Ekipi i Basketbollit U-10 Shkolla "Matosh Uka"Fierzë,Tropojë

Ekipi i Basketbollit U-10 Shkolla "Matosh Uka"Fierzë,Tropojë

Share

Stervitja e Nxënësve në disiplinën Basketboll.

02/01/2026

PROJEKTI “EKIPET SPORTIVE NË SHKOLLA” – SEZONI I 4-T

Programi i Ekipeve Sportive ka si qëllim të promovojë jetën e shëndetshme sportive, të largojë të rinjtë nga zakonet jo të mira që sjellin pasivitet në jetën e tyre sociale, si dhe t’i ndihmojë ata që të shpenzojnë kohën pas orarit mësimor në mënyrë cilësore.

Ky program është zhvilluar nga Qeveria Shqiptare, dhe zbatohet në nivel kombëtar dhe lokal nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Jemi zyrtarisht pjesë e këtij projekti kombëtar për të katërtin vit radhazi, duke përfaqësuar me krenari shkollën tonë me 3 ekipe sportive dhe plot 78 nxënës të talentuar:

🏀 Basketboll U-10
👩‍🏫 Trajnere: Mësuese Ajlin Alfredaj

🏐 Volejboll 9-vjeçar
👨‍🏫 Trajner: Mësues Mjeshtër Alfred Alfredaj

🏐 Volejboll Gjimnaz
👨‍🏫 Trajner: Mësues Mjeshtër Frang Delia

Falë angazhimit të palodhur të trajnerëve tanë dhe aftësive të jashtëzakonshme të nxënësve, shkolla “Matosh Uka” është shpallur kampione çdo vit. 🏅

Ky super projekt është ideuar nga KOKSH dhe financuar nga Qeveria Shqiptare, duke sjellë:

✅ Stervitje profesionale 3 herë në javë
✅ Uniforma të reja si ato të ekipeve profesioniste 👕
✅ Trajnime falas me ekspertë të njohur në Shqipëri dhe botë 🌍
✅ Pagesa të rregullta për trajnerët tanë

Dhe uniformat e sezonit të 4-t kanë mbërritur! Ekipet tona po stërviten fort dhe janë gati të rikthehen në fushë me një qëllim të vetëm: 🏆 të shpallen sërish kampionë të Shqipërisë!

🌟 Urime sportistë të Matosh Ukës dhe Faleminderit për mundësinë e dhenë për nxënësit tanë.

Photos from Shkolla Matosh Uka Fierze Faqe Zyrtare's post 09/11/2025
Want your school to be the top-listed School/college in Fierzë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Zona. B-Fierzë-Tropojë
Fierzë
8702