinë dhe të bukurën.
Projekti ynë vjetor ndërlëndor “Miqtë e Mjedisit” ishte një shembull i mësimit nëpërmjet veprimit, ku nxënësit jo vetëm mësuan, por edhe kontribuan konkretisht për komunitetin dhe mjedisin. Ai u ndërtua mbi idenë se projektet më të suksesshme janë ato që janë të prekshme, të zbatueshme dhe që sjellin ndryshim të vërtetë përmes produkteve dhe rezultateve të tyre.
Si produkt përfundimtar, nxënësit krijuan Revistën Mjedisore, e cila përmbledh aktivitetet, përvojat, hulumtimet, krijimet dhe arritjet e tyre gjatë gjithë vitit shkollor.
Me krenari u bëmë “Miqtë e Mjedisit”, duke ndërmarrë nisma konkrete për mbrojtjen e tij.
Një ndër veprimtaritë më domethënëse ishte grumbullimi i tapave plastike, të cilat do të shërbejnë për të ndihmuar njerëzit në nevojë, në sigurimin e karrocave ose protezave, duke e kthyer kujdesin për mjedisin në një akt solidariteti dhe humanizmi.
Ky projekt na mësoi se ndryshimet e mëdha fillojnë nga veprat e vogla dhe se çdo fëmijë mund të bëhet një forcë pozitive për mjedisin dhe shoqërinë.
Së bashku mësuam, krijuam, bashkëpunuam dhe dëshmuam se kur dijet bashkohen me veprimin, lindin rezultate që lënë gjurmë.

11/06/2026

"Çdo krijim i vogël është një hap i madh drejt zbulimit të talentit dhe bukurisë që fshihet brenda çdo fëmije."
EKSPOZITA E DUARVE TË ARTA
Gjatë gjithë vitit shkollor, nxënësit duarartë kanë krijuar me dashuri, përkushtim dhe imagjinatë punime të mrekullueshme. Në këtë ekspozitë, secili nxënës organizoi ekspozitën e tij personale, duke prezantuar punimet e realizuara me duart e veta të arta.
Çdo punim mbart një histori të veçantë, orë pune, përpjekje, bashkëpunim, kreativitet dhe pasion për të bukurën. Këto krijime janë dëshmi e talentit, durimit dhe zhvillimit të aftësive të tyre gjatë këtij viti shkollor.
Sot festojmë jo vetëm produktet e punës së tyre, por edhe rrugëtimin e bukur të të mësuarit, krijimit dhe ëndërrimit. Unë dhe prindërit e tyre jemi krenarë për secilin prej tyre dhe për gjithçka kanë arritur të realizojnë me duart dhe zemrat e tyre të vogla, por plot talent.

Ju mirëpresim!
10/06/2026

Ju mirëpresim!

10/06/2026

Ekskursioni ynë virtual
“Tradita në Lëvizje: Lojërat Popullore në Edukimin Fizik të Fëmijëve”
Në kuadër të projektit eTwinning në ESEP, zhvilluam një ekskursion virtual ku ftuam të marrin pjesë shkollat partnere nga Shqipëria dhe Kosova.
Gjatë këtij takimi të veçantë me temë “Tradita në Lëvizje: Lojërat Popullore në Edukimin Fizik të Fëmijëve”, njohëm nga afër lojërat popullore të traditës shqiptare, ato lojëra me të cilat janë argëtuar dhe janë rritur prindërit tanë.
I ftuar special ishte koleksionisti dhe studiuesi i lojërave popullore, Arben Trebicka, i cili ndau me ne njohuri të vlefshme për historinë, vlerat edukative dhe rëndësinë e ruajtjes së këtyre lojërave ndër breza.
Ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për të mësuar, bashkëpunuar dhe për të mbajtur gjallë traditat tona.

Address

SHKOLLA "DEMOKRACIA"
Korçë
7004

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when YJET posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share