26/05/2026
Myftinia Malësi e Madhe, 26 maj 2026
NJOFTIM
KURBAN BAJRAMI |E MËRKURE | 27 MAJ | 2026
— Myftinia Malësi e Madhe njofton se Dita e parë e Kurban Bajramit eshtë të mërkurën, më 27 maj 2026.
- Ceremonia e faljes së Kurban Bajramit zhvillohet në sheshin kryesor “KOPLIK”
- Falja e sabahut me xhemat bëhet në orën: 04.45.
- Mesazhe dhe keshilla fetare.
DO - Falja e Namazit të Kurban Bajramit eshtë n orën: 06.15.
- Hytbeja e Kurban Bajramit.
- Me zemër të mirë dhe për shumë jet Kurban Bajramin!
07/05/2026
Paraditen e ditës së merkurë dt.06.05.2026, Myftinia Malësi e Madhe në kuadër të aktiviteteve vjetore organizoi një vizitë me disa imamë po të kësaj myftinie në qytetet e Kosovës si; Prizen, Mitrovicë dhe Prishtinë.
Ndalesa e parë u bë në Mitrovicë ky mikëpritës ishte hoxha i nderuar Enis RAMA, në Xhaminë e Madhe *ISA BEGU*, një bisedë e ngrohtë, falja e namazit të drekës e shoqëruar me dhuratën e librit *Ta njohim Allahun* me 7 vëllime.
Autori i këtij libri është vetë hoxha i nderuar Enis RAMA.
Myftiu Edmir SMAJLAJ e falenderoi përzemërsisht në emrin e tij si dhe në emrin e të gjithë imamëve prezent imamin e nderuar për mikëpritjen.
Më pas vizita e radhës ishte në xhaminë e Veternikut në Prishtinë ku u pritën nga Imami i xhamisë Dr. Sedat RUSTEMI dhe kryesia e xhamisë.
Një bashkëbisedim i këndshëm me imamin e nderuar, këshilla nga një përvojë e suksesshme e hoxhës së nderuar Dr. Sedad RUSTEMI, falja e namazit të Iqindisë po në xhaminë e Veternikut.
Myftiu Edmir SMAJLAJ falenderoi mikpritësit për rezervimin e kohës së tyre, për mikpritjen dhe angazhimin e tyre në këtë vizitë.
Më pas vizita u përqëndru edhe në xhaminë e Matit 1 po në Prishtinë.
Në kthim ndalesa e radhës në Prizrenin e minareve ku mikpritës hoxha i nderuar Mazllam Mazllami, minutat e ndejës në shoqërimin e kafesë me të ikun pa u kuptuar fare.
Hoxhën e nderuar e spikat përvoja e madhe në davet, e komunikimi me njerëzit.
Në fund të këtij takimi myftiu falendroi imamët që morën pjesë në këtë aktivitet.
09/04/2026
Të nderuar besimtarë!
Kemi kënaqësinë të ju ftojmë që të merrni pjesë në ligjërimin e ditës së xhuma, dt; 10 Prill 2026 ora; 12.40.
Xhamia Boriç i Madh. Mysafir është hoxha i nderuar: Ulvi FEJZULLAHI.
18/02/2026
Pasditen e ditës së shtunë dt: 17 Shkurt 2026, në xhaminë e Boriçit të Madh Malësi e Madhe u mbajt Tribuna me temë: “Mirë se vjen o Ramazan” ku i ftuar special ishte myftiu i Krujës Aorel SENJA.
Tribuna vijoi me lexim e disa ajeteve Kur’anore nga Teologu Elsaid TAHIRI.
Myftiu Edmir SMAJLAJ përshëndeti të pranishmit për prezencën e tyre si dhe i uroi të ftuarit sukses në ligjërimin e tij.
Ligjëruesi në këtë tribunë së pari falenderoi Myftiun Edmir SMAJLAJ për ftesen.
Së dyti ligjëruesi shpalosi vlerat e muajit të bekuar Ramazan për të cilin duhet të përgatitet besimtari jo vetëm në kohën kur vjen Ramzani por muaj më përpara, siç ka ardhur në shumë transmetime se si e kan pritur Ramazanin të parët e Islamit.
