Shkolla "9-vjeçare Abdyl Bajraktari " Koplik

Shkolla "9-vjeçare Abdyl Bajraktari " Koplik

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla "9-vjeçare Abdyl Bajraktari " Koplik, Education, Qender, Kopliku.

Photos from Shkolla "9-vjeçare Abdyl Bajraktari " Koplik's post 06/06/2026
Photos from Shkolla "9-vjeçare Abdyl Bajraktari " Koplik's post 06/06/2026

Një prezantim i bukur i projektit vjetor në lëndën Gjuhë Shqipe dhe TIK, nga nxënësja e talentuar e klasës së shtatë Armela Lekaj.
Përmes këtij projekti me temë: “Shmangia dhe përdorimi i panevojshëm i fjalëve të huaja në gjuhën shqipe”, nxënësit vunë në pah përdorimet e panevojshme të huazimeve në gjuhën shqipe dhe mënyrat e shmangies së tyre duke i zëvëndësuar me fjalët gjegjëse shqipe, me qëllim ruajtjen dhe pastërtinë e gjuhës sonë të bukur!
Krenohemi me nxënësit tanë të cilët punojnë me përgjegjësi dhe realizojnë projekte të tilla me vlerë dhe mesazhe për të gjithë komunitetin shqipfolës!
Mësuese e lëndës: A. Brojaj

Photos from Shkolla "9-vjeçare Abdyl Bajraktari " Koplik's post 05/06/2026

Festa e Abetares ✨📚

Nxënësit e klasës I-A festuan me gëzim dhe krenari Festën e Abetares, një moment i veçantë që shënon përfundimin e hapit të parë në botën e dijes.

Me recitime, këngë, valle dhe aktivitete të ndryshme, fëmijët treguan gjithçka kanë mësuar gjatë këtij viti shkollor. Kjo festë ishte një dëshmi e përkushtimit, punës dhe përparimit të tyre në rrugëtimin e bukur të të nxënit.

Urime të gjithë nxënësve për suksesin e arritur! Falënderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe të mësueses së dashur dhe të përkushtuar Senada Beqiri për realizimin e kësaj feste.

🌟 Abetarja u mbyll, por udhëtimi drejt dijes vazhdon!

Photos from Shkolla "9-vjeçare Abdyl Bajraktari " Koplik's post 03/06/2026

Me buzëqeshje, emocion dhe shumë gëzim, nxënësit e klasës 1-B festuan Festën e Abetares.
Me tematikën "Ne jemi Luledielli", fëmijët shkëlqyen si lulet që kthehen gjithmonë drejt dritës, duke treguar sa shumë kanë mësuar e sa bukur janë rritur gjatë këtij viti shkollor.
Nën përkujdesjen e mësueses Xhevahire Rosaj, ky udhëtim i parë në botën e shkronjave u kthye në një kujtim të bukur që do të mbetet gjatë në zemrat e tyre. 🌻✨

01/06/2026

Gëzuar 1 Qershorin !

bajraktari
Zva Malësi e Madhe

Lezh

Photos from Shkolla "9-vjeçare Abdyl Bajraktari " Koplik's post 01/06/2026

Gëzuar 1 Qershorin fëmijët e Shqipërise dhe diaspores,veçanarisht fëmijeve të shkollës sonë.
GËZUAR 😊😊😊
Zva Malësi e Madhe ☺️

Photos from Shkolla "9-vjeçare Abdyl Bajraktari " Koplik's post 26/05/2026

Ekipi i djemve të shkollës sonë fitoi vendin e dytë në lojën e volejbollit me shkollat 9-vjeçare të Malësisë së Madhe ☺️☺️

Want your school to be the top-listed School/college in Kopliku?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Qender
Kopliku
4301