Shkolla 9-vjecare "Kristaq Shtembari", Fier

Shkolla 9-vjecare "Kristaq Shtembari", Fier Shkollë 9-vjeçare, Qendër Komunitare, miqësore dhe e hapur për të gjithë, e cila ofron një a

Nesër fillojmë. Një vit projektesh, veprimtarish dhe emocionesh na pret në shkollën tonë. Let's do it awsome!
15/01/2017

Nesër fillojmë. Një vit projektesh, veprimtarish dhe emocionesh na pret në shkollën tonë. Let's do it awsome!

Tek ne, sot. Gati për të hënën.
12/01/2017

Tek ne, sot. Gati për të hënën.

Një urdhër i ri i Ministrisë së Shëndetësisë e shtyn shkollën deri më datë 16 janar.Shkolla e sotme, gjithsesi, nuk ka t...
07/01/2017

Një urdhër i ri i Ministrisë së Shëndetësisë e shtyn shkollën deri më datë 16 janar.
Shkolla e sotme, gjithsesi, nuk ka të bëjë vetëm me ambientet fizike. Dje, fituam partneritetin e parë ne etwinning, në projektin "Hands for hands" ( Dorë për dore) i cili është themeluar nga një shkollë në Turqi. Në këtë projekt do të bashkëpunojnë nxënës të klasave të nënta, kryesisht, por mirëpriten edhe nxënës të klasave të teta. Qëllimi i projektit është të ndihmojë në krijimin e sjelljeve prosociale që synojnë ndihmën e individëve apo grupeve të individëve nëpërmjet shërbimeve, të ndarit së bashku, mbështetjes etj. Nxënësit e interesuar të na shkruajnë në inbox.

27/12/2016

Njoftim

Kujtojmë të gjithë nxënësit pjesëmarrës në programin artistik që shkolla "Kristaq Shtëmbari" do të zhvillojë nesër, më datë 28 dhjetor, tek "Shtëpia e të Moshuarve" si dhe anëtarët e qeverisë së nxënësve, se takimi do të bëhet nesër në shkollë në orën 9:00, nga ku do të nisemi bashkë me dhuratat e përgatitura nga fëmijët e ciklit të ulët.

22/12/2016

Sot, tek ne. Nga përgatitjet për festat e fundvitit.

Në kuadrin e fushatës ndërkombëtare, nga 25 Nëntori-10 Dhjetor, kundër dhunës ndaj gruas, në shkollën 9-vjeçare " Krista...
15/12/2016

Në kuadrin e fushatës ndërkombëtare, nga 25 Nëntori-10 Dhjetor, kundër dhunës ndaj gruas, në shkollën 9-vjeçare " Kristaq Shtëmbari" u zhvilluan një sërë aktivitetesh nën sloganin : " Unë zgjedh të jetoj pa dhunë".
Aktivitetet e zhvilluara qenë të karakterit sensibilizues, identifikues apo dialogues. Kështu përmes pantomimës, debatit, këngëve tematike e pyetësorëve organizuar nga sociologia e punonjësja sociale e shkollës, i vunë nxënësit në një klimë reflektimi rreth këtij fenomeni ende të pranishëm në shoqëri.

Në përfundim të testit të periudhës së parë, klasa e I-rë B. Testimet konceptohen nga mësuesit në përputhje me programin...
15/12/2016

Në përfundim të testit të periudhës së parë, klasa e I-rë B. Testimet konceptohen nga mësuesit në përputhje me programin dhe grupmoshën përmes veprimtarish që ruajnë brenda tyre karakterin zbavitës.

15/12/2016

Të nxënët me kompetenca bashkërendon interesat e nxënësve me qëllimin e mësuesit. Kompetenca digjitale integrohet si një nga kompetencat kyç në të gjitha fushat e të nxënit. Sot, në klasën e VIII-të A.

Ne jemi për një shkollë të përgjegjshme, për një shkollë gjithëpërfshirëse. Mësuesi ndihmës si një faktor kyç, përkrah m...
13/12/2016

Ne jemi për një shkollë të përgjegjshme, për një shkollë gjithëpërfshirëse. Mësuesi ndihmës si një faktor kyç, përkrah mësuesve lëndorë, nxit aftësitë sociale dhe aftësitë për jetën nëpërmjet punës së personalizuar që ndërton me nxënësit me aftësi ndryshe. Në shkollën tonë operojnë dy mësues ndihmës duke mbuluar cilësisht nevojat e shkollës. Sot, momente nga puna e përditshme.

Së bashku e bëjmë më mirë. Për ambjente higjienike e mjedise ku respektohet individi.Tani, pas mësimit, klasa e VIII-të ...
13/12/2016

Së bashku e bëjmë më mirë. Për ambjente higjienike e mjedise ku respektohet individi.
Tani, pas mësimit, klasa e VIII-të C

Address

Lagjja " 8 Shkurti"
Fier

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9-vjecare "Kristaq Shtembari", Fier posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category