Shkolla 9-vjecare "Bardhyl Popa" Faqja Zyrtare

Shkolla 9-vjecare "Bardhyl Popa" Faqja Zyrtare

Share

Informacione rreth shkolles tone

Photos from Shkolla 9-vjecare "Bardhyl Popa" Faqja Zyrtare's post 12/06/2026

📢 Aktivitet sensibilizues në kuadër të 12 Qershorit – Ditës Botërore Kundër Punës së Fëmijëve.
Nxënësit e shkollës sonë zhvilluan një aktivitet ndërgjegjësues përmes vizatimeve, posterave dhe mesazheve sensibilizuese, duke përcjellë rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Në aktivitet u përcoll edhe një mesazh nga Presidentja e Shkollës, e cila theksoi se çdo fëmijë ka të drejtën të mësojë, të luajë dhe të rritet në një mjedis të sigurt, larg çdo forme shfrytëzimi.
Së bashku ngremë zërin për një fëmijëri të lumtur dhe të mbrojtur! 👧👦🎨🖍️

Photos from Shkolla 9-vjecare "Bardhyl Popa" Faqja Zyrtare's post 11/06/2026

Sot, më datë 10.06.2026, në shkollën “Bardhyl Popa” u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për nxënësit pjesëmarrës në aktivitetet Jashtë Orarit Mësimor (JOM).
Gjatë këtij aktiviteti, u vlerësua angazhimi, përkushtimi dhe pjesëmarrja aktive e nxënësve në kurset e zhvilluara gjatë vitit shkollor. Certifikatat iu dorëzuan nxënësve si shenjë mirënjohjeje për përpjekjet dhe kontributin e tyre në aktivitete të ndryshme edukative, artistike dhe sportive.
Atmosfera ishte festive dhe plot emocion, ndërsa nxënësit ndanë me krenari arritjet e tyre. Ky aktivitet shërbeu si një moment vlerësimi dhe motivimi për të vazhduar pjesëmarrjen aktive në veprimtari që zhvillojnë talentet, aftësitë dhe interesat e tyre.

Photos from Shkolla 9-vjecare "Bardhyl Popa" Faqja Zyrtare's post 10/06/2026

Mësuese Eda, korrekte dhe kërkuese, sot nuk i mbajti dot lotët.
Surpriza e nxënësve dhe prindërve ishte shprehja më e bukur e vlerësimit për përkushtimin dhe punën e saj sistematike gjatë 5 viteve.
Të urojmë suksese në formimin e brezave të tjerë, mësuese Eda! Mirënjohja e nxënësve është shpërblimi më i çmuar për çdo mësues.

Photos from Shkolla 9-vjecare "Bardhyl Popa" Faqja Zyrtare's post 08/06/2026

Vizitë edukative në Kuvendin e Shqipërisë
Sot, nxënësit e Qeverisë së Nxënësve dhe grupi i bibliotekës së shkollës, të shoqëruar nga Drejtoresha e shkollës, mësuesja koordinatore e Qeverisë së Nxënësve dhe mësuesja përgjegjëse e bibliotekës, zhvilluan një vizitë studimore në Kuvendi i Shqipërisë.
Gjatë kësaj vizite, nxënësit u njohën me historikun e formimit dhe zhvillimit të qeverisjes shqiptare ndër vite, si dhe me rolin dhe funksionimin e Parlamentit në ditët e sotme. Ata patën mundësinë të mësojnë më shumë mbi procesin e hartimit dhe miratimit të ligjeve, përfaqësimin e qytetarëve dhe rëndësinë e institucioneve demokratike në jetën e vendit.
Kjo vizitë shërbeu si një përvojë e vlefshme edukative, duke i afruar nxënësit me institucionet shtetërore dhe duke forcuar njohuritë e tyre mbi demokracinë, qytetarinë aktive dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.

Photos from Shkolla 9-vjecare "Bardhyl Popa" Faqja Zyrtare's post 08/06/2026

Enkeleda, mësuesja e parashkollorit, që të gjithë e njohin si Kela.
Ajo nuk bën zhurmë, nuk kërkon privilegje, nuk nxiton të largohet e para. Me qetësinë dhe përkushtimin e saj, si një bletë punëtore, krijon çdo ditë me dashuri dhe profesionalizëm.
Kela është e qetë, e përpiktë, e edukuar dhe jashtëzakonisht pasionante në punën e saj. Me shembullin që jep, ajo motivon dhe frymëzon jo vetëm fëmijët, por edhe kolegët që e kanë pranë.
Në një kohë kur shpesh vlerësohet ajo që bën më shumë zhurmë, ti na kujton se vlera e vërtetë qëndron te puna e heshtur, e ndershme dhe e bërë me zemër.
Faleminderit, Kela, për gjithçka që jep çdo ditë!

04/06/2026

Njoftim

Bashkia Elbasan ka hapur regjistrimet e fëmijëve në çerdhe, kopshte dhe klasa përgatitore (parashkollor) për vitin shkollor 2026–2027.

Aplikimet pranohen nga data 04.06.2026 deri më 30.06.2026, pranë Zyrës së Informacionit në Bashkinë Elbasan, çdo ditë nga e hëna në të premte, në orarin 09:00–12:00.

Aplikimin për bursa shkollore për nxënësit e arsimit parauniversitar.

Për më shumë informacion lidhur me dokumentacionin e nevojshëm, mund të kontaktoni pranë zyrave të Bashkisë Elbasan

04/06/2026

Faleminderit !!!

01/06/2026
Photos from Shkolla 9-vjecare "Bardhyl Popa" Faqja Zyrtare's post 01/06/2026

Gëzuar 1QERSHORIN
Jeni buzëqeshja më e bukur e meritoni më të mirën!

Photos from Shkolla 9-vjecare "Bardhyl Popa" Faqja Zyrtare's post 29/05/2026

Kujdesi per shendetin eshte shume i rendesishem.Informimi i sakte dhe ko.unikimi me mesuesit dhe mjeket ndihmon ne parandalimin e shume semundjeve.Shefja e sherbimit te epidemiologjise se NJ.V.K.SH.Dr.Evisa Mici ne bashkepunim me Zonjen Flutra dhe Mimoza dhe infermieren e nshkolles organizuan me nxenesit e klasave te 8 dhe te 9 nje aktivitet sensibilizues mbi HPV .Pse eshte i rendesishem informacioni? Njohja me HPV ndihmon nxenesit; Te kujdesen per shendetin e tyre.Te kuptojne rendesine e vaksinimit.Te shmangin paragjykimet dhe keqinformimin!

Want your school to be the top-listed School/college in Elbasani?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Lagja "Partizani" Rruga Janaq Kilica
Elbasani
3001

Opening Hours

Monday 07:30 - 14:00
Tuesday 07:30 - 14:00
Wednesday 07:30 - 14:00
Thursday 07:30 - 14:00
Friday 07:30 - 14:00