Gëzuar 1 Qershorin🌼🌹
Shkolla e Mesme e Bashkuar "Xhile Liçi"-Skënderbegas
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Xhile Liçi” Skënderbegas
31/05/2026
🌍📚 31 Maji – Dita Botërore Kundër Duhanit 🚭
Nxënësit e shkollës sonë bashkohen për të përcjellë një mesazh të rëndësishëm:
Të zgjedhim jetën, shëndetin dhe të ardhmen pa duhan!
Duhani dëmton shëndetin, ndot mjedisin dhe rrezikon jetën e shumë njerëzve. Çdo hap larg tij është një hap drejt një jete më të shëndetshme dhe më të lumtur.
💚 Le të kujdesemi për veten dhe për ata që na rrethojnë.
💚 Le të themi “JO” duhanit dhe “PO” jetës!
👩🎓👨🎓 Nga nxënësit e shkollës sonë
🚭
"Sot, më 25 Maj, në mbarë botën ndizen drita shprese për fëmijët që nuk janë pranë familjeve të tyre. Sot, ne e ngremë zërin jo vetëm për të kujtuar ata që mungojnë, por për të mbrojtur ata që janë këtu: Ne, fëmijët e sotëm, të ardhmen e nesërme.
Java Olimpike 🏃♀️➡️🏃♂️➡️⚽️⚾️
21/05/2026
🇫🇷✨ Aktiviteti “Pranvera Frankofone”, i organizuar nga QKF Gramsh, mblodhi së bashku nxënës nga disa shkolla të qytetit në një atmosferë artistike dhe kulturore.
Shkolla e Bashkuar “Xhile Liçi” mori pjesë me interpretime poezish, këngë dhe punime artistike në gjuhën frënge, të përgatitura me përkushtim nën drejtimin e mësueses së gjuhës frënge, Valbona Hoxha. 🎶📖🎨
Ky aktivitet synoi promovimin e gjuhës frënge dhe kulturës frankofone, duke nxitur krijimtarinë dhe talentin e nxënësve. 🇫🇷🗼
👏✨ Falenderojmë QKF Gramsh, ZVA dhe të gjithë nxënësit e shkollës sonë për kontributin dhe angazhimin e treguar, si edhe nxënësit pjesëmarrës që përfaqësuan denjësisht shkollën në këtë aktivitet të veçantë! 🇫🇷🌟
20/05/2026
Zhvillimi i paraprovimit te VANAF-it, një hap i rëndësishëm në përgatitjen e nxënësve për provimin përfundimtar.
Suksese të gjithë nxënësve neser📗🙏
12/05/2026
12 Maj - Dita Ndërkombëtare e Shëndetit të Bimëve 🪴
05/05/2026
Në kuadër të 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve, në shkollën tonë u zhvillua një aktivitet përkujtimor me karakter edukativ dhe qytetar, në bashkëpunim me Njësinë Administrative dhe përfaqësues të organizatës së veteranëve.
Gjatë aktivitetit u vendosën kurora me lule në nderim të dëshmorëve të atdheut, si dhe u realizuan recitime dhe interpretime muzikore nga nxënësit, duke përcjellë mesazhe respekti, mirënjohjeje dhe reflektimi për sakrificën e tyre.
Ky aktivitet synon të forcojë te brezat e rinj ndjenjën e përgjegjësisë qytetare dhe vlerësimin për historinë dhe lirinë e vendit.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
26/04/2026
📚 Në kuadër të procesit të kualifikimit për kategorinë “Mësues Specialist”
U zhvilluan orë projekti me qasje bashkëkohore në mësimdhënie:Mësuese E. Dragoti– Klasa 10
*“Folklori Shqiptar – Pasqyrë e identitetit kombëtar”* (Lënda: Letërsi)
Mësuese A. Llalla– Klasa 11
*“Rryma elektrike dhe fusha magnetike – Nderveprimi që fuqizon botën moderne”* (Lënda: Fizikë)
Këto orë projekti evidentuan angazhimin, kreativitetin dhe aftësitë bashkëpunuese të nxënësve, duke e kthyer procesin mësimor në një përvojë kuptimplotë dhe të lidhur me jetën reale.
Suksese të mëtejshme në rrugëtimin profesional!
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the school
Website
Address
Skënderbegas
Gramsh
3301
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 14:00 |
| Tuesday | 08:00 - 14:00 |
| Wednesday | 08:00 - 14:00 |
| Thursday | 08:00 - 14:00 |
| Friday | 08:00 - 14:00 |