06/07/2026
Njoftim mbi regjistrimin e nxënësve në klasën e 1-rë dhe të 10-të, për vitin shkollor 2026-2027.
Të nderuar prindër:
Ju bëjmë me dije, se regjistrimi i nxënësve për në klasën e I (parë) dhe të 10 (dhjetë) për vitin shkollor 2026-2027, do të bëhet gjatë periudhës 06 deri më 31 korrik 2026. Regjistrimi do të bëhet online, vetëm përmes platformës e-Albania.
Ju lutemi të kryeni këtë proces brenda afatit ligjor të përcaktuar nga MA.
Duke iu falenderuar për besimin, ju uroj edhe mirë se ardhjen në shkollën tonë.
DREJTORIA E SHKOLLËS.