Shkolla 9-vjeçare "Abdyl Paralloi"

Shkolla 9-vjeçare "Abdyl Paralloi" Pershendetje dhe miresevini ne faqen e shkolles sone ne Facebook.Ketu do te gjeni te dhenat e fundit

🔔📚 Dita e parë e shkollës në “Abdyl Paralloi”!Të dashur nxënës, të nderuar prindër dhe kolegë,Sot, zilja e parë shënoi n...
14/09/2026

🔔📚 Dita e parë e shkollës në “Abdyl Paralloi”!

Të dashur nxënës, të nderuar prindër dhe kolegë,

Sot, zilja e parë shënoi nisjen e një rrugëtimi të ri, të mbushur me dije, ëndrra dhe suksese.

Një urim i veçantë për vogëlushët e klasës së parë, të cilët u ulën për herë të parë në bankat e shkollës. Qoftë e ndritur dhe e suksesshme rruga juaj e dijes! 🌟

Falënderojmë përzemërsisht të gjithë prindërit për besimin që kanë treguar ndaj shkollës sonë. Bashkëpunimi juaj është mbështetja më e çmuar në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve.

Mirënjohje për mësuesit, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe dashuri do t’i udhëheqin nxënësit drejt së ardhmes!

📸 Nëpërmjet këtyre fotografive ndajmë me ju emocionet, buzëqeshjet dhe atmosferën festive të ditës së parë.

Suksese të gjithëve në vitin shkollor 2026–2027! 🎓📖

Drejtoria e shkollës “Abdyl Paralloi”

13/09/2026

🔔 Edhe pak orë na ndajnë nga tingulli i ziles së parë…
Nesër, oborri dhe korridoret e shkollës sonë do të mbushen përsëri me zërat, buzëqeshjet dhe ëndrrat e fëmijëve tanë. Bankat do të presin nxënësit, ndërsa dyert e dijes do të hapen për një udhëtim të ri.
Emocioni më i veçantë u përket vogëlushëve të klasave të para, të cilët do të hyjnë për herë të parë në shkollë, me çantat mbi supe, me kureshtje në sy dhe me duart e shtrënguara fort pas prindërve. Mirë se vini në familjen e madhe të shkollës “Abdyl Paralloi”! ❤️
Të dashur prindër, ju na besoni çdo ditë pasurinë më të çmuar: fëmijët tuaj. Ju siguroj se gjatë këtij viti nuk do t’u mungojnë përkushtimi, profesionalizmi dhe dashuria e mësuesve tanë. Jam i bindur se bashkëpunimi ynë do të bëhet edhe më i fortë, sepse vetëm së bashku mund t’u japim fëmijëve të ardhmen që meritojnë.
Të dashur mësues, ju uroj forcë, durim dhe suksese në misionin tuaj fisnik. Çdo fjalë, çdo këshillë dhe çdo përqafim i juaji mund të lërë gjurmë të paharrueshme në jetën e një fëmije.
Siç shihet edhe në këtë video, mjediset e shkollës janë gati. Gjithçka është përgatitur me kujdes dhe dashuri për të mirëpritur nxënësit tanë.
📚 Na priftë e mbara në vitin shkollor 2026–2027!
Qoftë një vit me shëndet, dije, buzëqeshje dhe sa më shumë suksese!
Me respekt,
Drejtoria e shkollës “Abdyl Paralloi”

12/09/2026
11/09/2026
📚 Takim me prindërit në shkollën “Abdyl Paralloi”Sot, në shkollën tonë u zhvillua një takim me kryetarët e këshillave të...
10/09/2026

📚 Takim me prindërit në shkollën “Abdyl Paralloi”

Sot, në shkollën tonë u zhvillua një takim me kryetarët e këshillave të prindërve të klasave dhe mësuesit kujdestarë.

Gjatë takimit, drejtori i shkollës, z. Arlind Mufali, i informoi prindërit për masat e marra për fillimin dhe mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor, përgatitjen e mjediseve dhe klasave, si dhe shpërndarjen e teksteve shkollore.

Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua njohjes me programin “Pas Shkolle”, i cili këtë vit do të zbatohet edhe në shkollën tonë. Prindërit u njohën me mënyrën e organizimit dhe funksionimit të programit, aktivitetet që do të zhvillohen, si dhe rëndësinë që ai ka për zhvillimin, edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve të tyre.

🤝 Bashkëpunimi ndërmjet shkollës dhe familjes mbetet një nga shtyllat kryesore për arritjen e rezultateve sa më të mira dhe krijimin e një mjedisi të sigurt, gjithëpërfshirës dhe mbështetës për çdo nxënës.

Së bashku për të ardhmen e fëmijëve tanë!

09/09/2026
🏫 Shkolla “Abdyl Paralloi” – Gati për vitin shkollor 2026–2027!Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, shkolla jonë...
04/09/2026

🏫 Shkolla “Abdyl Paralloi” – Gati për vitin shkollor 2026–2027!

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, shkolla jonë ka marrë të gjitha masat e nevojshme që çdo gjë të jetë gati që në ditën e parë.

Gjatë kësaj jave pune:

✅ Këshilli i Mësuesve miratoi planin e masave për fillimin e vitit shkollor;
✅ U shqyrtuan dhe u diskutuan udhëzimet e Ministrisë së Arsimit për organizimin e vitit shkollor 2026–2027;
✅ Në shkollë mbërritën tekstet mësimore dhe, prej datës 2 shtator 2026, filloi shpërndarja e tyre për nxënësit;
✅ U përcaktuan ngarkesat mësimore dhe klasat kujdestari;
✅ U zgjodhën drejtuesit e ekipeve lëndore;
✅ U ngritën komisionet për hartimin e rregullores së brendshme dhe të planit vjetor të shkollës.

Të dashur prindër, shkolla jonë është gjithmonë pranë jush dhe fëmijëve tuaj. Me përkushtimin e stafit, mbështetjen e familjeve dhe bashkëpunimin e të gjithë komunitetit, do të bëjmë më të mirën që ky vit shkollor të jetë i mbarë, i suksesshëm dhe plot arritje për çdo nxënës.

🤝 Së bashku për edukimin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë!

Drejtoria e shkollës “Abdyl Paralloi”

03/09/2026
01/09/2026

Kujtesë për prindërit💭
Të dashur prindër të cilët ende nuk keni kryer regjistrimin e fëmijës suaj👧🏻🧒🏼🏫🎒 për klasën e parë ose të dhjetë, lutemi të përfundoni këtë proces përmes sistemit eAlbania📱

💻Kryeni regjistrimin e fëmijës suaj brenda afatit dhe bëhemi gati për një vit të ri shkollor të suksesshëm🙌🏻

Address

Elbasan

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9-vjeçare "Abdyl Paralloi" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla 9-vjeçare "Abdyl Paralloi":

Shortcuts

Share

Category