Poezi

Poezi

Share

05/09/2021

Leter Dashurie

* -_- *
Po mendoja nje menyre te vecante dhe origjinale, ndryshe nga te tjerat

per t'iu drejtuar nje vajze si ju. Sepse mendoj qe nuk jeni si gjith te

tjerat. Te them te drejten nuk gjeta menyre te vecante per t'iu

terhequr vemendjen prandaj kaq thjesht dhe shkurt me shum

miresjellje po ju them...do doja qe te flisnim pak bashke...shpresoj qe nuk

do te thoni jo, me falni vetem pak kohe zonjushe e embel,

delikate dhe e brishte, nuk dua tju krijoj bezdisje, sepse e di qe nuk ju

pelqejn lojrat e djemve, e di qe mendimi yt i pare eshte ja, ky qe i duket

vetja kushuriri i kasanoves apo ndonje romeo depresion. Shpresoj t'me

kesh kuptuar dhe me fal per shqetesimin e krijuar...

$.¥

05/09/2021

Syte e tu te bukur cdo dite i shikoj,

me bejne te te dua ,

te dashuroj,

skam guxim te flas ndaj dhe po te shkruaj,

me jep vec nje shprese,

se per ty po vuaj..

$.¥

05/09/2021

Kudo shkoj me therrasin lot,

sepse lotet faqeve me ngrijne,

kete emer nga vetja se heq dot,

duhen puthjet e tua,

lotet te mi shkrijne. ♥

$.¥

02/08/2020

Ëndrra ime është të pushtoj shpirtin tënd.

Mendimi im është të hyj në mëndjen tënde.

Dhe më e rëndësishmja

Po kërkoj për çelsin e zemrës tënde !

($¥)

04/01/2019

Nuk je këtu

Për ty dhe veten e mohova
Ndërgjegjen lash në utopi
E kur krejtësisht t’u përkushtova
.., ike Ti !

Për ty gjithë botën do e luftoja
U bëra krejt tjetër njeri
E kur arrita me shpirt të doja
.., ike Ti !

Nuk je këtu ! Këtu nuk je,
por unë të ndjej çdo ditë më shumë.
Në fund të botës, diku atje
Këtu nuk je, por je tek unë ...

Ti mban me vete diçka timen
Atë që vetë s’munde të kesh.
S’është faji im që prap të dua
Që m’ je në shpirt e do të jesh ...

Nuk të merr dot askush nga mua
As shiu , as breshër e stuhi
I bëj shpirt ato që dua
E shpirtin tim s’e merr njeri !...

28/12/2016

Mundesha ty të të ndëshkoja
Por zgjodha..., të të fal.
Fjalë me mij'ra mund të t'thoja
Por nuk fola..., asnjë fjalë...

E atëherë kur dhimbja rritej
Unë buzëqesha..., gjithsesi.
Sepse thjeshtë "KUR DI TE DUASH"
Sa të duan ..., s'ka rëndësi !

14/12/2016

“Flutura në zemrën time”

Më duket bota më e bukur
Kur prezencen tënde ndjej.
Ç'të të bëj që je një flutur,
Herë të humb e herë të gjej !

Gjatë e gjerë e shtriva zemrën
E bëra fushë me lule plotë.
Kurthe ngrita për ty flutur
Por ç’e do, s’të kapa dot !

U pajtova me dëshiren
E të lash te jesh ashtu.
I’u nënshtrova reaitetit
Ti atje e unë këtu .

Vjen ngadalë në zemrën time
Edhe ulesh pa u ndjerë.
Ndonjëherë, je muza ime
Dhe mërzia, ndonjëherë..!

Disi kështu kalon dhe koha
Rend dhe jeta disi kështu
Qysh at’herë që ty të njoha.
Ti atje e unë këtu..!

Thonë që shpresa vdes e fundit,
E unë them, “ pas saj do t’vdes”
Dhe pse tek unë ka kohë që humbi,
Unë ty prap se prap, të pres !

Më duket bota më e bukur,
Ndaj preferoj të rri me ty.
Ç’të të bëj që je një flutur,
“Herë këtu e herë aty”..!

