Shkolla e mesme jopublike "Flatrat e dijes"

Shkolla e mesme jopublike "Flatrat e dijes" Shkolla e elitave. Atje ku superteknologjia garanton suksesin.

Arsimimi dhe edukimi i nxënësve që frekuentojnë institucionet “Flatrat e dijes”, janë të orientuara drejt standarteve bashkëkohore. Cilësia e shërbimeve arsimore që ju ofrohet nxënësve, konceptohet njëherazi si cilësi e nivelit të organizimit dhe menaxhimit të shkollës, cilësi e nivelit të mësimdhënies dhe nxënies së nxënësve, cilësi e kujdesit që bëjmë për të gjithë nxënësit tanë dhe së fundi si cilësi e rezultateve të arritura prej tyre në ç’do vit shkollor.

Eljana Kuqaj, maturantja brilante e “Flatrave të dijes”, nis një kapitull të ri të rrugëtimit të saj akademik në Univers...
19/09/2026

Eljana Kuqaj, maturantja brilante e “Flatrave të dijes”, nis një kapitull të ri të rrugëtimit të saj akademik në Universitetin e Tiranës, ku do të ndjekë studimet në degën Drejtësi.

Me inteligjencë, përkushtim dhe vullnet, Eljana ka zgjedhur një fushë që kërkon dije, mendim kritik, përgjegjësi dhe integritet.

Pas viteve të formimit te “Flatrat e dijes”, nis një rrugëtim i ri, me sfida dhe mundësi të reja për të ndërtuar të ardhmen e saj profesionale.

Suksese, Eljana!
Urojmë që inteligjenca, përkushtimi dhe vendosmëria jote të të shoqërojnë në çdo hap të këtij rrugëtimi.

“Flatrat e dijes” do të jenë gjithmonë krenare për ty!







🔔 Viti i ri shkollor ka nisur me ritëm të lartë 🚀 dhe zhvillimi profesional i mësuesve tanë vazhdon me hapa të sigurt di...
18/09/2026

🔔 Viti i ri shkollor ka nisur me ritëm të lartë 🚀 dhe zhvillimi profesional i mësuesve tanë vazhdon me hapa të sigurt direkt në praktikë! 📚💼

🔍 Në fokus të trajnimit të profesional: Zbatimi i kurrikulës së përditësuar të Klasës X 🎒 dhe përkthimi i saj në veprimtari konkrete e ndërvepruese! 💡✨

🔑 Pikat kryesore:
🎯 Rezultate të matshme të të nxënit
🧠 Zhvillimi i kompetencave & mendim kritik
🔎 Të nxënit aktiv në çdo orë mësimi
📖 Veprimtari praktike me nxënësin në qendër
Mësojmë së bashku për të përmirësuar çdo ditë mësimdhënien.

Sibora Ramaj, maturantja e “Flatrave të dijes”, nis një etapë të re të rrugëtimit të saj në Universitetin Barleti, në de...
17/09/2026

Sibora Ramaj, maturantja e “Flatrave të dijes”, nis një etapë të re të rrugëtimit të saj në Universitetin Barleti, në degën Arkitekturë me bursë.

Inteligjenca, talenti dhe kreativiteti i saj gjejnë tashmë një fushë ku mund të shprehen dhe të zhvillohen më tej.

Sibora nis, një rrugëtim të ri, me ëndrra të mëdha dhe shumë hapësirë për t’i kthyer ato në ide, projekte dhe vepra konkrete.

Suksese, Sibora!
Vazhdo të krijosh, të guxosh dhe t’i japësh formë vizionit tënd. E ardhmja jote sapo ka nisur të projektohet.

Flatrat e dijes do të jenë gjithmonë krenare për ty!







Një kapitull i ri nis për Elion Tarajn, maturantin e “Flatrave të dijes”, i cili ka zgjedhur të vijojë rrugëtimin e tij ...
17/09/2026

Një kapitull i ri nis për Elion Tarajn, maturantin e “Flatrave të dijes”, i cili ka zgjedhur të vijojë rrugëtimin e tij akademik në Albanian University, në degën Stomatologji.

Pas viteve të formimit në shkollë, vjen koha për një sfidë të re dhe për një hap të rëndësishëm drejt profesionit që ka zgjedhur.

Me punë, përkushtim dhe vullnet, Elioni nis një rrugëtim universitar që do t’i kërkojë dije, përgatitje dhe përgjegjësi, duke hedhur themelet për të ardhmen e tij profesionale.

Suksese, Elion!
Ec përpara me besim dhe përkushtim. Të presin shumë mundësi për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të realizuar synimet e tua.

Flatrat e dijes do të jenë gjithmonë krenare për rrugëtimin tënd!







Enia Duraj, maturantja e “Flatrave të dijes”, përmbyll një kapitull të rëndësishëm të rrugëtimit të saj shkollor dhe nis...
17/09/2026

Enia Duraj, maturantja e “Flatrave të dijes”, përmbyll një kapitull të rëndësishëm të rrugëtimit të saj shkollor dhe nis një aventurë të re akademike në Università Cattolica “Nostra Signora del Buon Consiglio”, ku do të ndjekë studimet në degën Stomatologji.

Me përkushtim, vullnet dhe dëshirë për të ecur përpara, Enia ka zgjedhur një rrugë profesionale që kërkon përgatitje të vazhdueshme, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj profesionit.

Tani nis një kapitull i ri, me dije të reja, sfida të reja dhe mundësi për të ndërtuar një të ardhme të bukur profesionale.

