Universiteti i Elbasanit, "Aleksandër Xhuvani"- Faqja Zyrtare

Universiteti i Elbasanit, "Aleksandër Xhuvani"- Faqja Zyrtare Mirë se vini në Universitetin e Ebasanit “Aleksandër Xhuvani”, në Universitetin e traditës së shkencës dhe të formimit të mësimdhënësve.

Universiteti ynë është një ndër institucionet më të rëndësishme arsimore dhe shkencore në Shqipëri. Ai ka për synim të vijojë traditën e shkëlqyer të Normales së Elbasanit, institucionit pararojë arsimor për kohë me rradhë në përgatitjen e mësuesve. Normalja e Elbasanit dhe më pas Instituti i Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” dhe në vitin 1991 Universiteti i Elbasanit me këtë emër është një rrugëtim i natyrshëm dhe që nxit për të ecur në gjurmët e emrave të mëdhenj edhe në nivel kombëtar që i kanë dhënë emër këtyre institucioneve.

Universiteti i Elbasanit dhe Universiteti i Tuscia-s në një partneritet të ri: Diplomat e dyfishta në qendër të bashkëpu...
19/09/2026

Universiteti i Elbasanit dhe Universiteti i Tuscia-s në një partneritet të ri: Diplomat e dyfishta në qendër të bashkëpunimit

Rektorja e Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" priti në një takim zyrtar delegacionin nga Universiteti i Tuscia-s, Itali, të kryesuar nga Rektorja, Prof. Tiziana Laureti.

Pjesë e delegacionit italian i përbërë nga përfaqësues të lartë akademikë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare ishin: Prof. Alessandro Boccolini, Delegat i Rektorit për Programin Erasmus+; Prof. Cristian Silvestri, Delegat i Rektorit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Z. Carlo Contardo, Drejtor i Zyrës së Mobilitetit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

Gjatë takimit u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit akademik dhe institucional ndërmjet dy universiteteve tona, me fokus kryesor zhvillimin e diplomave të dyfishta (Double Degree). Ky hap synon t'u ofrojë studentëve tanë mundësi të reja studimi dhe kualifikimi të njohur ndërkombëtarisht brenda hapësirës evropiane të arsimit të lartë.

Lidershipi i të dy institucioneve rikonfirmoi angazhimin e përbashkët për të intensifikuar partneritetin strategjik, duke nxitur ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor.

Në kuadër të Muajit Botëror të Alzheimerit, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin e Elbasanit, organi...
18/09/2026

Në kuadër të Muajit Botëror të Alzheimerit, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin e Elbasanit, organizoi për dy ditë radhazi një nga aktivitetet më të rëndësishme shkencore ndërkombëtare në fushën e demencës: Konferencën “EDEM Conference – Ethics in Dementia”, ngjarjen përmbyllëse të rrjetit evropian COST Action CA21137.

Konferenca mirëpriti studiues, profesionistë të shëndetësisë dhe ekspertë nga mbi 20 shtete të Evropës dhe më gjerë, përfshirë disa nga emrat më të njohur ndërkombëtarë në fushën e demencës, neuroshkencës dhe etikës mjekësore. Të pranishmit prezantuan rezultatet e katër viteve të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe diskutuan zhvillimet më të fundit rreth etikës së kujdesit ndaj personave që jetojnë me demencë.

Organizimi i kësaj konference përfaqëson një arritje të rëndësishme për Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike dhe Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, duke dëshmuar angazhimin e tyre të vazhdueshëm ndaj kërkimit shkencor, ndërkombëtarizimit dhe bashkëpunimit me rrjetet më prestigjioze evropiane.

🎥Përmes kësaj videoje të Komisionit Europian ju prezantojmë me SPHERE, iniciativë e Komisionit Europian e zbatuar në bas...
18/09/2026

🎥Përmes kësaj videoje të Komisionit Europian ju prezantojmë me SPHERE, iniciativë e Komisionit Europian e zbatuar në bashkëpunim me OBREAL Global dhe European University Association (EUA), që mbështet rrjetin e Ekspertëve për Reformën e Arsimit të Lartë (HERE) dhe shkëmbimin e ekspertizës e të praktikave europiane në funksion të modernizimit të arsimit të lartë.

Rektorja e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Prof. Dr. Elvira Fetahu, është pjesë e Ekipit Kombëtar të Ekspertëve për Reformën e Arsimit të Lartë (HERE) që prej vitit 2014, duke përfaqësuar universitetin në këtë rrjet të rëndësishëm të ekspertizës për arsimin e lartë. Ky angazhim shumëvjeçar sjell për universitetin tonë përvojë dhe ekspertizë të drejtpërdrejtë nga një rrjet ndërkombëtar që kontribuon në proceset e reformimit të arsimit të lartë, duke forcuar njëkohësisht profilin, bashkëpunimin dhe dimensionin europian të institucionit.

