Shkolla ''Bido Sejko'' Konispol - Faqja Zyrtare

Shkolla ''Bido Sejko'' Konispol - Faqja Zyrtare Kjo eshte faqja zyrtare e shkolles ''Bido Sejko'' Konispol

📚Me shumë gëzim presim një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor 2026-2027. 📚🎓Stafi i shkollës së bashkuar "Bido Sejko...
15/09/2026

📚Me shumë gëzim presim një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor 2026-2027. 📚🎓
Stafi i shkollës së bashkuar "Bido Sejko" ju uron një vit të mbushur me dije, suksese, miqësi të bukura dhe momente të paharrueshme🌻. Çdo ditë në shkollë është një mundësi e re për të mësuar, për t’u rritur dhe për t’iu afruar ëndrrave tuaja.🥰
⚘️Së bashku me nxënësit dhe prindërit në këtë ditë të veçantë i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë Konispol z.Ergest DULE ,i cili uroi gjithashtu nxënësit për këtë vit shkollor .⚘️
🌻Pjesë e pandarë e kësaj dite ,ishin edhe ish mësues të shkollës që me kontributin e tyre kanë lënë gjurmë në breza . 👏📚
📚Suksese të gjithë fëmijëve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës ,nxënësve që vijnë për herë të parë në një cikët të ri si në AMU dhe në AML ,suksese maturantëve në sfidën e tyre më të rëndësishme! 🥰👏🏢
🏢Urime të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve për arritje sa më të larta ! 🔖📑⚘️

📌  “𝑨𝒓𝒔𝒊𝒎𝒊 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒂𝒓𝒎𝒂 𝒎𝒆̈ 𝒆 𝒇𝒖𝒒𝒊𝒔𝒉𝒎𝒆, 𝒕𝒆̈ 𝒄𝒊𝒍𝒆̈𝒏 𝒏𝒆 𝒎𝒖𝒏𝒅 𝒕𝒂 𝒑𝒆̈𝒓𝒅𝒐𝒓𝒊𝒎 𝒑𝒆̈𝒓 𝒕𝒆̈ 𝒏𝒅𝒓𝒚𝒔𝒉𝒖𝒂𝒓 𝒃𝒐𝒕𝒆̈𝒏.” – 𝑵𝒆𝒍𝒔𝒐𝒏 𝑴𝒂𝒏𝒅𝒆𝒍𝒂⚪ Ne...
13/09/2026

📌 “𝑨𝒓𝒔𝒊𝒎𝒊 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒂𝒓𝒎𝒂 𝒎𝒆̈ 𝒆 𝒇𝒖𝒒𝒊𝒔𝒉𝒎𝒆, 𝒕𝒆̈ 𝒄𝒊𝒍𝒆̈𝒏 𝒏𝒆 𝒎𝒖𝒏𝒅 𝒕𝒂 𝒑𝒆̈𝒓𝒅𝒐𝒓𝒊𝒎 𝒑𝒆̈𝒓 𝒕𝒆̈ 𝒏𝒅𝒓𝒚𝒔𝒉𝒖𝒂𝒓 𝒃𝒐𝒕𝒆̈𝒏.” – 𝑵𝒆𝒍𝒔𝒐𝒏 𝑴𝒂𝒏𝒅𝒆𝒍𝒂
⚪ Nesër për fëmijët është një ditë ndryshe, një hap tjetër drejt së ardhmes, një sfidë e re. Nxënësit e klasës së parë hyjnë në një ambjent pak të njohur për ta, nxënësit e klasave të nënta dhe të dymbëdhjeta fillojnë sfidën drejt maturimit dhe gjithë të tjerët ngjitin një shkallë në rrugëtimin e tyre drejt dijes. 📚📄🖋️
⚪ Shkolla "Bido Sejko" këtë vit i mirëpret nxënësit me kushtet më të mira fizike, didaktike dhe një staf të kompletuar pegagogjik duke përfshirë, sistem të plotë ngrohjeje dhe ftohjeje, sistem të kompletuar higjeno-sanitar, klasa të kompletuara, laboratorë informatike, gjuhësh, bio-kimie, mjedise sportive brenda dhe jashtë si dhe mjedise shplodhëse, argëtuese dhe të sigurta për fëmijët. ☺️🤍🧭🏢
⚪ Ju urojmë të gjithë nxënësve dhe prindërve të tyre një vit sa më të mbarë e të suksesshëm shkollor. 🎉🎆

06/07/2026

📌 Njoftim mbi regjistrimet në klasë të parë dhe në klasë të 10-të.
Drejtoria e shkollës "Bido Sejko" Konispol ju bën me dije se duke nisur që sot e Hënë 6 Korrik 2026 dhe deri në datën 31 Korrik 2026 hapet ndërfaqja në e-albania për regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë dhe në klasën e dhjetë.
⚪ Regjistrimi do të kryhet nga llogaria e e-albania të njërit prej prindërve ose kujdestarëve ligjorë në rastet përkatëse.
Për çdo paqartësi apo informacion shtesë lutemi të kontaktoni personat e mëposhtëm:
1. Salo SADUSHI përgjegjëse për SMIP. Tel: +355692880303
2. Ibrahim HUSEJNI mbikëqyrës i MSh. Tel: +355688443884
Suksese fëmijëve! 📖

Një mbrëmje e gëzuar!Mësuesja jonë e dashur,nuk të harrojmë kurrë!🙏❤️❤️Rezultatet e klasës së pestë dhe mbarimi i një ci...
01/07/2026

Një mbrëmje e gëzuar!Mësuesja jonë e dashur,nuk të harrojmë kurrë!🙏❤️❤️
Rezultatet e klasës së pestë dhe mbarimi i një cikli mësimor,📚📚mes prindërve,mësuesve,nxënësve!☀️☀️☀️😍😍

