Shkolla "Koli Allkanjari" Këmishtaj

Shkolla "Koli Allkanjari" Këmishtaj United high school

“Sot në Kemishtaj zhvilluam një ndeshje futbolli me shkollën e Spolatës. Një ditë e bukur sportive, e mbushur me emocion...
10/06/2026

“Sot në Kemishtaj zhvilluam një ndeshje futbolli me shkollën e Spolatës. Një ditë e bukur sportive, e mbushur me emocione, energji pozitive, respekt dhe fair-play. Aktivitete të tilla forcojnë miqësinë, bashkëpunimin dhe dashurinë për sportin mes nxënësve. Urime të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin dhe paraqitjen e tyre!” ⚽🤝🏫🏆

05/06/2026

🏆 Krenari për shkollën tonë! ⚽
Me shumë kënaqësi përgëzojmë vajzat e shkollës sonë, të cilat janë shpallur kampione, duke arritur një sukses të shkëlqyer në futboll. Ky rezultat është fryt i përkushtimit, disiplinës dhe punës së vazhdueshme të tyre.
Jemi krenarë që nxënëset tona po korrin suksese edhe jashtë mjediseve shkollore, duke përfaqësuar denjësisht veten, familjet dhe shkollën tonë.
Urime kampioneve tona dhe suksese të mëtejshme në rrugën e tyre sportive! 👏🏆⚽

Vizitë mbresëlënëse në muzeun Arnisa në Babunjë në kuadër të orës së historisë në ambjentet e krijuara me përkushtim ,ta...
03/06/2026

Vizitë mbresëlënëse në muzeun Arnisa në Babunjë në kuadër të orës së historisë në ambjentet e krijuara me përkushtim ,talent e pasion nga familja Adriatik Rrasa.Ky mjedis i mrekullueshëm shërbeu si urë lidhëse mes të shkuarës dhe të tashmes për nxënësit e klasës së pestë. Nxënësit njohën historinë e zonës,nderuan figurat kombëtare dhe preken artin e pasionin duke bërë punime të thjeshta me argjile.

Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve
01/06/2026

Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

01/06/2026

💖 Urojmë që kjo ditë të sjellë sa më shumë gëzim, lojëra dhe kujtime të bukura për të gjithë fëmijët!
Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve!

29/05/2026

🔔🎓 Sot ra zilja e fundit për maturantët 2026.

Një kapitull i rëndësishëm mbyllet sot, duke lënë pas kujtime të paharrueshme, emocione, sfida dhe shumë suksese.
Këto vite do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së shkollës sonë dhe në zemrat e secilit prej jush. 🤍

Të dashur maturantë, ju urojmë rrugë të mbara, suksese dhe realizimin e çdo ëndrre në etapën e re që ju pret. 🌟
Qofshi gjithmonë krenaria e vetes, familjeve tuaja dhe e shkollës sonë.

Urime përfundimin e një rrugëtimi të bukur dhe suksese në çdo hap të jetës! ✨🎓

🔔

🎉 Festa e Abetares – Festa e parë e madhe e dijes! 📚✨Sot nuk festuam thjesht një libër…festuam hapat e parë drejt dijes,...
29/05/2026

🎉 Festa e Abetares – Festa e parë e madhe e dijes! 📚✨
Sot nuk festuam thjesht një libër…
festuam hapat e parë drejt dijes, ëndrrave dhe së ardhmes.
Abetarja është kujtimi i parë i fëmijërisë që na mëson se si shkronjat bëhen fjalë, fjalët bëhen mendime dhe mendimet ndërtojnë botën.
Në sytë e këtyre fëmijëve sot shihje gëzim, krenari dhe pafajësinë më të bukur.
Urime të gjithë vogëlushëve për Festën e Abetares!
Udhëtimi juaj sapo ka filluar… dhe qoftë i mbushur me dritë, dije dhe ëndrra të mëdha.​Asgjë nuk do të ishte e mundur pa udhërrëfyesen tonë më të mirë, mësuesen Eglantina Topi, që me çdo shkronjë na dhuroi edhe një pjesë të shpirtit të saj. 👩‍🏫❤️

29/05/2026

Suksese ,suksese,suksese....

Address

Këmishtaj

Telephone

+355682272925

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla "Koli Allkanjari" Këmishtaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category