Suksese, Enia!
Urojmë që çdo hap i këtij rrugëtimi të të çojë më pranë ëndrrave dhe objektivave të tua!

“Flatrat e dijes” do të jenë gjithmonë krenare për ty!







Vesa Mustaj, maturantja e “Flatrave të dijes”, përmbyll një kapitull të rëndësishëm të rrugëtimit të saj shkollor dhe ni...
17/09/2026

Vesa Mustaj, maturantja e “Flatrave të dijes”, përmbyll një kapitull të rëndësishëm të rrugëtimit të saj shkollor dhe nis një aventurë të re akademike në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”, në degën Mjekësi e Përgjithshme.

E përkushtuar, e kujdesshme dhe me dëshirën për të bërë një ndryshim në jetën e të tjerëve, Vesa ka zgjedhur një profesion që kërkon dije të thella, përgjegjësi, humanizëm dhe përkushtim të vazhdueshëm.

Tani nis një rrugëtim i ri, ku shkenca, profesionalizmi dhe kujdesi për njeriun do të jenë pjesë e formimit të saj drejt profesionit të mjekut.

Suksese, Vesa!

“Flatrat e dijes” do të jenë gjithmonë krenare për ty!







Evelin Vrioni, maturantja e talentuar e “Flatrave të dijes”, përmbyll një kapitull të rëndësishëm të rrugëtimit të saj s...
17/09/2026

Evelin Vrioni, maturantja e talentuar e “Flatrave të dijes”, përmbyll një kapitull të rëndësishëm të rrugëtimit të saj shkollor dhe nis një aventurë të re akademike në Universitetin Politeknik të Tiranës, në degën Inxhinieri Elektrike dhe Energjetike.

E apasionuar pas botës së inxhinierisë, Evelina ka zgjedhur një fushë që kërkon dije, përkushtim dhe vizion për të ardhmen.

Me këmbëngulje dhe dëshirën për të mësuar, ajo nis tani një rrugëtim të ri universitar, ku energjia, teknologjia dhe inovacioni do të jenë pjesë e formimit të saj profesional.

Suksese, Evelin!

“Flatrat e dijes” do të jenë gjithmonë krenare për ty!







Përtej suksesit akademik dhe rezultateve të shkëlqyera, janë të veçantë ata nxënës që nuk mjaftohen vetëm me dijen, por ...
13/09/2026

Përtej suksesit akademik dhe rezultateve të shkëlqyera, janë të veçantë ata nxënës që nuk mjaftohen vetëm me dijen, por zgjedhin ta vënë atë në jetë: sjellin ide, krijojnë, kontribuojnë dhe frymëzojnë të tjerët. Olsid Resuli është padyshim një prej tyre. Me inteligjencë të spikatur, mendim analitik dhe një pasion të palëkundur për teknologjinë, Olsidi ka ndërtuar gjatë viteve të gjimnazit profilin e një të riu novator, me dëshirën dhe aftësinë për ta kthyer dijen në ide dhe idetë në zgjidhje.
Pjesëmarrës në konkurse kombëtare, aktiv në projekte dhe veprimtari të shkollës dhe një nga nxënësit që kanë dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e kulturës së inovacionit në “Flatrat e dijes”, Olsidi ka dëshmuar se talenti merr vlerë kur shndërrohet në dije, punë dhe rezultate konkrete.
Sot, ky rrugëtim merr një dimension të ri.
Olsid, do të vijojë studimet në Universitetin Politeknik të Torinos, një prej universiteteve teknike më të njohura në Europë, në Inxhinieri Kompjuterike.
Nga projektet e robotikës te “Flatrat e dijes”, nga sfidat dhe konkurset kombëtare, drejt një prej qendrave europiane të ekselencës në inxhinieri.
Olsid, jemi krenarë për ty dhe për rrugëtimin që ke ndërtuar!
“Flatrat e dijes” do të jetë gjithmonë krenare për ty!








Maturantja ekselente e “Flatrave të dijes”, Anisa Rakipaj, ka zgjedhur të vijojë studimet e larta në Gjermani, në fushën...
13/09/2026

Maturantja ekselente e “Flatrave të dijes”, Anisa Rakipaj, ka zgjedhur të vijojë studimet e larta në Gjermani, në fushën e Inxhinierisë Kompjuterike.
Me pasion të veçantë për teknologjinë, Anisa nis një kapitull të ri akademik në një nga fushat më të rëndësishme dhe më të kërkuara të së ardhmes.
Nga “Flatrat e dijes” drejt Gjermanisë, ajo merr me vete dijet, vlerat dhe përgatitjen që e kanë shoqëruar gjatë gjithë viteve të shkollimit.
Suksese, Anisa!
Urojmë që rrugëtimi yt në Inxhinierinë Kompjuterike të jetë plot arritje, ide të reja dhe plot suksese!
“Flatrat e dijes” do të jetë gjithmonë krenare për ty!




11/09/2026

Mirë se vini, nxënës të “Flatrave të dijes”!
Ju urojmë një vit plot dije, miqësi, sfida të bukura dhe suksese të merituara.
Një urim i veçantë për maturantët: besoni te vetja, punoni me përkushtim dhe shfrytëzoni çdo mundësi drejt së ardhmes!
Suksese në këtë kapitull të ri!

Address

L. 1 Maj
Fier
1000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 00:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla e mesme jopublike "Flatrat e dijes" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla e mesme jopublike "Flatrat e dijes":

Share

Category