Ekspertiza e saj në këtë rrjet përfshin planifikimin strategjik dhe zhvillimin institucional, ndërkombëtarizimin, kërkimin shkencor dhe zbatimin e projekteve.

Në Shqipëri, Zyra Kombëtare Erasmus+ koordinon dhe mbështet veprimtarinë e Ekipit Kombëtar HERE.

Për më shumë informacion klikoni linkun:

This animated video introduces the SPHERE ini a ve, explaining how it supports the Higher Educa on Reform Experts (HERE) network by fostering coopera on, policy dialogue and capacity building in third countries neighbouring the EU.

Njoftim i Rëndësishëm për Studentët! 🎓Të nderuar studentë, Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" ju njofton mbi ...
18/09/2026

Njoftim i Rëndësishëm për Studentët! 🎓

Të nderuar studentë, Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" ju njofton mbi procedurat e dorëzimit të dokumentacionit për provimin dhe prezantimin e temës së diplomës.

Ju lutemi të lexoni me kujdes informacionin e mëposhtëm:

📝 Afatet: Paraqituni pranë sekretarive përkatëse një javë përpara datës së parashikuar për mbrojtjen e diplomës.

📂 Dokumentacioni i kërkuar: Sigurohuni që të keni gati dosjen tuaj me dokumentet e mëposhtme:

2 fotografi për dokument me përmasa 40x45 mm.

Certifikatë familjare ose personale (origjinale ose fotokopje e noterizuar, sipas rastit).

Mandat pagesa për diplomën.

Fotokopje e dokumentit të identifikimit.

📚 Për studentët e Masterit: Ju lutemi të sillni edhe fotokopjet e diplomës së Bachelorit dhe, nëse keni përfunduar një Master tjetër, fotokopjen e diplomës përkatëse.

Për çdo informacion të mëtejshëm, ju referojmë gjithmonë burimeve zyrtare dhe sekretarive.

Ju urojmë suksese në mbrojtjen e diplomës!

Sot nis Raundi II i aplikimeve në universitete. 🎓Një tjetër mundësi për të zgjedhur programin, universitetin dhe të ardh...
15/09/2026

Sot nis Raundi II i aplikimeve në universitete. 🎓

Një tjetër mundësi për të zgjedhur programin, universitetin dhe të ardhmen tënde.

📚 Zgjidh programin që të përshtatet, apliko dhe bëhu pjesë e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

Hapi yt i parë drejt së ardhmes nis këtu.
Mos e humb mundësinë për të kthyer zgjedhjen tënde në një rrugëtim të ri universitar.

AplikoTani

Universiteti i Elbasanit dhe POLITEHNICA Bukuresht drejt një partneriteti strategjikNë kuadër të vizitës zyrtare në Ruma...
14/09/2026

Universiteti i Elbasanit dhe POLITEHNICA Bukuresht drejt një partneriteti strategjik

Në kuadër të vizitës zyrtare në Rumani, Rektorja e Universitetit të Elbasanit, Prof. Dr. Elvira Fetahu, zhvilloi një takim zyrtar me Rektorin e Universitetit Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë POLITEHNICA Bukuresht, Z. Mihnea Cosmin Costoiu.

Takimi merr një rëndësi të veçantë edhe për profilin e institucionit partner. POLITEHNICA Bukuresht është universiteti më i madh dhe më i vjetër në Rumani, me një komunitet prej rreth 40,000 studentësh, 21 fakultetesh duke përfaqësuar një nga qendrat kryesore të arsimit, kërkimit shkencor, teknologjisë dhe inovacionit në vend.

Në fokus të takimit ishte forcimi dhe konkretizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy universiteteve në fusha me interes të përbashkët, me synimin që bashkëpunimi institucional të përkthehet në mundësi të drejtpërdrejta për studentët dhe stafin akademik.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua rritjes së mobiliteteve të studentëve dhe stafit, shkëmbimit të eksperiencave akademike dhe kërkimore, si dhe krijimit të mundësive të reja për angazhimin e stafit akademik në veprimtari mësimdhënëse pranë institucioneve partnere.

Një ndër çështjet kryesore të diskutimit ishte gjithashtu vullneti i përbashkët për të punuar drejt zhvillimit të një programi të dyfishtë Master, si një hap konkret drejt ndërkombëtarizimit të ofertës akademike.