Muaji Ramazan i bashkon besimtarët në; syfyr, iftar, namaz, sadaka, lexim të Kur’anit e vepra shumë të mira.
Është mirësi e madhe që Allahu na e ka mundësuar ta mbërrijmë këtë muaj të begatë, sa e sa njerëz ishin me ne në Ramazanin tjetër, e sa e sa njerëz nuk e mbërritën këtë Ramazan.
Në këtë muaj ndodhet një natë e veçantë ku shpërblimi i ibadetit në të është sa një jetë e njeriut dhe ajo është nata e Kadrit.
Duke e lutur Allahun që ta mbërrijmë këtë muaj e të marrim shpërblimin e tij të plotë.
Në fund të tribunës myftiu Edmir SMAJLAJ ftoi të pranshmit dhe çdo besimtar ta respektojnë mysafirin e Allahut muajin Ramazan siç i ka hije çdo besimtari.
https://myftinia-malesiemadhe.org/mire-se-vjen-o-ramazan-2/
14/02/2026
Kemi kënaqësinë t'ju ftojmë në tribunën e cila do të mbahet ditën e Marte me dt: 17 Shkurt 2026, në xhaminë e Boriçit të Madh, me namaz të Iqindisë ora; 15.15.
I ftuar special Myftiu i qytetit Krujë: AOREL SENJA .
MIRË SE VINI.
14/02/2026
Pasditen e ditës së shtunë dt: 14 Shkurt 2026, në xhaminë e Koplikut Qëndër pranë myftinisë Malësi e Madhe sipas njoftimit të bërë pak ditë më përpara ku i ftuar ishte profesor Ferid Piku me temen: “MIRË SE VJEN O RAMAZAN”.
Myftiu Edmir SMAJLAJ përshëndeti të pranishmit për prezencën e tyre si dhe i uroi të ftuarit sukses në ligjërimin e tij.
I ftuari Profesor Ferid PIKU së pari falenderoi Myftiun Edmir SMAJLAJ për ftesen për të marrë pjesë në këtë tribunë.
Së dyti ligjëruesi në këtë tribunë shpalosi vlerat e Islamit i cili i bashkon të gjithë besimtarët në Namazet ditore, në Haxh e në umre.
muaji Ramazan i bashkon besimtarët në; syfyr, iftar, në namaz të veçantë siç është namazi i teravive, lexim i Kur’anit, lëmoshë.
Duke pasur parasysh gjithë këto mirësi të mëdha e vlera të veçanta që ka Ramazani na del e udhës ti themi Ramazanit mirë se vjen.
Nëse namazi, haxhi, umreja sadakaja dhe zeqati e kanë shpërblimin nga 10 deri në 700 herë, agjërimi shpërbilimin e ka të veçantë ku shpërblimi për të është direkt nga Allahu, ku dihet se shpërblimi është i panumërt.
Është mirësi e madhe që Allahu na e ka mundësuar ta mbërrijmë këtë muaj të begattë ndodhet një natë e veçantë k shpërblimi i ibadetit në të është sa një jetë e njeriut dhe ajo është nata e Kadrit.
Duke e lutur Allahun që ta mbërrijmë këtë muaj e të marrim shpërblimin e tij të plotë.
Në fund të tribunës myftiu Edmir SMAJLAJ ftoi të pranshmit dhe çdo besimtar ta respektojnë mysafirin e Allahut muajin Ramazan siç i ka hije çdo besimtari.
https://myftinia-malesiemadhe.org/pasditen-e-dites-se-shtune-dt-14-shkurt-2026/
13/02/2026
Te nderuar
Selamun alejkum
Kemi kenaqesine t’ju ftojme ne Tribunen me teme; “Mire se vjen o Ramazan”
Ku mysafir eshte Profesor Ferid PIKU
10/02/2026
Kemi kënaqësinë t'ju ftojmë në tribunën e cila do të mbahet ditën e shtunë me dt: 14 shkurt 2026 në xhaminë Koplik Qëndër, me namaz të Iqindisë.
I ftuar special në këtë tribunë hoxha i nderuar: Profesor Ferid PIKU.
MIRË SE VINI.