27/09/2023
Shkolla Dersnik
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla Dersnik, School, Korçë.
27/09/2023
07/02/2023
Nxënësit e talentuar të shkollave nga e gjithë Shqipëria kanë nisur punën dhe po angazhohen seriozisht për konkursin “Dhurata Për Mësuesin Tim” me rastin e 7 Marsit.
Këtë vit ky konkurs digjital është edhe më i veçantë pasi, për herë të parë, u jep mundësi të konkurrojnë edhe nxënësve të diasporës, frymëzuar nga mësuesit që i mësojnë gjuhën tonë të bukur shqipe, vlerat kombëtare, traditën dhe dashurinë për atdheun.
Ky është një konkurs gjithëpërfshirës sepse u jep mundësi të gjithë nxënësve të shprehen në fushën ku ata kanë më tepër talent, pikturë, skulpturë, zejtari, këngë, poezi, me apo pa mundësi ekonomike, kudo ku ata ndodhen, duke përfshirë edhe nxënësit me aftësi ndryshe.
🔴 Linku i aplikimit: https://forms.gle/cdawXPawZszr9ScN6
Punimet e përzgjedhura do të postohen në faqen facebook në datat 16-20 shkurt, të ndara në 4 albume të ndryshme, 3 sipas klasave (klasat 1-5, klasat 6-9, klasat 10-12) dhe 1 për nxënësit shqiptarë në diasporë.
Krijimet që do të marrin më shumë pëlqime (nga persona realë) në secilin album do të përcaktojnë fituesit e konkursit të cilët, së bashku me mësuesit e tyre, do të jenë pjesëmarrës në eventin final të datës 7 mars, të mbushur plot me surpriza dhe dhurata.
Një falënderim i veçantë edhe për të gjithë mësuesit dhe prindërit që gjatë këtyre ditëve po i nxisin dhe ndihmojnë nxënësit të shprehin talentin e tyre!🙏🏻
Pres me padurim të shoh të gjitha punimet!
✍🏻
05/02/2023
Në punën time takoj shpesh mësues që frymëzojnë me profesionalizmin dhe pasionin që i karakterizon e që e shfaqin çdo ditë me nxënësit e tyre.
I tillë është edhe mësues Armand Xhaferaj, i cili është diplomuar në vitin 2009 për Informatikë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani“ Elbasan dhe pas një përvoje prej rreth 15 vitesh në sektorin privat, në fushën e teknologjisë, vendos të konkurojë në Portalin "Mësues për Shqipërinë". Vetëm falë meritës së tij, këtë vit ai është emëruar mësues i TIK në shkollën "Sulë Harri" në Elbasan, ku kontribuon me shumë përkushtim edhe për programin e ri të informatikës dhe kodimit për nxënësit e klasave të para.
Suksese mësues Armandi dhe faleminderit që zgjodhe profesionin e nderuar të mësuesit! 🙏
👨🏫🏫
28/01/2023
25/01/2023
Për herë të parë do të kemi Regjistrin Shtetëror të Revistave Shkencore 📚 të botuara në Shqipëri.
Sapo kemi hartuar📄Rregulloren, ku përcaktohen procedurat dhe kriteret për përfshirjen e revistave shkencore në këtë regjistër, i cili ndihmon në strukturimin e kërkimit shkencor në fushën e publikimeve, duke e ngritur 🇦🇱 Shqipërinë në një nivel të ri përsa i përket transparencës, cilësisë së kërkimit shkencor, si dhe forcimit të ndërkombëtarizimit.
Falënderoj 🙏 të gjitha universitetet për kontributin e dhënë në finalizimin e këtij procesi dhe bashkëpunimin e frytshëm në përmbushjen e misionit tonë të përbashkët për rritjen e cilësisë në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.
➡️ https://cutt.ly/w9cIN2s
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Korçë
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 14:00 |
| Tuesday | 08:00 - 14:00 |
| Wednesday | 08:00 - 14:00 |
| Thursday | 08:00 - 14:00 |
| Friday | 08:00 - 14:00 |