Universiteti Qiriazi

Universiteti Qiriazi Programe studimi të akredituara në Ekonomi, Drejtësi, Sporte dhe në Kolegjin Profesional të lartë.

16/09/2026

⚖️ E ardhmja jote në Drejtësi fillon me zgjedhjen e duhur!

Prof. As. Dr. Enida Bozheku, Dekane e Fakultetit të Drejtësisë në Kolegjin Universitar Qiriazi, fton të gjithë maturantët që duan të ndërtojnë një të ardhme në fushën e Drejtësisë të bëhen pjesë e familjes Qiriazi. 🎓

📚 Një formim akademik i orientuar drejt praktikës, dijeve bashkëkohore dhe zhvillimit profesional, në një mjedis që të përgatit për sfidat e së ardhmes.

Diploma është një arritje e rëndësishme, por përgatitja e vërtetë për të ardhmen shkon përtej saj.Një universitet duhet ...
14/09/2026

Diploma është një arritje e rëndësishme, por përgatitja e vërtetë për të ardhmen shkon përtej saj.

Një universitet duhet të të ndihmojë të zhvillosh aftësi praktike, mendim kritik, vetëbesim dhe përvojat që të afrojnë me botën profesionale.

Çfarë duhet t’i japë universiteti një studenti përtej auditorit? Zbulojeni në artikullin e plotë në faqen zyrtare të Kolegjit Universitar Qiriazi.

https://qiriazi.edu.al/diploma-nuk-mjafton-cfare-duhet-te-te-jape-universiteti-pertej-auditorit/

Një diplomë Master nuk është thjesht vazhdimi i studimeve. Është mundësia për të thelluar njohuritë, për të zgjeruar per...
11/09/2026

Një diplomë Master nuk është thjesht vazhdimi i studimeve. Është mundësia për të thelluar njohuritë, për të zgjeruar perspektivën profesionale dhe për t’u përgatitur më mirë për hapin e radhës në karrierë.

Në Kolegjin Universitar Qiriazi mund të zgjedhësh programin që i përshtatet fushës ku dëshiron të zhvillohesh:

* Financë
* Administrim Biznesi
* Mësuesi në Edukim Fizik, Sporte dhe Shëndet

Nëse je gati ta çosh më tej formimin tënd akademik, aplikimet për programet e studimit Master bëhen pranë Sekretarisë Mësimore deri më 5 tetor 2026.

🌐https://www.qiriazi.edu.al
📨mailto:[email protected]
🌳linktr.ee/qiriazi
☎️+355 67 2000 874
📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

🌍 Day 2 | Youth Capacity Building WorkshopSot u zhvillua dita e dytë e Workshop-it për Ndryshimet Klimatike dhe Korrupsi...
11/09/2026

🌍 Day 2 | Youth Capacity Building Workshop

Sot u zhvillua dita e dytë e Workshop-it për Ndryshimet Klimatike dhe Korrupsionin, organizuar në ambientet e Kolegjit Universitar Qiriazi, në kuadër të nismës GRACE të UNODC.

Përmes metodologjisë interaktive Climate Fresk, të rinjtë vijuan të thellojnë njohuritë mbi lidhjen mes ndryshimeve klimatike dhe korrupsionit, duke diskutuar mbi transparencën, integritetin dhe rëndësinë e veprimit të përbashkët.

🤝 Një ditë e dedikuar bashkëpunimit, shkëmbimit të ideve dhe fuqizimit të të rinjve për t’u bërë liderë të integritetit klimatik në komunitetet e tyre.

Njoftim! Në datat 15-17 shtator mund të aplikoni online për programet e studimit të Kolegjit Universitar Qiriazi përmes ...
11/09/2026

Njoftim!

Në datat 15-17 shtator mund të aplikoni online për programet e studimit të Kolegjit Universitar Qiriazi përmes portalit U-Albania.

Gjatë aplikimit, keni mundësinë të përzgjidhni deri në 10 programe studimi, sipas interesave dhe preferencave tuaja.

Njihuni me programet e studimit të ofruara nga Kolegji Universitar Qiriazi, bëni përzgjedhjen tuaj në portalin U-Albania dhe përfundoni aplikimin brenda datës 17 shtator.

Ju urojmë suksese!

🌐https://www.qiriazi.edu.al
📨mailto:[email protected]
🌳linktr.ee/qiriazi
☎️+355 67 2000 874
📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

🌍 Dita e parë e Youth Capacity-Building Workshop on Climate Change and Corruption u zhvillua sot në Kolegjin Universitar...
10/09/2026

🌍 Dita e parë e Youth Capacity-Building Workshop on Climate Change and Corruption u zhvillua sot në Kolegjin Universitar Qiriazi, në kuadër të GRACE Initiative – Global Resource for Anti-Corruption Education and Youth Empowerment, në bashkëpunim me United Nations Office on Drugs and Crime (UNODC).

Një ditë e dedikuar të rinjve, edukimit dhe ndërgjegjësimit mbi lidhjen mes ndryshimeve klimatike, integritetit dhe luftës kundër korrupsionit. 🌱⚖️

Përmes diskutimeve, metodave interaktive dhe punës bashkëpunuese, të rinjtë pjesëmarrës u angazhuan për të kuptuar më thellë sfidat që prekin komunitetet tona dhe rolin që ata mund të luajnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe transparente.

