Shkolla Speciale "Zëra Jete"

Shkolla Speciale "Zëra Jete"

Share

Shkolla Publike Speciale 'Zëra Jete’ për fëmijët me Aftësi të Kufizuar. Drejtore: Rezarta Biçoku Drejtore e saj në këtë kohë u emërua Znj.Vjollca Gjini. Dylgjeri.

Historiku i shkollës speciale “Zëra jete “Elbasan
Në vitin shkollor 1983-1984 me vendim të ministrise se arsimit hap dyert shkolla speciale ne qytetin e Elbasanit. Shkolla u hap fillimisht si nje klase speciale e integruar brenda shkollës tetëvjecare “Thoma Kalefi (sot “Ali Agjahu). Personat me probleme të prapambetjes mendore u vlerësuan nga një komision i përbërë nga zotërinjtë: Anasta

Kurrikula e përditësuar 2025 - Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar 07/07/2026

Njoftim.

ASCAP ka publikuar Udhëzuesit me Nivelet e Arritjeve dhe Udhëzuesit me Veprimtari Praktike për klasat 1, 6 dhe 10, në mbështetje të zbatimit të kurrikulës së përditësuar.

Këto materiale ndihmojnë mësuesit në:
✅ vlerësimin e të nxënit sipas niveleve të arritjeve;
✅ planifikimin dhe zhvillimin e orëve mësimore përmes veprimtarive praktike.

📌 Udhëzuesit mund t’i gjeni në faqen zyrtare të ASCAP, te rubrika “Udhëzues për zbatimin e kurrikulës”, duke përzgjedhur klasën përkatëse.

Ftojmë të gjithë mësuesit dhe drejtuesit e shkollave të njihen me këto materiale dhe t’i përdorin në mbështetje të procesit mësimor.

Kurrikula e përditësuar 2025 - Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar Kurrikula e përditësuar 2025 EmërtimiNiveli ArsimorLloji i arsimitLloji i dokumentitKlasaLinkhf:tax:dlp_document_niveli-arsimorhf:tax:dlp_document_lloji-i-arsimithf:tax:dlp_document_lloji-i-dokumentithf:tax:dlp_document_klasa-vitiTë folurit në publikModule kurrikulareKlasa XShkarkomodule-kurrik...

06/07/2026

📢 NJOFTIM PËR REGJISTRIMET – VITI SHKOLLOR 2026–2027

Të nderuar prindër,
Ju kujtojmë se nga data 6 deri më 31 korrik 2026 është i hapur procesi i regjistrimit në portalin e-Albania për:
✅ fëmijët që regjistrohen për herë të parë në klasën e parë;
Ju ftojmë të kryeni regjistrimin brenda afatit, duke ndjekur udhëzimet në e-Albania.
📅 Afati i regjistrimit: 6–31 korrik 2026.

Faleminderit për bashkëpunimin!
Shkolla speciale “Zëra Jete” ju mirëpret në familjen e saj.🥰

Photos from Shkolla Speciale "Zëra Jete"'s post 12/06/2026

Një mësuese nuk matet me vitet e punës, por me gjurmët që lë në jetën e të tjerëve. Ariana ia doli ta bëjë këtë me dinjitet, profesionalizëm dhe një buzëqeshje që do të na mungojë.

Të urojmë shëndet, lumturi dhe ditë të mbushura me gëzim në këtë etapë të re të jetës. Faleminderit për gjithçka ke dhënë!
🌹 Pension të mbarë, Ariana! Me mirënjohje, respekt dhe shumë dashuri. ❤️

08/06/2026

Projekt: Ne dhe Mjedisi
Klasa 1–5

Në kuadër të projektit “Ne dhe Mjedisi”, nxënësit zhvilluan një aktivitet në oborrin e shkollës me qëllim ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit. Gjatë aktivitetit, ata vëzhguan hapësirat e gjelbra, mblodhën mbeturinat e hedhura në mënyrë të papërshtatshme dhe diskutuan për mënyrat se si mund ta mbajnë mjedisin të pastër.

Nxënësit punuan në grupe, treguan bashkëpunim dhe përgjegjshmëri, si dhe mësuan se secili prej nesh ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e natyrës. Aktiviteti u shoqërua me biseda, lojëra edukative dhe mesazhe sensibilizuese për kujdesin ndaj mjedisit.

Në përfundim, nxënësit kuptuan se një mjedis i pastër dhe i shëndetshëm varet nga veprimet e përditshme të secilit prej nesh dhe u angazhuan të jenë më të kujdesshëm ndaj natyrës.

01/06/2026

Qershori më i bukur ❤️

Photos from Shkolla Speciale "Zëra Jete"'s post 01/06/2026

1 Qershor 2026
❤️❤️❤️❤️❤️❤️

01/06/2026

Çdo festë fëmijësh ka ngjyra, çdo përfundim viti shkollor ka emocionet e veta, por festimet në shkollën speciale janë vërtet unike.
Sot, zemrat e shumë njerëzve u bashkuan për të sjellë gëzim në zemrat e specialëve tanë të vegjël.
Faleminderit Brunës, Sarës dhe miqve të saj nga Vodafone Albania, alpinistëve, miqve që kontribuan me zemërgjerësi pa dëshiruar të bëhen publikë, Albana Veseli, zjarrfikësve të Tiranës, animatorëve dhe të gjithëve që u bënë pjesë e kësaj dite të veçantë.
Mirënjohja jonë është e pafund. Sot nuk dhuruat vetëm lodra, surpriza apo aktivitete; sot dhuruat buzëqeshje, emocion dhe kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e fëmijëve tanë.
Faleminderit për dashurinë, kohën dhe përkushtimin tuaj. Ju e bëtë këtë ditë të paharrueshme. ❤️🌈🎈

01/06/2026

Ne ju bashkuam ftesës ❤️
Kënduam “Eja këndo me ne”
Gëzuar 1 qershorin 🥰


Param pam param, param pa
Param pam pam pam parara
Param pam param, param parara
Param pam pam pam parara
Eja kendo me ne!
Eja vallëzo me mua!
Gëzimi ynë mbi re,
Të jehojë ne duam.

I
Dhe ne o fëmijë
Vendin të ndricojmë
Zëri ynë, ohoho,
Le ta flakërojë!

Ref.
Eja kendo me ne!
Eja vallëzo me mua!
Gëzimi ynë mbi re,
Të jehojë ne duam.
Eja festo me ne!
Eja dhe ti, ku je…
Tinguj dhe plot hare,
Zemrës t’ja bëjmë fole

II
Dhe ne o fëmijë,
Vendin të ndricojmë.
Zëri ynë, ohoho,
Le ta flakërojë!

III
Gjithë ngjyrat celin sot
E tingujt po jehojnë,
Të dalim të festojmë,
Sëbashku të gëzojmë!
Cdo festë kur na troket,
Hareja ne na pret.
Kur vjen përherë ti festa jonë,
Në cdo stinë sjell pranverë.

Ref.
Param pam param, param pa
Param pam pam pam parara
Param pam param, param parara
Param pam pam pam parara
Eja kendo me ne!
Eja vallëzo me mua!
Gëzimi ynë mbi re,
Të jehojë ne duam.
Eja kendo me ne!

Want your school to be the top-listed School/college in Elbasani?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Lagja Kala
Elbasani

Opening Hours

Monday 07:00 - 14:00
Tuesday 07:00 - 14:00
Wednesday 07:00 - 14:00
Thursday 07:00 - 14:00
Friday 07:00 - 14:00