16/09/2026
☀️💦 Ditët e ngrohta të shtatorit vazhdojnë… dhe klasat e treta i shijuan në Aquapark “Flatrat e Dijes”!
Në kuadër të orës së Edukimit Fizik, nxënësit e klasave të treta patën mundësinë të zhvillonin aktivitetin e tyre në një mënyrë ndryshe, më dinamike dhe plot argëtim, duke shfrytëzuar ambientet e Aquaparkut.
Një nga veçantitë e “Flatrave të Dijes” është pikërisht mundësia që nxënësit tanë të kenë në dispozicion edhe Aquaparkun për aktivitete fizike, rekreative dhe momente të bukura së bashku. 🏊♀️
Ditët e ngrohta të shtatorit na lejojnë ende ta shfrytëzojmë këtë hapësirë, duke e kthyer orën e edukimit fizik në një eksperiencë të veçantë, ku lëvizja, loja dhe kënaqësia ndërthuren natyrshëm.
Sepse tek “Flatrat e Dijes”, edukimi nuk zhvillohet vetëm brenda klasës.