06/09/2024
Pas librave qëndron një det plot dije, shfleto gjithmonë një libër dhe lëre dijen tënde të rrjedhë!
Këtë herë shfletimin e sa më shumë librave për nxënësit tanë e ka mundësuar mjeku radiolog tek Spitali Amerikan 3, Z. Arben Dhima duke na dhuruar për bibliotekën e shkollës tituj librash që do t'ju shërbejnë jo vetëm nxënësve, por edhe komunitetit.
Ju faleminderit doktor për këtë dhuratë kaq të vyer.