01/10/2025
▪️1 Tetor- Dita Botërore e të Moshuarve ▪️👵🧓
✨️“Të moshuarit janë drita e urtësisë që ndriçon udhën e brezave të rinj.”✨️
Nën këtë logo, sot hapëm dyert dhe ofruam një ditë plot ngjyra për të moshuarit e komunitetit tonë!🌈
Senati i shkollës ,në bashkëpunim me SHPS-në udhëhoqën një veprimtari ndryshe, ku nxënësit tanë plot dashuri interpretuan dhe treguan se respekti për të moshuarit është farë që mbin në zemrat e brezit të ri dhe lulëzon në një shoqëri më të mirë.✅️👨👩👦👦
Ndamë kujtime, përvoja jete dhe morëm këshilla me vlerë!🍃
🌸Dashuria dhe kujdesi ndaj tyre kultivon kulturën e mirënjohjes, sepse ata janë ura që lidhin të shkuarën me të ardhmen tonë!🌸