Shkolla e Mesme e Bashkuar "11 Shkurti" Zyrtare

Shkolla e Mesme e Bashkuar "11 Shkurti" Zyrtare

Share

Shkolle e Mesme e Bashkuar

14/08/2022

🔔Njoftim për të gjithë prindërit që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët e tyre në klasat e parë dhe të dhjeta, se nesër nis faza e dytë e regjistrimit në portalin e-Albania dhe do të zgjasë nga data 15 deri 25 gusht.

Ju lutem kini në vëmendje se regjistrimet për vitin shkollor 2022 - 2023 do të jenë vetëm online, por të gjithë prindërit që kanë nevojë të ndihmohen të paraqiten në shkollën tonë cdo ditë nga ora 8.30-12.00.
Ju mirëpresim!

Dëshiroj të informoj të gjithë prindërit që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët e tyre në klasat e para dhe të dhjeta, se nesër nis faza e dytë e regjistrimit në portalin e-Albania dhe do të zgjasë nga data 15 deri 25 gusht.

Ju lutem kini në vëmendje se regjistrimet për vitin shkollor 2022 - 2023 do të jenë vetëm online, por të gjithë prindërit që kanë nevojë do të kenë mundësinë të mbështeten apo ndihmohen nga stafe të dedikuara në çdo shkollë. Asnjë nxënës nuk do të mbesë pa u regjistruar.

Faleminderit dhe suksese! 🙏

27/07/2022

Rikujtesë!

Të nderuar prindër,
në lidhje me procesin e regjistrimit ju rikujtojmë se, portali e-albania qëndron i hapur për regjistrimet në klasën e parë dhe në klasën e dhjetë deri më datë 31.07.2022 ndaj jeni të lutur të kryeni këtë proces brenda këtij afati ligjor.
📱 Aplikimi është i thjeshtë kryhet edhe nga telefoni.
📄 Mbani parasysh që duhet të ngarkoni dëftesën e fëmijës suaj të skanuar në të dy faqet e saj.
🆘 Nëse gjatë aplikimit hasni vështirësi me aplikimin, jeni të lutur të aplikoni me ndihmën e mësuesve tanë.

💻 Gjithashtu, ju rikujtojmë se:
Aplikimi kryhet vetëm online.

Shkolla shqyrton kërkesën tuaj për regjistrim të fëmijës dhe ju kthen përgjigje nëpërmjet sistemit "miratuar". Përgjigjia vjen në e-mailin e prindit/kujdestarit që ka aplikuar. Për këtë kontrolloni dhe spam ose junk të adresës së e-mail që keni deklaruar në adresën tuaj të e-albania ose në mesazhet e e-albania ne sistem ku ju është gjeneruar një numër reference të cilin duhet ta kopjoni e ta vendosni në rubrikën "Gjurmo aplikimin" dhe klikoni "kërko" menjëherë ju shfaqet "Në pritje vendimi" ose "Miratuar" ose "Refuzuar" sipas statusit tuaj.

Për të gjurmuar aplikimin tuaj ju duhet të ndiqni këto hapa:
Logohuni në "e-albania";
Klikoni "regjistrimi në klasën e dhjetë";
Klikoni butonin "Përdor";
Vendosni "Kodin e referencës";
Shtypni butonin "Kërko";

Nëse nuk keni aplikuar lutem ndiqni hapat si më poshtë:

Logohuni në "e-albania";
Klikoni "regjistrimi në klasën e dhjetë";
Klikoni butonin "Përdor";
Klikoni "Aplikim i ri";
Plotësoni kërkesat sipas rubrikave;
Zgjidhni "Brenda vendit";
Zgjidhni "Arsim publik";
Zgjidhni "Zyrën Vendore Arsimore Tiranë"
Zgjidhni "Shkollën 9 vjeçare";
Zgjidhni "I përgjithshëm";
Zgjidhni gjimnazin "Qemal Stafa";
Ngarkoni "Dëftesën";
Klikoni "Miratoj në fund të aplikimit";
Klikoni butonin "Dërgo";
Shkarkoni formularin me numrin e referencës që ju gjenerohet automatikisht dhe ruheni atë, në këtë moment e-albania ju dërgon një mesazh "Aplikimi juaj u krye me sukses" në mesazhet e e-albania inbox si dhe në adresën tuaj të e-mail që keni të vendosur në e-albania.

