Shkolla "Dan Bajrami"Gjorem

Shkolla "Dan Bajrami"Gjorem Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla "Dan Bajrami"Gjorem, College & University, Gjorëm.

15/07/2026
🛑 Të nderuar prindër!✳️ Ju njoftojmë se kanë filluar regjistrimet për klasën e parë.✅ Afati i regjistrimeve për vitin e ...
04/07/2026

🛑 Të nderuar prindër!

✳️ Ju njoftojmë se kanë filluar regjistrimet për klasën e parë.
✅ Afati i regjistrimeve për vitin e ri shkollor 2026–2027 është nga data 06.07.2026 deri më 31.07.2026.

✳️ Regjistrimi kryhet përmes aplikimit online në portalin e-Albania.
✅ Aplikimi për regjistrim kryhet nga prindi i nxënësit ose nga personi që ushtron kujdestarinë ligjore.

✅ Hapat për regjistrim janë si më poshtë:
✔️ Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
✔️ Zgjidhni shërbimin “Regjistrimi në klasën e parë”;
✔️ Klikoni butonin “Përdor”;
✍🏻 Plotësoni formularin e aplikimit dhe klikoni “Dërgo”.

✅ Aplikimi mbërrin në shkollën tonë dhe më pas shkolla fillon procedurat për trajtimin e kërkesës.

📌 Në rast pranimi të aplikimit, personi që ushtron përgjegjësinë prindërore dorëzon fizikisht në shkollë (pranë mësuesit të ngarkuar) kartelën e vaksinimit të fëmijës, jo më vonë se 10 ditë para fillimit të vitit shkollor.

📍 Vetëm në momentin e marrjes së mesazhit nga shkolla, fëmija juaj konsiderohet i regjistruar në këtë shkollë.

Ju mirëpresim!

🌱🚜 PANAIRI I BUJQËSISË 🌾🍅Sot, në ambientet e Shkollës "Dan Bajrami" Gjorem, u zhvillua me sukses Panairi i Bujqësisë, me...
11/06/2026

🌱🚜 PANAIRI I BUJQËSISË 🌾🍅
Sot, në ambientet e Shkollës "Dan Bajrami" Gjorem, u zhvillua me sukses Panairi i Bujqësisë, me pjesëmarrjen e shkollave të tjera të ZVAP Kurbin.
Nxënësit prezantuan me krenari produktet e kultivuara prej tyre, duke dëshmuar përkushtimin, kreativitetin dhe dashurinë për punën në tokë. Aktiviteti shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e përvojave, promovimin e vlerave të bujqësisë dhe forcimin e bashkëpunimit mes shkollave.
Falënderojmë të gjithë nxënësit, mësuesit, prindërit dhe të ftuarit që kontribuan në realizimin e këtij aktiviteti të bukur dhe frymëzues.

Festa e femijeve mbyllet me Panairin e organizuar  nga Bashkia Kurbin ne bashkëpunim me ZVAP KURBIN dhe nxenes e mesues ...
01/06/2026

Festa e femijeve mbyllet me Panairin e organizuar nga Bashkia Kurbin ne bashkëpunim me ZVAP KURBIN dhe nxenes e mesues te shkollave ne Sheshin Gjin Pjetri në Laç!
Gezuar 1-Qershorin të dashur fęmijë!
Gezofshi e u rritshi të lumtur prane familjeve tuaja!

🎈 1 Qershori – Festa e Fëmijëve 🎈Në shkollën tonë u zhvillua me shumë gëzim dhe entuziazëm aktiviteti në kuadër të 1 Qer...
01/06/2026

🎈 1 Qershori – Festa e Fëmijëve 🎈
Në shkollën tonë u zhvillua me shumë gëzim dhe entuziazëm aktiviteti në kuadër të 1 Qershorit, Festës së Fëmijëve. Fëmijęt e kopështit së bashku me mesueset e tyre dhe prinderit morën pjesë në lojëra argëtuese, aktivitete krijuese dhe performanca artistike, duke e kthyer këtë ditë në një festë të veçantë plot buzëqeshje dhe emocione të bukura.
Urojmë që çdo fëmijë të rritet i lumtur, i sigurt dhe me mundësi për të realizuar ëndrrat e tij.
Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! 🌟

Address

Gjorëm

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla "Dan Bajrami"Gjorem posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share