08/06/2026
FSHNH.UNIKO
Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane në Universitetin 'Fan S. Noli' Korçë
08/06/2026
05/06/2026
Ne perfundim te lendes " Idete politike te shekullit te XX-te", studentet e Departamentit te Shkencave Sociale; te vitit te trete te programit Bachelor ne "Administrim dhe politika sociale" , realizuan prezantimin e detyrave te kursit permes projekteve me ne fokus; trajtimin dhe analizen e vepres se filozofes Hanahh Arendt, "Ndermjet se shkuares dhe se ardhmes".
Te ndare ne grupe, ata organizuan materialin, analizuan me kujdes disa prej koncepteve me te rendesishme te saj qe lidheshin ngushte me objektivat e kesaj lende dhe ndervepruan ne menyre aktive duke sjelle ne vemendje perdorimin e teknologjive te reja bashkekohore te trasmetimit dhe perpunimit te informacionit; te cilat nderthurrnin materialet fotografike, video ne forme debati, ngjarje historike etj.
Ne fokus te trajtesave ishin konceptet: pushtet politik, autoritet, autoritarizem, totalitarizem, liri.
Gjate prezantimit u percollen mesazhe te rendesishme per zhvillimin e qendrueshem, dinamik dhe cilesor te shoqerise se sotme dhe projeksionit te shendetshem te saj ne te ardhmen; duke u bazuar tek e shkuara dhe mesimet e nxjerra prej saj. Me rendesi te vecante ne kete prezantim ishin perpjekjet modeste ne propozimin e perfundimeve edhe rekomandimeve, te cilat reflektonin te menduarit kritik dhe analitik te studenteve.
Permes ketij prezantimi Doc. Ardian Matka, gershetoi format e ndryshme te mesimdhenies ne funksion te procesit te te nxenit efektiv, si nje proces i larmishem, i asimilueshme dhe i dobishem per te gjithe.
28/05/2026
✨Në Departamentin e Biologji-Kimisë u zhvillua ora e hapur me temë: “Qasjet pedagogjike dhe mësimdhënia efektive në edukimin biologjik: një rishikim mbi rolin dhe përgjegjësitë e mësuesit”, i udhëhequr nga Prof. Asoc. Stela Papa.
Ligjërata u fokusua në metodologjitë bashkëkohore të instruktimit në shkencat biologjike, duke analizuar kriteret shkencore për përzgjedhjen e strategjive më efektive dhe integrimin e tyre të harmonizuar në procesin mësimor. Gjatë këtij sesioni u prezantuan modele didaktike të aplikuara në institucione arsimore të akredituara në shkallë europiane dhe globale. Ndër to u veçuan: qasja tradicionale e ligjëratës dhe demonstrimit, metoda hulumtuese-shkencore, mësimdhënia e ndërmjetësuar nga teknologjia (përfshirë përdorimin e sistemeve kompjuterike dhe inteligjencës artificiale), si dhe format bashkëpunuese të diskutimit e punës në grup.
Ky aktivitet shërbeu si një platformë reflektimi dhe shkëmbimi profesional mbi rolin parësor të modelit të mësuesit në projektimin e një mjedisi mësimor produktiv, inovativ dhe në koherencë të plotë me kornizën e arsimit bashkëkohor.
27/05/2026
Gëzuar Kurban Bajramin! 🌙
Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Humane uron përzemërsisht të gjithë studentët, stafin akademik, administrativ dhe mbarë komunitetin: Gëzuar festën e Kurban Bajramit!
Kjo festë, e cila mbart në vetvete mesazhin e sakrificës, solidaritetit dhe humanizmit, le të shërbejë si një moment reflektimi për të forcuar urat e bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe harmonisë mes nesh.
Ju urojmë shëndet, mbarësi dhe suksese në familjet dhe angazhimet tuaja akademike e profesionale!
