02/04/2026
2️⃣ Prill 🗣️ Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit ndaj Autizmit, mirëpritëm në qendrën tonë nxënës nga shkolla “Qemal Haxhihasani”, të shoqëruar nga stafi i shërbimit psiko-social.
Nxënësit u njohën me qendrën dhe me mënyrën se si spektri i autizmit ndikon tek fëmijët, si edhe diskutuam për mënyrat se si mund t’i ndihmojmë fëmijët me spektrin e autizmit që të ndihen të përfshirë, të mbështetur dhe të vlerësuar në çdo hap të rrugëtimit të tyre.
I falenderojmë përzemërsisht për dhuratat dhe për mbështetjen e vyer me seanca terapeutike për 2 fëmijë të qendrës sonë. 💙💙
21/03/2026
2️⃣1️⃣ Mars Dita Botërore e Sindromës Down💙💛
Fëmijët me sindromën down nga Qendra “Future For You”, shkolla “Zëra Jete”, shoqëruar nga nxënës të shkollave “Jorgji Dilo” dhe “Luigj Gurakuqi”, në një frymë bashkëpunimi, solidariteti dhe mbështetjeje realizuam një takim të veçantë me kryetarin e bashkisë Z. Gledian Llatja.
Gjatë këtij takimi, fëmijët patën mundësinë të njihen më nga afër me institucionin, të ndajnë përvoja dhe të përcjellin mesazhe të rëndësishme mbi pranimin, barazinë dhe përfshirjen në shoqëri.
Aktiviteti shërbeu gjithashtu si një mundësi për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet nxënësve të shkollave të ndryshme, duke nxitur empatinë, mirëkuptimin dhe respektin për diversitetin.
Përmes kësaj nisme, u dha një mesazh i qartë dhe i fuqishëm: fëmijët me sindromën Down nuk janë vetëm – ata janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë dhe meritojnë mbështetje, dashuri dhe mundësi të barabarta për zhvillim.
Ky aktivitet përforcon angazhimin e institucioneve dhe komunitetit për të ndërtuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse, ku çdo fëmijë vlerësohet dhe respektohet për atë që është.
01/06/2025
1 Qershori jonë 🥰
Sot festuam ndryshe, me zemrën plot dashuri dhe natyrën si skenë të gëzimit! 🌼 🌿🌞
Kaluam momente të bukura në natyrë, mes lojërave, të qeshurave, përqafimeve të ngrohta dhe pikturës.
Një falenderim i veçantë shkon për miken tonë të dashur Nervina, e cila e inicioi këtë aktivitet me dashurinë dhe artin e saj. Përmes ndjeshmërisë dhe shpirtit të saj krijues, ajo na bëri pjesë të një bote më të bukur – ashtu siç vetëm arti i saj di ta bëj. 🎨💛
Të vazhdojmë të ndërtojmë një botë ku çdo fëmijë ndjehet i pranuar, i dashur dhe i lirë të ëndërroj. 🌍✨
02/04/2025
2️⃣ Prill Dita Ndërkombëtare e Autizmit💡💙
Falenderojmë për vizitën miqtë e qendrës tonë prej shumë vitesh Medreseja e Elbasanit Faqja Zyrtare dhe nxënëset e kësaj shkolle për momentet e bukura që na dhuruan!🥰😇
Aktivitetet e zhvilluara me fëmijët e qendrës përmes terapisë së artit ishin një përvojë e jashtëzakonshme, duke u dhënë mundësinë fëmijëve të qendrës të bashkëvepronin me miqtë e tyre😍
BELIEVE IN A SPECTRUM OF POSSIBILITIES🎨
"
21/03/2025
21 Mars 2025 Dita Botёrore e Sindromёs Down
Improve Our Support Systems
Sot, në këtë ditë të veçantë, ne mikpritëm në qendrën tonë nxënës nga shkollat “Alush Lleshanaku”, “Onufri” dhe “Sali Ceka”.
Dita Botërore e Sindromës Down është një mundësi e mire për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të treguar mbështetje për këta individë që janë pjesë e komunitetit tonë.
Në këtë Ditë Botërore të Sindromës Down, le të angazhohemi për të bërë një hap më të madh përpara në drejtim të një shoqërie më gjithëpërfshirëse, ku secili mund të ndjehet i vlerësuar dhe i dashur.💛💙
06/12/2024
📚Takim me studentët e vitit të III-të, Dega Psikolologji në Fakultetin e Shkencave të Edukimit.
✍️Qendra jonë bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit që ka me Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ofron të gjitha kapacitetet për praktikën profesionale të studentëve për t’u njohur me rastet, aspektet e konfidencialitetit dhe etikës, supervizimin, përgatitjen e një dosjeje klinike, vëzhgimin e terapisë dhe praktikën, fokus-grupe me prindër, etj. Këto veprimtari nxisin dhe mbështesin bashkëpunime të suksesshme institucionale.
03/12/2024
⏩3️⃣ Dhjetor, Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar. Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me situatën e personave me aftësi të kufizuar në të gjitha sferat e shoqërisë. Në kuadër të kësaj dite mirëpritëm në qendrën tonë përfaqësues nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale të Bashkisë Elbasan, stafin psiko-social dhe nxënës nga Shkolla Ali Agjah.Faleminderit nga 💙 për vizitën tuaj!