Gjimnazi Petro Nini Luarasi - PNL Erseke

Gjimnazi Petro Nini Luarasi - PNL Erseke Faqja e gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Erseke !

14/09/2026
📚 NJOFTIM PËR NXËNËSITTë dashur nxënës,Për vitin shkollor 2026–2027, nxënësit e klasave të 10-ta do të zhvillojnë mësimi...
07/09/2026

📚 NJOFTIM PËR NXËNËSIT
Të dashur nxënës,
Për vitin shkollor 2026–2027, nxënësit e klasave të 10-ta do të zhvillojnë mësimin sipas kurrikulës së re, ndaj duhet të pajisen me tekstet e reja shkollore të klasës së 10-të.
📖 Tekstet shkollore falas në gjimnaz përfitojnë nxënësit që i përkasin kategorive të përcaktuara në aktet në fuqi, si:
• Nxënësit jetimë;
• Nxënësit që vijnë nga familje në ndihmë ekonomike;
• Nxënësit nga familje me kryefamiljar të papunë, sipas kritereve të përcaktuara;
• Nxënësit me aftësi të kufizuara;
• Nxënësit që kanë familjarë me aftësi të kufizuara, sipas kritereve përkatëse;
• Nxënësit nga familje me kryefamiljar me pension invaliditeti;
• Nxënësit romë dhe egjiptianë;
• Nxënësit e verbër;
• Kategori të tjera të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. (Dokumentet e nevojshme janë certifikatë familjare dhe vërtetimi i kategorisë përfituese).
👉 Nxënësit që nuk përfitojnë tekstet falas duhet të sigurojnë tekstet sipas listës së miratuar ( afishuar në shkollë) për vitin shkollor 2026–2027.
Ju lutemi, pajisuni me tekstet në kohë, në mënyrë që të jeni të përgatitur për procesin mësimor.
📚 Suksese në vitin e ri shkollor!

05/09/2026

🔴Rihapen më 9 Shtator aplikimet për Formularin A1Z në platformën e-Albania!

📌 Për të gjithë maturantët që nuk janë regjistruar ende në universitet për vitin akademik 2026-2027 aplikoni në e- Albania më 9 Shtator ⏰ Ora: 08:00 – 16:00.

📄

05/09/2026

📌NJOFTIM PËR PRINDËRIT!

📚 Regjistrimet për klasat I dhe X janë të hapura në e-Albania deri më 7 shtator. 👉Regjistroni fëmijët në një prej shkollave që ju shfaq sistemi e-Albania dhe mos e lini regjistrimin për ditën e fundit!

⚠️ Kujdes afatin! Përfundoni regjistrimin brenda periudhës së përcaktuar, për të garantuar regjistrimin në shkollë.

📌 7 shtator - afati i fundit për regjistrimet në shkollë🏫🖥

05/09/2026
05/09/2026

Ministria e Arsimit ka miratuar paketën kurrikulare të arsimit parauniversitar!
🏫 Kurrikula bërthamë e arsimit fillor
📘 Kurrikula bërthamë e arsimit të mesëm të ulët
🎓 Kurrikula bërthamë e arsimit të mesëm të lartë
📝 Plani mësimor i arsimit bazë
🖊️ Plani mësimor i arsimit të mesëm të lartë / gjimnazit
📖 Programet lëndore të kurrikulës bërthamë dhe të kurrikulës me zgjedhje

📅 Zbatimi do të fillojë në vitin shkollor 2026–2027 për klasat 1, 6 dhe 10

💡Risitë kryesore për nxënësit:
- Mësimdhënie e bazuar në projekte dhe qasje STEM 🔬⚙️
- Përdorim i platformave digjitale dhe inteligjencës artificiale 🤖💻
- Zhvillim i mendimit kritik, kreativitetit dhe aftësive për zgjidhjen e problemeve 🧠✨
- Tema të reja ndërkurrikulare që lidhen me sfidat globale 🌱🌎

https://www.ascap.edu.al/kurrikula-e-perditesuar-2025/

04/09/2026
21/08/2026

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR PRINDËRIT DHE NXËNËSIT‼️

Për të gjithë nxënësit që ende nuk kanë përfunduar regjistrimin, rihapen aplikimet në e-Albania në 24 gusht – 7 shtator 2026.

💻Aplikimet do të jenë të hapura për:
📚👧regjistrimet në klasën e parë;
👩‍🏫👦regjistrimet në klasën e dhjetë;
👨‍🎨🧑‍🎤regjistrimet në shkollat artistike dhe sportive.

⚠️Prindër dhe nxënës, mos e humbisni këtë afat dhe përfundoni regjistrimin brenda periudhës së përcaktuar në mënyrë që të mos rrezikojmë regjistrimin në shkollë‼️

Address

Ersekë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi Petro Nini Luarasi - PNL Erseke posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Gjimnazi Petro Nini Luarasi - PNL Erseke:

Shortcuts

Share

Category