25/05/2026
✨ JAVA E EVROPËS 🇪🇺
🎓 Departamenti i Shkencave Sociale në FSHNH ORGANIZON SEMINARIN SHKENCOR:
📚 “KONVERGJENCA EVROPIANE DHE ZHVILLIMI SHOQËROR NË SHQIPËRI: QASJE NDËRDISIPLINORE NË SHKENCAT SOCIALE”
🎓 Departamenti i Shkencave Sociale e ka kthyer tashmë në traditë të përvitshme organizimin e veprimtarive në kuadër të Javës së Evropës. Me këtë rast, u zhvillua në mjediset e FSHNH-së seminari shkencor me temë: “Konvergjenca evropiane dhe zhvillimi shoqëror në Shqipëri: qasje ndërdisiplinore në shkencat sociale”.
✴ Në fjalën e hapjes, përgjegjësja e Departamentit, dr. Suela Dinellari, falënderoi pjesëmarrësit duke theksuar se ky seminar përfaqëson një hapësirë reflektimi shkencor dhe një urë komunikimi ndërmjet dijes, shoqërisë dhe aspiratës evropiane të Shqipërisë. Ajo shtoi se edhe referimet e këtij seminari prekin dimensione shumë aktuale të zhvillimit shoqëror: identitetin dhe qytetarinë evropiane, shëndetin mendor dhe inovacionin digjital, trashëgiminë kulturore përballë sfidave të integrimit, vetëqeverisjen vendore dhe politikat sociale, mobilitetin studentor dhe ndikimin e programeve evropiane, si dhe raportin ndërmjet imunitetit politik, shtetit të së drejtës dhe përgjegjësisë si institut vleror evropian.
✴ Punimet e këtij seminari i përshëndeti edhe rektori i UNIKO-s, prof. dr. Lorenc Ekonomi. Ndërsa theksoi rëndësinë e Javës së Evropës që promovon paqen, demokracinë, bashkëpunimin, diversitetin kulturor dhe integrimin evropian, ai u shpreh: “Një vit më parë UNIKO organizoi edhe simpoziumin shkencor për figurën e Zai Fundos, një figure të shquar të qytetit tonë, si njëri prej ideatorëve të manifestit fillestar që hodhi idenë e Evropës së bashkuar”. Në këtë kuadër, ai përgëzoi Departamentin e Shkencave Sociale për organizimin e këtij seminari dhe vuri në dukje hapjen e tij kohët e fundit si dhe bashkëpunimin me aktorë të rëndësishëm, si: pushteti lokal, organizata dhe shtresa të ndryshme, duke u bërë një faktor me peshë në komunitet e më gjerë.
✴ Përshëndetën takimin edhe dekani i FSHNH-së, prof. as. dr. Rafail Prodani, si dhe pedagogu i politikës evropiane, phd. Jordan Jorgji.
💻 Seminarini vijoi me prezantimet e punimeve të pjesëmarrësve, të cilat u ndoqën me interes nga stafi akademik, studentët, studiuesit dhe të ftuarit e tjerë.
📃 Në fund u shpërndanë certifikatat e pjesëmarrjes.
🙏 Një falënderim u përcoll edhe për të gjithë stafin dhe studentët e këtij Departamenti që u angazhuan në organizimin e këtij seminari shkencor.
21/05/2026
🌐 Bashkëpunim Ndërkombëtar në kuadër të Erasmus+
Në kuadër të programit Erasmus+, patëm kënaqësinë të mirëprisnim në një vizitë akademike pranë fakultetit tonë një grup pedagogësh nga Daugavpils University, Letoni.
Gjatë kësaj vizite, u zhvilluan disa leksione të hapura me studentët e programeve Bachelor dhe Master. Ky bashkëbisedim krijoi një hapësirë të vlefshme për shkëmbimin e eksperiencave akademike, profesionale dhe kulturore midis studentëve dhe profesorëve të ftuar.
Gjithashtu, u realizua edhe një takim zyrtar me Dekanatin e Fakultetit, ku në fokus të diskutimeve ishin mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. U shkëmbyen ide mbi zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe zgjerimin e aktiviteteve në kuadër të ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë.
Kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të partneriteteve të qëndrueshme, duke rritur mundësitë e lëvizshmërisë dhe zhvillimit si për stafin akademik, ashtu edhe për studentët tanë. 🤝🎓
📍 Ndiqni fotot nga momentet kryesore të vizitës dhe takimeve!
19/05/2026
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the school
Address
Ish Divizioni
Korçë
7001