Qendra Multifunksionale “Horizont” është një qendër e cila financohet totalisht nga Bashkia Fier, përveç një marrëveshje me Drejtorinë Rajonale Arsimore Fier, të cilët mbështesin me burime njerëzore (mësues), të gjitha shërbimet e tjera janë të ofruara nga Bashkia Fier. Nuk mungojnë bashkëpunimet me institucionet e tjera si: Drejtoria e Formimit Profesional, Zyra e Punës, etj. Qendra ka marrëdhënie e bashkëpunime shumë të mira me organizata jo fitimprurëse/joqeveritare të huaja e vendase, si: Engimë, Qendra Sociale “Murialdo”, ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve për stafin, nëpërmjet seminareve dhe trajnimeve të ndryshme. Në dhjetor të vitit 2016, qendra është vlerësuar si një nga praktikat më të mira Kombëtare të Qeverisjes Vendore.