Rektori i POLITEHNICA Bukuresht, Z. Mihnea Cosmin Costoiu, i cili ka një përvojë të gjatë në drejtimin e arsimit të lartë dhe ka shërbyer edhe si Ministër i Deleguar për Arsimin e Lartë, Kërkimin Shkencor dhe Zhvillimin Teknologjik të Rumanisë, shprehu gatishmërinë dhe entuziazmin që universiteti që drejton të jetë një partner strategjik i Universitetit të Elbasanit.

Takimi konfirmoi vullnetin e përbashkët për ta ngritur marrëdhënien ndërmjet dy institucioneve në nivelin e një partneriteti strategjik, duke hapur një kapitull të ri bashkëpunimi dhe duke mbështetur vizionin e Universitetit të Elbasanit, për një universitet gjithnjë e më të hapur, të ndërkombëtarizuar dhe të integruar në hapësirën akademike europiane.

Koha për të ndarë mitet nga faktet! 🛑Më shumë sesa teori, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” të ofron praktika të dedikua...
12/09/2026

Koha për të ndarë mitet nga faktet! 🛑

Më shumë sesa teori, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” të ofron praktika të dedikuara, diploma të njohura ndërkombëtarisht, mbështetje financiare dhe një jetë aktive studentore.

Kalo fotot për të zbuluar të vërtetën pas çdo miti dhe shih pse Universiteti “Aleksandër Xhuvani” të ofron një rrugëtim të plotë akademik dhe profesional.
➡️🎓

Thirrje për aplikim për mobilitete studentore në universitetet partnere.Zyra e Erasmus+ njofton hapjen e thirrjes për mo...
11/09/2026

Thirrje për aplikim për mobilitete studentore në universitetet partnere.

Zyra e Erasmus+ njofton hapjen e thirrjes për mobilitet studentor në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin e dytë. Ftohen të aplikojnë të gjithë studentët e interesuar.

📌 Detaje të mobilitetit

Periudha: Gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2026-2027

Përfitimet: Bursë mujore dhe rimbursim i shpenzimeve të udhëtimit sipas marrëveshjes.

📄 Dokumentet e nevojshme për aplikim:

-Fotokopje e pasaportës
-Vërtetim student i UE-së
-Certifikata e gjuhës angleze (niveli [Niveli, p.sh. B1/B2])
-CV në anglisht
-Letër motivimi

📍 Dorëzimi i dokumenteve:

Pranë Drejtorisë së Koordinimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Rektorati i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ose në e-mail: [email protected]

⏳ Afati i fundit për aplikim: 27 Shtator 2026

Ju urojmë suksese!

Universiteti i Elbasanit përmbyll me sukses edicionin e parë të Shkollës Verore Ndërkombëtare të Studimeve Mesdhetare (E...
10/09/2026

Universiteti i Elbasanit përmbyll me sukses edicionin e parë të Shkollës Verore Ndërkombëtare të Studimeve Mesdhetare (EISMS 2026), një nismë e cila mblodhi bashkë studiues, akademikë dhe pjesëmarrës nga institucione të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Përgjatë ditëve të zhvillimit të këtij programi, i cili u karakterizua nga qasja e tij ndërdisiplinore, u trajtuan një sërë çështjesh kyçe. Kumtesat e prezantuara nga ekspertët e ftuar nxitën debate produktive dhe pasuruan dialogun akademik dhe shkencor mes pjesëmarrësve.

Përveç sesioneve shkencore dhe paneleve të diskutimit, programi u pasurua edhe me aktivitete kulturore dhe vizita në qytet, të cilat u dhanë mundësinë të ftuarve të njihen nga afër me vlerat e qytetit të Elbasanit, duke lehtësuar rrjetëzimin dhe shkëmbimin e drejtpërdrejtë të përvojave mes profesionistësh të fushave të ndryshme.

Përmbyllja me sukses e këtij edicioni shënon vazhdimësinë e një tradite në zhvillimin e shkollave verore në Universitetin e Elbasanit, duke i kthyer këto iniciativa në një pikëtakimi vjetor në kalendarin akademik dhe duke e konsoliduar gjithnjë e më shumë rolin e universitetit në arenën e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Address

Rr. Ismail Zyma
Elbasan
3000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Universiteti i Elbasanit, "Aleksandër Xhuvani"- Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Universiteti i Elbasanit, "Aleksandër Xhuvani"- Faqja Zyrtare:

Shortcuts

Share

Category