📍 Kolegji Universitar Qiriazi
📅 10–11 Shtator 2026
🤝 UNODC × GRACE Initiative × Qiriazi

Sepse ndryshimi nis me një brez të informuar, të angazhuar dhe me integritet. 🌍✨

Universiteti nuk nis vetëm ditën kur ulesh për herë të parë në auditor. Përgatitja fillon më herët, me zgjedhje dhe hapa...
07/09/2026

Universiteti nuk nis vetëm ditën kur ulesh për herë të parë në auditor. Përgatitja fillon më herët, me zgjedhje dhe hapa që mund ta bëjnë këtë kapitull të ri më të qartë, më të organizuar dhe më të bukur.

Cilat janë 7 gjërat që ia vlen të bësh përpara se të nisësh universitetin?

Lexoni artikullin e plotë në faqen zyrtare të Kolegjit Universitar Qiriazi.
https://qiriazi.edu.al/para-auditorit-te-pare-7-gjera-qe-ia-vlen-te-besh-para-se-te-nisesh-universitetin/

Madhështia nuk qëndron gjithmonë në përmasat e një vepre, por në dashurinë me të cilën ajo bëhet.Me jetën e saj në shërb...
05/09/2026

Madhështia nuk qëndron gjithmonë në përmasat e një vepre, por në dashurinë me të cilën ajo bëhet.

Me jetën e saj në shërbim të njerëzve në nevojë, Shën Tereza e ktheu dhembshurinë në veprim dhe mirësinë në një gjuhë universale. Shembulli i saj vazhdon të na kujtojë se çdo gjest i sinqertë, sado i vogël, mund të sjellë dritë, shpresë dhe ndryshim.

Kolegji Universitar Qiriazi nderon me krenari figurën dhe trashëgiminë e Shën Terezës, emri i së cilës mbetet simbol universal i humanizmit, ndërsa mesazhi i saj vijon të frymëzojë breza.

📢 Njoftim i rëndësishëm për maturantët!Në bazë të urdhrit të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, është miratuar periudha e a...
02/09/2026

📢 Njoftim i rëndësishëm për maturantët!

Në bazë të urdhrit të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, është miratuar periudha e aplikimeve për Formularin A1Z për Maturën Shtetërore 2026.

📅 Data: 9 shtator 2026
⏰ Ora: 08:00 – 16:00

Të gjithë kandidatët që duhet të kryejnë aplikimin për Formularin A1Z duhet të kenë parasysh këtë afat dhe të përfundojnë procedurën brenda orarit të përcaktuar.

🎓 Nëse po planifikoni të vazhdoni studimet universitare dhe dëshironi të njiheni me programet e studimit, mundësitë dhe procesin e regjistrimit në Kolegjin Universitar Qiriazi, stafi ynë është i gatshëm t’ju orientojë në çdo hap.

📩 Na kontaktoni për më shumë informacion mbi programet dhe regjistrimet.

🌐https://www.qiriazi.edu.al
📨mailto:[email protected]
🌳linktr.ee/qiriazi
☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

NJOFTIM MORTOR!Me dhimbje të thellë dhe trishtim të madh njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të koleges sonë të nde...
01/09/2026

NJOFTIM MORTOR!

Me dhimbje të thellë dhe trishtim të madh njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të koleges sonë të nderuar, Dr. Valentina Memini, pedagoge e Fakultetit Juridik të Kolegjit Universitar “Qiriazi”.

Dr. Valentina Memini ishte një pjesë e çmuar e familjes sonë akademike. Gjatë angazhimit të saj në Universitet, ajo mbajti me profesionalizëm dhe përgjegjësi disa detyra të rëndësishme drejtuese: Drejtuese e Departamentit të Drejtësisë, Drejtuese e Zyrës së Administrimit Akademik dhe, së fundmi, Drejtuese e Zyrës së Sigurimit të Cilësisë.

Ajo ishte një mësimdhënëse e shkëlqyer, e përkushtuar ndaj studentëve, si dhe një kërkuese shkencore e spikatur në fushën e drejtësisë. Kudo ku punoi dhe në çdo përgjegjësi që iu besua, Dr. Valentina Memini dëshmoi vlera të larta profesionale e njerëzore, seriozitet, integritet dhe përkushtim. Kontributi i saj i vyer në jetën akademike dhe institucionale meriton respektin dhe mirënjohjen tonë të thellë!

Puna, përkushtimi dhe gjurma që la te studentët, kolegët dhe në jetën akademike të Kolegjit Universitar “Qiriazi” do të kujtohen gjithmonë me respekt dhe mirënjohje!

Ndarja e saj e parakohshme nga jeta përbën një humbje të madhe për familjen, të afërmit dhe mbarë komunitetin tonë universitar.

I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve, studentëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin!

Përcjellja në banesën e fundit do të bëhet nesër, të mërkurën, më 2 shtator 2026.
Ceremonia mortore do të mbahet në mjediset e Funeral “Ahiret” (ish-Rajoni i Policisë).
Vizitat do të zhvillohen të mërkurën, nga ora 17:00 deri në 21:00 dhe të enjten, nga ora 09:00 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 21:00.

U prehtë në paqe dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i saj!
Nga Stafi Akademik I Kolegjit Universitar “Qiriazi.

Address

Rruga Taulantët
Kodër-Kamëz
1029

Opening Hours

Monday 08:00 - 19:00
Tuesday 08:00 - 19:00
Wednesday 08:00 - 19:00
Thursday 08:00 - 19:00
Friday 08:00 - 19:00
Saturday 08:00 - 17:00

Telephone

+355672000874

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Universiteti Qiriazi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Universiteti Qiriazi:

Shortcuts

Share