04/10/2017
Thotë Zoti në Kuran, duke deklaruar origjinën e krijimit të burrit dhe gruas:“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” (Nisa, 1)
Zoti ka shpallur një kapitull të plotë, sure Nisa, për shumë dispozita që kanë të bëjnë me femrën. Ky kapitull fillon me një deklaratë themeltare dhe të rëndësishme, lidhur me origjinën e secilit prej burrit dhe gruas, origjinë e cila është një e përbashkët. Ky fakt, hedh poshtë pretendimet dhe hipotezat e disave që thonë se natyra e gruas është e ndryshme nga ajo e burrit. Të dy, si burri dhe gruaja, janë krijuar dhe rrjedhin nga i njëjti burim, të dy janë të prirur për të mirën dhe të ligën, për udhëzimin dhe humbjen