Ju mirëpresim!

20/07/2022

Të dashur prindër dhe mësues,

Ju njoftoj se sot kanë rifilluar regjistrimet e nxënësve në sistemin e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta të vitit të ri shkollor 2022 - 2023.

Afati i ri për këto shërbime do të jetë data 31 korrik 2022.

Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin! 🙏

18/07/2022

Për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, e cila ndikon edhe procesin e regjistrimit për nxënësit në klasa të para dhe të dhjeta, kemi vendosur që afatin e regjistrimeve ta shtyjmë deri në një datë të pacaktuar.

Dëshiroj të garantoj prindërit dhe nxënësit se kjo ndërprerje nuk do të ndikojë aspak në procesin e regjistrimit, dhe se çdo nxënës do të ketë mbështetjen tonë të nevojshme deri në finalizimin e procesit.

Në vijim do t’ju informojmë përsëri për rihapjen e aplikimeve dhe afatet e reja të regjistrimit.

11/07/2022

Të dashur prindër e nxënës,
Ju bëjmë me dije se ditën e martë, më datë 12 korrik, fillojnë regjistrimet online për nxënësit e klasave të dhjeta për vitin mësimor 2022-2023.
I gjithë stafi ynë ju mirëpret të bëheni nxënës të shkollës sonë.
Nëse keni vështirësi apo pamundësi të regjistroheni vetë në portal, mund të drejtoheni pranë mjediseve të shkollës, ku do t’ju ndihmojmë të regjistroheni.

04/07/2022

Të dashur prindër dhe mësues,

Nisur nga përvoja e vitit të kaluar për pilotimin e regjistrimit elektronik të nxënësve në shkollat e qyteteve qendër qarku, si dhe duke reflektuar të gjitha sugjerimet e ardhura nga ju për përmirësimin e procesit, këtë vit ia dolëm që në të gjitha shkollat e vendit regjistrimi në klasën e parë dhe të dhjetë të bëhet nëpërmjet sistemit e-Albania.

Prindërit do të mund ta regjistrojnë fëmijën në vetëm një minutë, pa pasur nevojë të dorëzojnë dokumente shtesë, të presin në radhë apo të harxhojnë kohë dhe energji.

Afatet e regjistrimit do të jenë si më poshtë:
Për klasat e para 4 - 17 korrik.
Për klasat e dhjeta 12 - 24 korrik.

Ne jemi të angazhuar maksimalisht që të gjitha shkollat tona të ofrojnë arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe të barabartë për nxënësit, si në qendër ashtu edhe në periferi të çdo bashkie. Prandaj e vlerësojmë shumë mirëkuptimin tuaj për të regjistruar fëmijët në bazë të vendbanimit.

Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin!

✍️

03/07/2022

Njoftim 🔔
Ju bejme me dije se neser ne oren 10.00, do te shperndahen deftesat ne shkolle.
Ju mirepresim! 😊

01/07/2022

Njoftim Matura Shteterore 2022
Kalendari i aplikimit dhe i regjistrimit për maturantët në universitete.

01/07/2022

Kuotat e Universitetit të Tiranës për vitin akademik 2022-2023

Shpërndajeni me shokët që të informohen

|MSH 2022|

01/07/2022

Njoftim per regjistrimin e nxenesve ne klasen e 10-te🔔

Regjistrimet e nxenesve ne gjimnazin tone do te realizohen nga data 01.07.2022-15.07.2022 permes portalit e-albania.
Gjithashtu mund te paraqiteni ne shkolle per cdo paqartesi me deftesen origjinale te klases se 9-te dhe certifikaten personale.
Ju mirepresim!

01/07/2022

Njoftim për maturantët nga QSHA-ja për fotokopje të fletës së provimit!
Nëse doni të merrni një kopje të fletës së provimit, mund të bëni kërkesë në portalin qeveritar e-albania.

Want your school to be the top-listed School/college in Kavajë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Synej
Kavajë