Shkolla 9-vjeçare Ahmet Jazi

Shkolla 9-vjeçare Ahmet Jazi Faqja zyrtare Shkolla 9-vjeçare Ahmet Jazi

16/09/2026

🌍 16 Shtator – Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit

Mbrojmë shtresën e ozonit, mbrojmë të ardhmen! 🌍💚

Shtresa e ozonit është një mburojë natyrore që mbron Tokën nga rrezatimi i dëmshëm ultraviolet i Diellit. Kujdesi për të është pjesë e kujdesit për shëndetin tonë, mjedisin dhe brezat që do të vijnë.

Edhe veprimet e vogla kanë rëndësi: të kujdesemi për mjedisin, të përdorim me përgjegjësi burimet dhe të mësojmë që zgjedhjet tona të përditshme mund të bëjnë ndryshimin.

🌱 Një planet i shëndetshëm krijon një të ardhme më të shëndetshme për fëmijët.

16/09/2026
16/09/2026

2026-2027 është viti i reformave për sistemin arsimor. Zv.ministrja...

16/09/2026
15/09/2026

📚🗒️Në kuadër të zbatimit të kurrikulës së përditësuar në klasat I, VI dhe X, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP) zhvilloi një sesion informues me drejtuesit e rrjeteve profesionale. Gjatë sesionit u prezantuan materialet mbështetëse të hartuara për zbatimin e kurrikulës së përditësuar, me fokus përdorimin e tyre në veprimtarinë e rrjeteve profesionale dhe në mbështetjen e mësuesve gjatë procesit të zbatimit të kurrikulës.
ASCAP do të vijojë mbështetjen e rrjeteve profesionale si një mekanizëm i rëndësishëm për zhvillimin profesional të mësuesve dhe zbatimin cilësor të kurrikulës në shkollë.

14/09/2026

Me energji dhe besim në atë që mund të arrijmë së bashku, nisim vitin shkollor 2026–2027. 📚

ASCAP u uron drejtuesve të shkollave dhe mësuesve punë të mbarë dhe arritje; nxënësve, horizonte të reja dhe kurajë për të ecur përpara; prindërve, sa më shumë gëzime dhe krenari për fëmijët e tyre. 🧑🏻‍🎓👨🏻‍🎓

Edhe këtë vit, ASCAP do të jetë pranë drejtuesve dhe mësuesve, me mbështetje profesionale, materiale ndihmëse dhe iniciativa që lehtësojnë punën e përditshme dhe kontribuojnë në zbatimin cilësor të kurrikulës. 📝

Suksese në vitin e ri shkollor!

14/09/2026

🔔 Zilja e parë për vitin e ri shkollor 2026–2027! 📚

Sot, shkollat tona hapin dyert për një vit të ri, plot dije, përvoja, miqësi dhe ëndrra të reja.

Një vit për të mësuar, për t’u rritur, për të zbuluar talentet dhe aftësitë e gjithsecilit, për të zhvilluar ëndrrat dhe për të besuar te vetja.

Urimet më të mira për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit për një vit shkollor të mbarë, të suksesshëm dhe të mbushur me gëzim!

Suksese në vitin e ri shkollor 2026–2027! ❤️

#20262027

Address

Ballsh-Greshice
Greshicë

Telephone

+355698969771

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9-vjeçare Ahmet Jazi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share