06/12/2016

TE HUAJ

Përse u bëm' si dy të huaj
Mos më pyet se nuk e di.
Ndoshta shpirtërat zjarrin shuajn'
Atëherë, kur vdes një dashuri...

Përse kur ëmbël vjen mëngjesi
Dëshiroj kujtimin tënd !
Shpirti i etur ç’mund të presi
Nga një dashuri që dhëmb !

Shpirti i etur zjarrin fiku
E rreth tij s’gjen “copa drush”.
Thua, dashuria iku ?
Jo, se zjarri bëhet prush !

Vijnë kujtimet porsi era
Zjarrin ndezin prap në shpirt
E merr ngjyra si pranvera
Ajo bojë e tij e hirtë…

Do të djegë, por sa do t’djegë
Për sa ditë zemrën do t’ngroh
Do t’vijë ora hi do të mbesë
Do t’vijë ora, thjeshtë do kohë…

Më pas do t’fryjë kujtimi yt.
Mbi dashurinë e mbetur hi
Ndoshta rrjedhin lotë nga sytë
Zemra s’ngrohet përsëri…

Ja përse u bëm të huaj
Fjalët s’kanë dhe shumë rënd’si
Në fund të fundit shpirti vuan
“Vazhdon jeta gjithsesi’’.

28/06/2016

Se…, pa ty
Kur ti ike, më duhej te jetoja
E vështirë ishte e pranoj.
Më duhej, përvec se të t'harroja
Një zemër tjetër të dashuroj...
Se dashuria me dashuri ''shërohet''
E bën natyra të jetë kështu.
Nuk mund asgjë të fillohet
Pa qenë fund deri diku..!
Mundesha ty të të ndershkoja
Por zgjodha..., të të fal.
Fjalë me mij'ra mund të t'thoja
Por nuk fola..., asnjë fjalë...
E atëherë kur dhimbja rritej
Unë buzëqesha..., gjithsesi.
Sepse thjeshtë "KUR DI TE DUASH"
Sa të duan ..., s'ka rëndësi.

22/06/2016

Nuk mund të të urrejë askush sa mua
Por dhe të të dojë askush si unë, nuk mund'.
E shkroi fati të të dua
Pa kufijë kohe (gjer në fund).

12/06/2016

Shpirt i dashuruar

Ikën vitet, me rradhë kaluan,
Do t’vijn’ të tjerë e do t’kalojn’,
Dashuri, që u harruan,
Dashuri, që s’do t’harrojmë.!

Me shpejtësi hedh’hapat jeta,
Rend dhe shpirti invalid,
Nëpër përralla te vërteta,
Në të kundërt, xhirojn’ ditë’.

Kohëmatës është memorja,
Që të shpje në nostalgji,
Zemra është gjithmon peshorja,
Që peshon cdo dashuri.!

Po të tënden si ta quaj?
Dashuri apo përrallë,
Ditë të tëra u ben muaj,
Edhe muajt vite me rradhë.

E nuk rreshta së menduari,
Sytë e tu , buzët e tua,
Kjo simptomë e të dashuruari,
Ka shumë kohë që rri me mua.!

Ti se di në më harrove,
Nuk e di a më mban mend,
Cdo gjë preke e pag’zove,
Edhe sot mban emrin tënd..

Eshtë dëshirë a dashuri,
Sido qoftë është një për mua,
Je në shpirt një bisturi,
Plagë je bërë e prap të dua!!

09/06/2016

Nuk je këtu ! Këtu nuk je
Por unë të ndjej çdo ditë më shumë
Në fund të botës, diku atje
Këtu nuk je, por je tek unë ...

Ti mban me vete diçka timen
Atë që vetë s’munde të kesh
S’është faji im që prap të dua
Që m’je në shpirt e do të jesh ...

Nuk të merr dot askush nga mua
As shiu , as breshër e stuhi
I bëj shpirt ato që dua
E shpirtin tim s’e merr njeri !

Want your school to be the top-listed School/college in Fieri?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Https://www. Facebook. Com/pages/Poezi/387921954684764?sk=settings&tab=public&section=address&view
Fieri