01/07/2026

Nxënësit e klasës së pestë,nën drejtimin e mësueses Marinela Papa,mbyllën vitin shkollor,me një veprimtari të bukur!
Prania e prindërve,të cilët janë mbështetësit kryesorë,përcollën emocione të veçanta te fëmijët e tyre!
Kalofshi verë të mbarë,të gëzuar!
Urimet më të mira,në klasën e gjashtë!🙏☀️☀️🌸🌸❤️❤️

22/06/2026

👨‍👩‍👧‍👦Të dashur maturantë! 🌻🥰
Me provimin që do të zhvilloni nesër, atë të lëndës me zgjedhje mbyllni një kapitull të rëndësishëm të jetës suaj shkollore. ⚘️ Mos harroni se suksesi nuk matet vetëm me notat, por edhe me përkushtimin, këmbënguljen dhe punën që keni bërë për të arritur deri këtu.🌻
Hyni në provim me besim te vetja dhe te dijet tuaja. Çdo përpjekje e bërë gjatë këtyre viteve ka vlerë dhe do të shpërblehet.👏👏🥰
Suksese në këtë sfidë të fundit dhe rrugë të mbarë drejt ëndrrave dhe synimeve tuaja! 🌟📚🎓
✅️Dalshi faqebardhë!👏👨‍👩‍👧‍👦✅️

15/06/2026

⚘️Suksese maturantëve të shkollës së bashkuar " Bido Sejko"në provimin që do të zhvilloni nesër në lëndën e Matematikës ! Besoni në veten tuaj, në përgatitjen dhe punën që keni bërë gjatë gjithë kësaj kohe.🌻 Qëndroni të qetë, të përqendruar dhe lexoni me kujdes çdo pyetje.👏👏
🥰 Shkoni me besim dhe optimizëm, sepse çdo hap që keni bërë deri tani ju ka sjellë më pranë suksesit.👏👏⚘️
Suksese të gjithëve dhe rezultate sa më të mira! 📚✏️🎓🍀

12/06/2026
📌 𝑨𝒃𝒆𝒕𝒂rja 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒎𝒆̈ 𝒔𝒉𝒖𝒎𝒆̈ 𝒔𝒆 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒍𝒊𝒃𝒆̈𝒓; 𝒂𝒋𝒐 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒅𝒓𝒊𝒕𝒂 𝒆 𝒑𝒂𝒓𝒆̈ 𝒆 𝒅𝒊𝒋𝒆𝒔, 𝒄̧𝒆𝒍𝒆̈𝒔𝒊 𝒒𝒆̈ 𝒉𝒂𝒑 𝒅𝒚𝒆𝒓𝒕 𝒆 𝒈𝒋𝒖𝒉𝒆̈𝒔 𝒅𝒉𝒆 𝒇𝒊...
12/06/2026

📌 𝑨𝒃𝒆𝒕𝒂rja 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒎𝒆̈ 𝒔𝒉𝒖𝒎𝒆̈ 𝒔𝒆 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒍𝒊𝒃𝒆̈𝒓; 𝒂𝒋𝒐 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒅𝒓𝒊𝒕𝒂 𝒆 𝒑𝒂𝒓𝒆̈ 𝒆 𝒅𝒊𝒋𝒆𝒔, 𝒄̧𝒆𝒍𝒆̈𝒔𝒊 𝒒𝒆̈ 𝒉𝒂𝒑 𝒅𝒚𝒆𝒓𝒕 𝒆 𝒈𝒋𝒖𝒉𝒆̈𝒔 𝒅𝒉𝒆 𝒇𝒊𝒍𝒍𝒊𝒎𝒊 𝒊 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒖𝒅𝒉𝒆̈𝒕𝒊𝒎𝒊 𝒕𝒆̈ 𝒈𝒋𝒂𝒕𝒆̈ 𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒃𝒖𝒌𝒖𝒓 𝒅𝒓𝒆𝒋𝒕 𝒔𝒉𝒌𝒓𝒐𝒏𝒋𝒂𝒗𝒆 𝒅𝒉𝒆 𝒍𝒊𝒃𝒓𝒂𝒗𝒆!
⚪ Me shumë gëzim dhe krenari, nxënësit e klasës së parë me mësues Z. Emin BRAHO përfunduan me sukses udhëtimin e tyre të parë në botën e shkronjave dhe leximit - FESTËN E ABETARES. 📖
⚪ Pas shumë përpjekjesh, pune dhe përkushtimi gjatë vitit shkollor, vogëlushët tanë mësuan të lexojnë, të shkruajnë dhe të hedhin hapat e parë drejt dijes. 🎉🌟🥇 Abetarja ishte shoqja e tyre e parë në këtë rrugëtim të bukur, ndërsa sot ata e festojnë me krenari përfundimin e saj.📖👏💥💫
⚪ Kjo festë është dëshmi e suksesit, përkushtimit dhe rritjes së tyre, por edhe e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet nxënësve, mësueseve dhe prindërve. Buzëqeshjet në fytyrat e fëmijëve janë shpërblimi më i bukur për të gjithë. 🎊🌟📖
⚪ Urojmë që dashuria për librin, dijen dhe shkollën t'i shoqërojë gjithmonë në rrugën e tyre drejt suksesit. Qofshi gjithmonë të etur për të mësuar, të guximshëm në ëndrrat tuaja dhe të lumtur në çdo hap të jetës! 🙏☺️🤍
Gëzuar Festën e Abetares, nxënës të dashur! 🎆🎇🎉

Address

Konispol, Sarandë
Konispol
9705

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

00355692485253

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla ''Bido Sejko'' Konispol - Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla ''Bido Sejko'' Konispol - Faqja Zyrtare:

Shortcuts

Share

Category