25/12/2024
Në kuadër të projektit “The power of words”, nxënësit zhvilluan aktivitete të larmishme që synonin rritjen e ndërgjegjësimit komunitar.
📌Dita filloi me një panair modest të gatimeve të veçanta tradicionale të gatuara nga nxënësit në shtëpi. Stenda e vendosur në zonën muzeale të qytetit u vizitua nga turistë vendas e të huaj.
📌Në vazhdim nxënësit vizituan Shtëpinë e të Moshuarve ku dhanë dhe morën shumë dashuri. Të moshuarit shijuan ushqimet e shijshme dhe i ftuan fëmijët t’i vizitonin më shpesh.
📌Vizita e rradhës ishte në Shtëpinë e fëmijëve, ku nxënësit lumturuan 13 fëmijët e vegjël me dhuratat që kishin përgatitur. Së bashku ata u argëtuan duke kënduar këngë Krishtlindjesh në gjuhën angleze.
Në fund të aktivitetit fëmijët u shprehën:
Kleisa: “Ishte një ditë e veçantë, e mbushur me emocione. Sot kuptuam më mirë rëndësinë e të paturit një familje, një komunitet ku ndihemi të mbrojtur, të sigurt, të përkëdhelur.”
Henri: “Që sot ne do të jemi më aktivë në jetën e komunitetit të qytetit duke ofruar kontributin tonë aty ku është e nevojshme.”
Nikol: “Të moshuarit dhe fëmijët kanë nevojë për praninë tonë, për buzëqeshje dhe ngrohtësi. Duket shumë pak, por ndikimi tek ata është vërtet i madh.”
Ky projekt financohet nga Ambasada e USA në Tiranë🇺🇸🇺🇸 dhe zbatohet nga Qendra Tradite Art Libra.