Ndodhitë e Natës së Kadrit
Sidretu el-Munteha është kufiri I qiellit të shtatë, pasohet nga Xheneti dmth ajo është në kufirin e dynjasë dhe Ahiretit. Maja e saj është në Xhenet, rrënjët dhe degët e saj janë poshtë Kursijit. Ajo banohet nga aq shume ëngjëj saqë nuk e din numrin e tyre askush tjetër përvec Allahut. Melaiket e adhurojnë Allahun në degët e Sidretu el-Munteha, nuk ka vend as sa fija e flokut që të mos ketë melek dhe makami I Xhibrilit ndodhet në mes të saj.
Cdo natë Kadri Allahu thërret Xhibrilin bashkë me të gjithë melekët e Sidretu el-Munteha, nuk mbetet melek pa u furnizuar me butësi për besimtarët. Melekët bashkë me Xhibrilin zbresin në perëndimin e djellit, nuk ngel vend në dynja pa u vizituar nga ata. Në këtë natë melekët hyjnë në cdo vend vecse në kishë, në shtëpitë ku ka idhuj, në vende të papastra, shtëpi ku ka të dehur ose pije alkolike. Prej tyre I gjen në sexhde e prej tyre duke u lutur për besmtarët dhe besimtaret dhe vazhdojnë të luten për besimtarët deri ne lindjen e djellit.
Xhibrili (pqmt) I takon të gjithë besmitarët dhe shenja e takimit të tij është rrënqethja e lëkurës, zbutja e zemrës, lotën që rrjedhin prej syve. Të gjitha këto janë prej takimit të Xhibrilit (pqmt).
Më pas Ka-abi përmend se kush thotë tre herë La Ilahe Il-la Allah me të parën do të gjejë faljen e Allahut, me të dytën shpëton nga zjarri I Xhehen-nemit, me të tretën e fut Allahu ne Xhenet.
I thame Kabit:- O I biri I Is-hakut, me të vërtetë?!
U përgjigj Ka-abi, duke thënë:- A mund të thotë në Natën e Kadrit La ilahe Il-la Allah përvec të sinqertit?!
Pasha Allahun Nata e Kadrit është e barabartë me peshën e një mali për mosbesimtarin dhe hipokritin. Meleket bashkë me Xhibrilin (pqmt) qëndrojnë duke u lutur për besimtarët deri në lindjen e djellit. I pari që ngjitet është Xhibrili dhe hap krahët e tij. Ata janë të jeshiltë, nuk I hap krahët e tij vetëm në atë orë, kështu pengohen rrezet e djellit. Më pas, I thërret melekët një nga një dhe kështu bashkohet nuri I melekëve me nurin e flatrave të Xhibrilit (pqmt). Kështu Xhibrili bashkë me melekët qënrojnë mes qiellit dhe tokës duke u lutur për mëshirë dhe falje për besimtarët. Ai që e agjëroi Ramazanin me besim të plotë dhe u lut duke thënë:- Nëse do ta arrij Ramazanin tjetër do ta agjëroj atë për hir të Allahut.
Në mbrëmje melekët ngjiten në qiell dhe ulen rrathë-rrathë dhe afohen tek ata meleket e qiellit te dynjat dhe I pyesin person për person, si I gjetët ata këtë vit?
U përgjigjen melekët duke thënë:- E gjetëm filanin një vit më parë të devotshëm, kurse këtë vit bidatci. Por, gjetëm filanin në vitin e shkuar bidatci, kurse këtë vit të devotshëm. Pas kësaj melekët kërkojnë falje dhe bëjnë dua për njeriun e devotshem.
Me pas thonë e gjetëm filanin dhe filanin duke adhuruar Allahun, gjetëm dikë të përulur përpara Allahut, dikë në sexhde, e dikë tjetër duke lexuar librin e Allahut. Kështu veprojnë edhe në qiellin e dytë e me rradhë derisa arrijnë në Sidretu el-Munteha.
Sidretu el-Munteha I pyet meleket për banorët e tokës;-O banorët e mi, më flisni për banorët e tokës dhe më përmendni emrat e tyre. Dijeni se keni përgjegjësi mbi mua. Dijeni gjithashtu se unë jam gjeja me e dashur tek Allahu. Me pas Ka-ab el-Ahbar përmend se meleket I përmendin banorët e tokës me emrat dhe emrat e baballarëve të tyre.
Më pas Xheneti I drejtohet Sidretu el-munteha’s dhe kërkon prej saj të dijë se cfarë e informuan meleket për banorët e tokës. Pasi e informon Sidretu el-Munteha Xhenetin, thotë Xheneti:-“ Mëshira e Zotit qoftë mbi filanin dhe filanin, Zoti im shpejtoji ata drejt meje”. Kurse, Xhibrili (pqmt) arrin në vendin e tij përpara tyre dhe e frymëzon Allahu të thotë e gjeta filanin në sexhde mëshiroje atë dhe Allahu e mëshiron atë. Kështu Xhibrili (pqmt) dëgjon të gjithë mbajtësit e Arsh*t të thonë mëshira dhe falja e Zotit qoftë mbi filanin dhe mbi filanin . dhe me pas thotë vitin e shkuar e gjeta filanin në adhurim dhe ndjekës të traditës tënde kurse sivjet e gjëta të humbur dhe të larguar nga urdhëresat e Allahut.
Thotë Allahu:- “O Xhibril nëse pendohet dhe përulet përpara tre orë përpara se të vdesë do të jetë I falur”. Thotë Xhibrili (pqmt): “- Zoti Im për ty është falenderimi, Ti je mëshiruesi suprem, Ti je më mëshirues me krijesat e tua sesa krijesat me vetet e tyre”.
Me pas Ka-abi thotë: “- Dridhet Arshi dhe gjithcka përreth tij dhe qiejt gje gjithcka ka në të thonë falenderimi I takon vetëm Allahut të Mëshirplotë, falenderimi I takon vetëm Allahut të Mëshirplotë”. Përmend Ka-abi se kush e agjëroi Ramazanin dhe ben nijet se nëse e cel iftarin nuk do të bëjë gjynahe do të hyjë në Xhenet pa u marrë në llogari.
Shkeputur nga tefsiri i sures El-Kadr, Tefsirul el-Adhi-im (Ibn Kethir)
Perkthime Turqisht-Shqip
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Perkthime Turqisht-Shqip, School, Kala, Elbasan.
14/09/2015
Want your school to be the top-listed School/college in Elbasan?
Click here to claim your Sponsored Listing.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the school
Telephone
Website
Address
Kala
Elbasan
00355